Nënshtetësia shqiptare e Janullatos, reagojnë mediat greke

December 25, 2017 17:52

Nënshtetësia shqiptare e Janullatos, reagojnë mediat greke

Festa e Krishtlindjeve dhe mungesa në media e komenteve publike nga politikanët shqiptarë nuk e ka hequr nga vëmendja e lajmeve dhënien e nënshtetësisë shqiptare nga presidenti Meta, kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos.

Reagimi i parë ndaj këtij lajmi ka qenë i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili me një postim në rrjetet sociale ka përshëndetur presidentit e Republikës së shqipërisë.
Ministri grek shkruan në twitter “ky akt është një hap i njohjes së kontributit të thellë humanitar dhe i përforcimt të besimit midis popujve tanë”.

Pas këtij reagimi të ministrit grek kanë reaguar mediat greke të cilat kanë transmetuar lajmin në fjalë, në mënyë të detajuar madje me një reportazh i pari e ka transmetuar televizioni shtetëror grek ERT3.

Më pas kanë reaguar të gjitha mediat greke të cilat i kanë kushtuar këtij lajmi një artikull të veçantë. Madje edhe disa nga gazetat më të mëdha dhe qindra portale greke kanë reaguar ndaj këtij lajmi i cili ka bërë bujë në mediat greke.

Kryepeshkopi Anastas gëzon në Greqi një respekt dhe mirënjohje të vecantë nga shumica e qytetarëve të cilët e konsiderojnë si një nga klerikët më të shquar që ka kontribuar për përhapjen e frymës së ortodoksisë.

December 25, 2017 17:52
Komento

6 Komente

  1. Raimond vlonjati December 25, 18:44

    Meta esht Juda e politikes shqiptare

    Ta fusesh ne burg si hajdut , nuk ben asnje dem

    Reply to this comment
  2. MH December 25, 19:02

    Kryepeshkopi Anastas gëzon në Greqi një respekt dhe mirënjohje të vecantë nga shumica e qytetarëve të cilët e konsiderojnë si një nga klerikët më të shquar që ka kontribuar për përhapjen e frymës së ortodoksisë GREKE!!!
    Meta po punon per prespektiven e vet qe ti mbledhin hejbet nen kujdesin e strehimit te Athines nga aktivizimi i kultivimit te Vettingut.Aq ma teper kur dhe e shoqja ka fillue te gjuaj me cizme injorante kunder Kryepushtetit per Integrimin e levizjes demokratike te mos rrije ne nji gjendje sedentare se qelb dynjane.Ashtu sic po qelbin ky qift i pallatit mbreterore te Lalzit.

    Reply to this comment
  3. SS December 25, 19:02

    Kanceri i Shqiperise eshte Meta ….pasi te perhapet epidemia do ta mari vesh …..qe ky popull ka ikur per lesh

    Reply to this comment
  4. I URTI December 25, 20:42

    Ky ministri grek , duhet te jete fare injorant! ! A e di Ai se eshte minuister i jashtem i qeverise greke dhe jo arkipeshkopi grek i Athines ?! Vemendjen kresore , në maredhenie me Shqiperine , keta idjotë ( kreyesisht ai
    qe kane per president , ministri qesharak i mbrojtjes , ky lolua i puneve te jashteme ) e kanë tek KOASH , ku ushqejnë shumë shpresa te shovinizmit të urryer te tyre . Ata e kane ndertuar karrieren dhe te ardhmen politike , duke u lepire prapanicen klerikeve greke dhe kishes famekeqe greke , me predikime te pa rreshtura populiste si “patriote” murgjër manastiresh !
    Më vjen të ndohtë , sa herë që përmendet emri i tyre , si politikan, primitivë , por dhe antishqiptarë te betuar !

    Reply to this comment
  5. PSE ? December 25, 20:49

    Kur paska qënë kaq i “mirë” , përse nuk e mbajtën për vete shovenët grekë kolonel Janullën, që po u del nga “udha e zotit” rinia , por sakrifikuan kaq shumë , duke na i dhuruar neve perjetesisht një njeri kaq të pa dëshirueshëm për shqiptarët ?!

    Reply to this comment
  6. Tanush December 26, 01:47

    Dhenia e nenshtetesse se Janullatosit eshte pjese e marreveshjes se Kretes (Bushati-Kotsias).
    Pse nuk behet publike marreveshja? Prisni se ka surpriza te tjera pervec varrezeva qe iu dhane dhe nenshtetesise se Janullatosit.
    Te gjitha keto vetem per te mos marre veton e Greqise kur te hapen ngociatat dhe te behet antaresimi i Shqiperise ne BE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*