Nëntori i heronjve dhe dëshmorëve të atdheut!

November 8, 2019 13:58

Nëntori i heronjve dhe dëshmorëve të atdheut!

U mbush Bulevardi,

plot fotografi,

dhe pa ato foto,

ata janë aty!

 

Ata janë aty,

yje të lirisë,

nderi dhe lavdia,

e gjithë Shqipërisë!

 

Heronj e dëshmorë,

edhe partizanë,

muajin e tyre,

Nëntorin e kanë!

 

Ata janë aty,

dhe s’do ikin kurrë,

i veshi Liria,

nuse dhe dhëndurë!

 

I kish rritur Nëna,

për një Botë të Re,

ç’kishin më të shtrenjtë,

falën për Atdhe!

 

Si gjithmonë këtu,

prapë dolën ca pisa,

që lëshojnë vrer,

përmbi ata lisa!

 

Nga pisat që thamë,

edhe më i miri,

përdridhet si gjarpër,

dhe nxin si qymyri!

 

Kush ja pati fajin,

Ballit Kombëtar,

që kundër Atdheut,

u bë tradhëtar!

 

U bë kuisling,

edhe bashkëpunëtor,

dhe prapë s’e mbyll halen,

as këtë Nëntor!

 

Ti gojën e ndyrë,

mbylle-more horr,

se është i pavdekshëm,

kush ka rënë dëshmor!

 

Të kuqen e luftës,

s’e nxin dot e zeza,

gjaku i dëshmorëve,

rjedh e rjedh në breza!

 

Gjak’ i tradhtarëve,

të vjetër-të rinj,

rrjedh nëpër nepërka,

dhe në gjarpërinj!.

 

As fotografitë,

s’duron dot qafiri,

pa le kur t’u’a bëjmë,

bustet prej floriri!

 

Kudo historinë,

shkruajnë fitimtarët,

vetëm këtu lehin,

konet dhe zagarët!

 

Janë trimëruar,

sa na kallin tmerrin,

njëqind herë në ditë,

po “vrasin” Enverin!

 

Po vrasin heronjtë,

të marrin ca haqe,

po u’a pamë dyfekun,

në luftë e në paqe!

 

Vetëm për t’u shfaqur,

antikomunista,

bëni karshillëk,

si neofashista!

 

Po neve s’do lëmë,

gurë përmbi gurë,

që ballistët kokën,

mos e ngrënë kurrë!

 

Heronj e dëshmorë,

gjithmonë e gjithmonë,

do të jenë në shekuj,

pararoja jonë!

 

Nga ana e duhur,

do jemi përherë,

se antifashizmi,

është një kryevlerë!

 

A.DUKA

November 8, 2019 13:58
Komento

8 Komente

  1. Platon November 8, 15:07

    Poet i dashur, atdhetar!
    Pershendetje dhe urime per kete homazh te merituar, qe u bën heronjve dhe deshmoreve te LNCL!
    Ky homazh gezon çdo shqiptar, nderon te pavdekshmit e Kombit tone, heronjte dhe deshmoret e Lirise, por tradhetaret, kuislinget, kolaboracionistet dhe pasardhesit e tyre antishqiptare, do te vjellin vrerin e turpit dhe te vdekjes se vetë.
    Te gjithe shqiptaret perulen dhe ne shekuj do te perulen me nderim perpara emrit te ketyre Heronjve dhe Deshmoreve te Atdheut tone te dashur.
    I paharruar emri dhe vepra e tyre madhore ne sherbim te Kombit!
    Rrofte Shqiperis! Rrofte populli shqiptar!
    Nderime, i Madhi Arben Duka, per kontributin e çmuar per te Verteten, per kulturen, letersine, muziken, artin dhe historine tone kombetare! Breza te tere do te jene mirenjohes per vepren Tuaj.
    Faleminderit gjithmone!

    Reply to this comment
  2. Era November 8, 15:30

    Eshte nje emocion i madh, here qe eci ne bulevard. Nje homazh i Duhur per sakrificen sublime te atyre djemve dhe vajzave si yje- Heronjve tane, qe vune jeten e re ne dispozicion te mbrojtes se atdheut te pushtuar nga fuqite me te medha te kohes. Prezenca e tyre kete muaj-minimumi, qe mund te benim.

