Neonazistët amerikanë propagandë nga Shqipëria

August 31, 2017 20:07

Neonazistët amerikanë propagandë nga Shqipëria

Andrew Anglin, themelues i faqes neonaziste të internetit “the Daily Stormer” e ka pasur të pamundur këto ditë të gjejë një domain ku të mund të ngrejë faqen e tij.

Sipas asaj që bën të ditur “Newsweek”, kompania amerikane e hostimeve “GoDaddy” ia kishte fshirë atij faqen, pasi kishte publikuar një artikull përçmues ndaj Heather Heyer, aktivistes antifashiste që ndërroi jetë pasi u shtyp nga automjeti i drejtuar nga një neonazist, gjatë mitingut të supremacistëve të bardhë në Charlottesville, më herët gjatë gushtit.

“The Daily Stormer” u fshi edhe nga “Google” për shkelje të kushteve të shërbimit të rrjetit gjigant të kërkimeve, e pasi dështoi të siguronte një domain rus, u përpoq të hidhte “online” një faqe të kriptuar.

Anglin njoftoi të mërkurën, përmes rrjetit social “Gab” se faqja kishte dalë sërish “online” me adresë https://dailystormer.al/, gjë që nënkupton se ishte regjistruar me një domain në Shqipëri.

Por edhe kompania shqiptare “Host.al”, që merret me regjistrimin e domaineve me prapashtesën “.al”, reagoi duke e bllokuar këtë faqe raciste vetëm pak orë pasi kishte marrë ankesa, raporton TCH.

Pjesëtarë të grupit të “hacker”-ave “Anonymous Albania” e manifestuan këtë vendim si një fitore të tyren, pasi kishin raportuar më herët se “Daily Stormer” ishte zhvendosur duke gjetur strehë në domainet shqiptare.

“Domainet që nxisin racizëm, urrejtje apo krime ndaj njerëzimit nuk janë të lejuara në vendin tonë”, tha një zëdhënës i “Host.al”, duke shtuar se Shqipëria “gjithmonë ka mbajtur qëndrim të ashpër kundër racizmit”. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria shërbeu si një strehë e sigurtë për shumë refugjatë hebrenj nga shumë vende të tjera”, tha zëdhënësi.

Anglin reagoi sërish dhe tha se faqja do ta gjejë gjithsesi një domain.

E emëruar sipas emrit të një gazete të nazistëve gjermanë “Der Sturmer”, “the Daily Stormer” është një faqe e dedikuar përhapjes së antisemitizmit, neonazizmit dhe nacionalizmit të bardhë, kryesisht përmes hiperbolave dhe tregimeve të mbushura me epitete, rreth çështjeve të tilla si pretendimi se hebrenjtë kontrollojnë botën apo krimet e njerëzve me ngjyrë ndaj të bardhëve”.

 

August 31, 2017 20:07
Komento

6 Komente

  1. intelektuali August 31, 20:22

    NEONAZISTET E AMERIKES GJETEN STREHE TEK NEOENVERISTET E SHQYPNISE SE EDVINIT.

    Cfare lajmi perben ky?

    sepse:

    Enveri gjate gjithe kohes se Luftes kishte gjetur strehe me Nexhmijen tek Kryefashisti Bahri Omari dhe prandaj sot neonazistet prej amwerike kane gjetur strehe tek Edi Rama qe dekoron Nexhmijen dhe Viton me gjithe kriminelet e enverit me medalje trimerie dhe qan nate e dite per LANC-in kriminal te enverit qe vrau anglezet ne kanalin e Korfuzit.

    PO ENVERI ME HITLERIN KANE QENE VELLEZER BINJAKE O GAZETA DITA,

    prandaj:

    KETU NUK KA ASGJE PER T’U CUDITUR

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 31, 20:22

    NEONAZISTET E AMERIKES GJETEN STREHE TEK NEOENVERISTET E SHQYPNISE SE EDVINIT.

    Cfare lajmi perben ky?

    sepse:

    Enveri gjate gjithe kohes se Luftes kishte gjetur strehe me Nexhmijen tek Kryefashisti Bahri Omari dhe prandaj sot neonazistet prej Amerike kane gjetur strehe tek Edi Rama qe dekoron Nexhmijen dhe Viton me gjithe kriminelet e enverit me medalje trimerie dhe qan nate e dite per LANC-in kriminal te enverit qe vrau anglezet ne kanalin e Korfuzit.

    PO ENVERI ME HITLERIN KANE QENE VELLEZER BINJAKE O GAZETA DITA,

    prandaj:

    KETU NUK KA ASGJE PER T’U CUDITUR

    Reply to this comment
    • ATEISTI August 31, 21:28

      Shumë gomar i zgjuar je ti “inteloleshi”, sa herë flet , derdëllit të njëjtin refren ! E ke nga varfëria e mendimit , si një trung i thatë , që vlen vetëm për kaminat e qymyrit !

      Reply to this comment
  3. xyz August 31, 22:14

    Ky eshte ne Greqi me Agimin e Arte. Pse nuk shikoni foton ! Turp te keni kopilliqet e Greqise doni me cdo kusht tja ngelni ne dore Shqiperise ? Lojra Sherbimesh Inteligjente ptuuuuuu

    Reply to this comment
  4. Bregu September 1, 13:15

    Mor ti palo Intelektuali! Marrézirat e logjikés ténde, po e békan me qeshur dhe me qajté çdo té marré dhe té çmendur. Enveri, vértet éshté strehuar te miku i tij Bahri Omari, me té cilin kishte krushqi, por jo se ishte kryefashist. Kjo, nuk éshté ASPAK e vérteté. Bahri Omari qe burré qé politkén e ndau nga miqésia. Enveri, i besoi dhe nuk gaboi. Mua, mé hjen keq pér Bahriun, pér mosbindjen politike ndaj Enverit dhe komunistéve çlirimtaré. Se, kush e vrau me “drejtési” Bahriun pér “tradhti” tashmé dihet. Lexo librin e N.Hoxhés, Jeta ime me Enverin. Libér né dy pjesé, aty ke shumé sqarime. E paramendoj qé logjika jote “intelektuale” nuk ka forcé ta besoj kété, por ama lexoje, sepse té bén miré pér shéndet. Lavdi Enver Shqipos!

    Reply to this comment
  5. lili September 1, 14:20

    First amendment.
    e konfirmuar bile nga gjykata ma e nalte n’amerike
    liria e shprehes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*