Nëpërkëmbja e vullnetit popullor

March 20, 2017 00:01

Nëpërkëmbja e vullnetit popullor

 

Nga Viktor Malaj

Çadra e çmendi kryeministrin; Rama po dorëzohet; Rama as që e rrun fare për çadrën dhe opozitën, ai e ka situatën në dorë; Kryeministri i bëri ndryshimet në qeveri për këtë arsye ose për atë arsyen tjetër, ose edhe për këtë dhe atë së bashku por, cilado qoftë arsyeja, unë nuk pajtohem me të pasi nuk është si them unë dhe si dua unë; kryeministri është zënë mat; opozita është në entuziazëm kurse qeveria në agoni… etj.etj.

Rreth këtyre “hajgareve” sillet sot në Shqipëri shumica e opinionbërësve televizivë, portaleve dhe gazetave të Tiranës. Nuk do përqendrim të madh për të kuptuar se ky lloj arsyetimi i përditshëm dhe i përcjellë në popull me gjithë fuqinë që kanë mjetet e propagandës, nuk ka fare lidhje as me parimet demokratike dhe as me interesat e popullit shqiptar. Kjo lloj propagande iu ngjan ushtimave të topave të ushtrive kundërshtare në një shesh beteje ku ushtarët dhe formacionet përballë i kundërpërgjigjen njëra-tjetrës. Qëndrimet dhe opinionet e shumicës së “ushtarëve” tanë mediatikë nuk përcaktohen fare nga parimet apo idealet, por thjesht nga raportet emocionale dhe plotësimi apo cenimi i interesave  të ngushta të xhepave të tyre nga ana e qeverisë.

Duket qartë që shumica e mendimeve të shprehura as nuk e kanë vënë fare në hesap popullin shqiptar, të sotmen dhe të ardhmen e tij e, po kështu, as ato parime politike mbi bazën e të cilave ngrihet dhe funksionon sistemi dhe për të cilat politikanët dhe patericat e tyre mediatike kanë gati tri dekada që i përdëllehen popullit shqiptar duke iu shitur si të djegur për demokraci, drejtësi dhe parimësi.

Në qoftë se sjelljet dhe veprimet e individëve apo forcave politike nuk maten me disa parime, pra nëse nuk kemi disa kritere vlerësimi që masin përparimin apo prapësimin, atëherë është i kotë çdo diskutim dhe duhet të pranojmë se jetojmë në një kaos shoqëror dhe batak moral ku gjithnjë ka të drejtë i forti, maskarai, mashtruesi, krimineli, horri. Injorimi apo sakrifikimi i parimeve dhe kritereve për hatër të horrave dhe me pretekstin e situatave apo pragmatizmit jo vetëm që është një hile e madhe ndaj popullit, por zhvlerëson tërësisht pretendimet morale, politike dhe juridike të sistemit që barkkënaqurit ua shesin pa pushim barkzbrazurve si demokraci pra, si sundim i këtyre të fundit mbi të parët.

Njëri nga parimet bazë të sistemit politik është e drejta për të zgjedhur në qeverisje ata që beson se janë më të mirët dhe më të aftët. Nëse kjo e drejtë është realizuar de facto dhe është krijuar një shumicë parlamentare dhe qeverisëse atëherë ajo shumicë ka të drejtën të qeverisë deri ditën që vullneti popullor rishprehet nëpërmjet proceseve zgjedhore. Çdo pretekst dhe përpjekje për ta deformuar këtë vullnet popullor me gjithfarë veprimesh artificiale nuk është gjë tjetër veçse tallje me popullin, përçmim i tij, shkelje mbi vullnetin e tij duke u përbetuar për të dhe, madje, edhe duke folur në emër të tij megjithëse ai ka folur vetë nëpërmjet votimit.

Shikoni çfarë ndodh konkretisht: në thelb, popullit shqiptar nuk i interesojnë emrat e partive apo politikanëve. Atij i interesojnë siguria, drejtësia shoqërore, shërbimet dhe mundësitë për punësim dhe jetesë. Ka gati 30 vjet që jeta e tij është kaotike, e pasigurt, gjithë ankth, me zhurmë dhe trauma sociale. Shumicën e këtyre të këqijave i ka krijuar politika. Jo thjesht nga pamundësia për t’i dhënë popullit çfarë i nevojitet, por kryesisht nga pafytyrësia dhe gatishmëria për t’i shkaktuar popullit ato gjëra që e dëmtojnë, e rrënojnë, e dëshpërojnë dhe ia bëjnë jetën të padurueshme.

