Nënshtetësia italiane, reforma ndihmon edhe fëmijët e emgirantëve shqiptarë

October 23, 2015 21:32

Nënshtetësia italiane, reforma ndihmon edhe fëmijët e emgirantëve shqiptarë

Rreth 15 vite përpjekje janë dashur që Italia të miratojë reformën e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve dhe kjo arritje konsiderohet një moment historik për vendin, pas shumë vitesh betejë politike. Parashikohet se do të jenë rreth 700-800 mijë fëmijë emigratësh, mes të cilëve dhe dhjetëra mijëra fëmijë emigrantësh shqiptarë të cilët do të përfitojnë nga ky ligj.

Reforma u miratua pak ditë më parë në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian, me 310 vota pro, 66 jo e 83 abstenim dhe parashikon ndryshimin e ligjit 91, miratuar më 5 shkurt të 1992. Ky ligj nuk iu njihte fëmijëve të emigrantëve të lindur në Itali apo të rritur e të shkolluar në këtë vend, të drejtën e nënshtetësisë pa mbushur moshën 18 vjeç, raporton Ora News.

Reformimi i kësaj mangësie ligjore që penalizonte fëmijët e emigrantëve, u bë e mundur falë një iniciative popullore të firmosuar nga rreth 210 mijë qytetarë italianë. Po është sigurisht një meritë e mazhorancës politike italiane e përbërë kryesisht nga Partia Demokratike. Relatorja kryesore e kësaj reforme është deputetja e Partisë Demokratike, Marilena Fabbri, e cila në një intervistë për Ora News tha se rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë.

October 23, 2015 21:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*