Nënshkruhet marrëveshja mes Universitetit të Tel Avivit dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

April 11, 2016 10:43

Nënshkruhet marrëveshja mes Universitetit të Tel Avivit dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

Universiteti Politeknik I Tiranës dhe ai I Tel Avivit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja 5 vjeçare përfshin bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve të studentëve dhe pedagogëve, në kryerjen e diplomave master dhe doktoraturë si dhe programe të përbashkëta kërkimore – shkencore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Politeknik, Prof. Jorgo Kaçani dhe Zv. Rektori i Universitetit të Tel Avivit, Prof Raanan Rein.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë pedagogë dhe stafi akademik i universitetit.  Gjithashtu ishte i pranishëm Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme, Dan Oryan, i cili në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit në fushën e shkëmbimeve universitare dhe akademike.

Me këtë rast përshëndeti Ambasadori Bardhyl Canaj duke evidentuar dimensionin që po merr bashkëpunimi dypalësh, në kuadrin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, i cili po shtrihet edhe në fushën universitare.

April 11, 2016 10:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*