    Reply to this comment
  3. Mark .UK November 8, 15:33

    Mbi 80% e tyre I ka Vrar sigurimi I mesheft I drejtuar nga Enver Hoxha ,duke filluar nga Qemal Stafa Vasil Shanto Etj.Nga 28000 qe thoshte partia fakt eshte 6300.Kjo
    Dihet lehtesisht se vetem antar e kantidat te byros ka Vrare burgosur plot 73.Kam nje urim per socialistet ta gezojn 78 vjetorin e krijimit.

    Reply to this comment
    • Martini November 8, 17:11

      Patjeter dikush i ka spiunuar, ashtu si spiunonin farefisi njeri tjetrin edhe me pas.
      Kjo nuk ua heq vlerat si njerez dhe meritat e luftes kunder pushtuesve ketyre heronjve, perkundrazi ua ngre edhe me lart.

      Reply to this comment
  4. Enveristet November 8, 17:04

    78 vjet me pare ne 8 nentor 1841,
    serbet na e krijuan ketu nje parti,
    Komuniste emrin asaj ja paten ngjit,
    ne krye i ngulen nje Hoxhe jevgjit,
    partia e Hoxhe jevgjitit pastaj 47 vjet,
    roberoi e vrau mbare popullin e vet,
    e mbajti me tela me gjemba rrethuar,
    47 vjet nga bota plotesisht te izoluar,
    47 vjet me triska e 47 vjet me tallon,
    koha mynxyre per mbar popullin ton,
    po vrau 47 vjet Hoxhe jevgjiti ne kufi,
    shqiptare te mire dhe plot djem te ri,
    qe donin te jetonin ne Europe te lire,
    per kete plumbin ballit i dha ky kellire,
    partia e serbeve krijuar ne nentor 41,
    sot ka ne krye nje zagar ngjyr mavi,
    emrin e ka nderruar serish ajo sot,
    ne krye si te par ka nje kokerr idiot,
    sot ka ditelindjen kjo pjella e Serbis,
    e Hoxhes, Ramizit dhe Ram lemeris

    Reply to this comment
    • Yyyppp xhixhi November 8, 21:11

      Ai qe ti na e quake evgjit te shkerdheu ty dhe farefisin per 50 vjet dhe s’kishe as fuqi ta ngrije koken. Sa per ne te tjeret, ai na beri shtet qe e mbanim koken larte prandaj mbylle sqepin o zgjebs pusetash. Ku ka rrjedhur do pikoje ndersa ju kelysh bushtrash tradhetare te tille do mbeteni per breza te tere. Lavdi deshmoreve te kombit. Ju kish lindur nena per nje bot’ te re/ lule more trima qe rat’ per atdhe. Populli u kendoi ketyre trimave e jo zgjyrave te ballit e legalitetit.

      Reply to this comment
  5. KOZi November 8, 22:30

    Epo mire ,me qe e nisem keshtu po vazhdojme , Eshte e dyta here qe kam dijeni qe vihen portrete ne bulevard.! Me qe kini deshire po votoj -pro- .Tani pas kesaj kemi 100 vjetorin e Kongresit te Lushnjes. Me 21 Janar ! Organizatoret e Kongresit i derguan telegrame gjithe Bashkive te Shqiperise. Keshillat Bashkiake te cdo qyteti u mblodhen e caktuan delegatet per Lushnje. Keto delegate kishin me vehte nga nje mandat -perfaqesimi me firme e vule te Bashkise tyre. Pra quhet qe keto delegate kishin “Tager” perfaqesimi dhe vendimi.
    Tani ate dite cdo qytet te prezentoje portretet e delegateve te tij te asaj dite. Me makina te shoqerohen portretet nga gjithe Shqiperia ne drejtim te Lushnjes. Pastaj nga Lushnja ne Tirane ( brenda dites se ceremoni eshte ) dhe te priten si dikur perpara 100 viteve .
    Te shohim a do realizohet ( ju njoftoj qe ne kete ceremoni asnje delegat nuk ka qene e nuk ka patur as atehere komunista )……me besim dhe nuk kemi me probleme !

    Reply to this comment
  6. MH November 9, 14:08

    I nderuari i perhereshmi poeti Duka.
    Kesja rradhe nuk di te shkepus 4 vargeshin ma te spikatur te poezise Tende.E gjithe pozia asht Kange e flamur, nderim dhe krenari per deshmoret qe dhane jeten ku kemi nderin te nderohemi dhe ne nga nderi dhe lavdia e Tyre e pavdekshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*