Nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër i dogjën makinën, Alibeaj: Policia po përpiqet të mbyllë çështjen

August 26, 2018 18:19

Nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër i dogjën makinën, Alibeaj: Policia po përpiqet të mbyllë çështjen

Partia Demokratike pretendon se djegia e automjetit të nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër nuk ka qenë aksidentale, sikundër njoftoi policia.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Enkelejd Alibeaj akuzon policinë se është përpjekur për të mbyllur sulmin e qëllimshëm ndaj Hajredin Serjanajt, i cili është edhe nënkryetar i PD-së.

Sipas Alibeaj, pavarësisht se policia ka parë me pamje se djegia e makinës ka qenë e qëllimshme, shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zv/kryetarit të Bashkisë ta mbyllin këtë çështje duke e quajtur aksident, me shpjegimin se kështu do të ishte më mirë për të dy palët.

Ai shkruan më tej se për gjithçka duhet fajësuar qeveria kriminale dhe e korruptuar e Ramës.

Postimi i Enkelejd Alibeaj

Një krim i rëndë ka ndodhur para 3 ditësh, por policia hesht dhe vazhdon përpjekjet për ta mbyllur sulmin e qëllimshëm ndaj nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër, njëkohësisht nënkryetar i PD, Hajredin Serjanaj.

3 ditë më parë, në të gdhirë të 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kanë vënë flakën me lendë djegëse makinës së nënkryetarit Serjanaj, i njohur si një nga zyrtarët më korrekt dhe pa konflikte.

Policia e Ramës dhe Xhafës është faktuar, edhe në këtë rast, se është në shërbim të krimit, jo të qytetarit të ndershëm!

Në vend që të bëjë publik rastin dhe të çojë zjarrvënësit para përgjegjësisë penale, me urdhër të nëndrejtorit të Policisë së Fierit, po tentohet mbyllja si shpërthim aksidental.

Pavarësisht se policia ka parë me pamje se djegia e makinës është e qëllimshme, shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zvkryetarit të Bashkisë ta mbyllin ketë çështje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se kështu do të ishte më mirë për të dy palët.

Heshtja dhe mbyllja me presion e një akti kriminal mund t’i shërbejë qetësisë së pushimeve të Ramës, Xhafës, bandave dhe krimit, me të cilin bashkëqeverisin, por qetësia e tyre është e rreme!

Duke dënuar rëndë sulmin ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Hajredin Serjanaj, njëkohësisht nënkryetar i PD, shpreh vendosmërinë e demokratëve të Mallakastrës, Fierit dhe Shqipërisë për t’i dhënë fund shumë shpejt qetësisë kriminale të kësaj qeverie!

Shume shpejt të pushtetshmit e sotëm do të përgjigjen nesër për çdo paligjshmëri dhe shkelje!

s.a/dita

 

August 26, 2018 18:19
Komento

2 Komente

  1. lola August 26, 21:21

    a eshte homosexual Alibeaj ?

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro August 27, 08:55

      Mos beso te tjeret , provoje vete njehere dhe e meson te verteten. Ndoshta nje dite mund te ndodhi dhe ty nje fatkeqesi si ajo e N/kryetarit te Bashkise Mallakaster dhe do te kuptosh sa e dhimbshme eshte kur policia manipulon ngjarjen dhe nuk zbardh te verteten.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*