Ata që dolën në skenën politike shqiptare të viteve ’90 si shpëtimtarë dhe progresistë, në shumicë rezultuan të jenë rrënimtarë, të dhunshëm, vulgarë, reaksionarë dhe antipopullorë. Pse? Sepse pas fjalorit të tyre demokratik dhe vajtimeve për popullin shqiptar fshiheshin synimet e tyre grabitqare, egoiste, antipopullore, etja e tyre për pushtet politik dhe përfitime materiale në kurriz të popullit dhe Shqipërisë. Me çdo kusht, deri në rrënimin moral të shqiptarit dhe keqpërdorimin e tij si vegël në shërbim të interesave egoiste vetjake të një grushti njerëzish që sot zotërojnë toka, vila, pallate, hotele dhe pasuri të tjera të pafund. Pasi i kanë arritur këto, edhe me ndihmën e budallallëkut tonë dhe të mangësive tona morale, ata kanë krijuar edhe mburojat e nevojshme kundër çdo reagimi tonë. Si mburojë e parë iu shërben korporata mediatike e cila punon pa pushim për të na krijuar neve iluzionin se ata po shkrihen nga malli, dhimbja dhe kujdesi për ne ndërsa, në të vërtetë, janë duke na mashtruar, grabitur e dhunuar pa pushim, jo rrallë nën duartrokitjet tona, miratimin tonë, marrosjen dhe shërbimin tonë vullnetar.

Jeta shoqërore shqiptare nuk ka gjetur qetësi tash 27 vjet prej klasës politike dhe kryesisht prej bacilit antidemokratik me emrin berishizëm. Berishizmi i ka dhënë partisë që mbahej si shpresë e vendit në vitet ’90 tiparet e një bande gangsterësh politikë që s’kanë as fe as atdhe, por njohin një synim: pushtet politik medoemos, edhe kundër parimeve demokratike e kushtetuese, edhe në kurriz të vendit dhe përparimit kombëtar, edhe atëherë kur shumica e popullit nuk i do. Morali berishist shfaqet më qartë se askund tjetër në fjalët e mbretit francez Luigji i 15-të “Apres moi le deluge” (Pas meje u bëftë kiameti) të cilat Sali Berisha ia tha në vitin 1997 gazetarit dhe publicistit shqiptaro-amerikan Peter Lukas. Kjo ka qenë dhe mbetet motoja e berishizmit dhe berishistëve edhe sot, e manifestuar së fundmi me grumbullimin në një çadër turpi në mes të kryeqytetit me një pretekst qartazi të rremë.

E ndërsa nuk duhet të na bëjë përshtypje fakti që ekziston bacili shqiptaro-rrënues, ajo që duhet t’i dëshpërojë shqiptarët dhe t’i bëjë t’i vënë gishtin kokës është gatishmëria e turpshme dhe vetëvrasëse e një numri jo të vogël politikanësh, analistësh dhe njerëzish të zakonshëm për t’i krijuar shtratin e nevojshëm këtij bacili antishqiptar për zhvillim dhe dëmtim të interesave kombëtare.

Prandaj analiza e asaj që po ngjet nuk duhet bërë nga pozicione ushtarësh të mjerë që shpresojnë për një garuzhde fasule më shumë, por vetëm duke marrë parasysh dy kritere themelore: E para, a është demokratike, kushtetuese dhe e moralshme që nëpërmjet presionit të rrugës një pakicë e dëshpëruar dhe e frikësuar nga ndonjë ndëshkim i mundshëm në të ardhmen për shkak të së shkuarës së tyre kriminale, të mbajë peng vendin dhe t’i imponohet shumicës së përcaktuar nga vullneti popullor, shprehur nëpërmjet zgjedhjeve të gjithpranuara? A ka më vlerë procesi zgjedhor dhe e drejta e votimit, nëse fakti se kush duhet të qeverisë u dashka të përcaktohet nga grupe banditësh politikë që kërkojnë të arrijnë pushtetin nëpërmjet rrugëve antikushtetuese dhe antidemokratike, si domosdoshmëri për t’i shpëtuar ndëshkimit? Po sikur kështu të sillet çdo opozitë shqiptare a ka më vend për rend kushtetues dhe a mund të flitet më për karakter demokratik (si vullnet popullor) të sistemit apo të gjitha pretendimet dhe propaganda e deritashme kanë qenë një mashtrim për popullin shqiptar?

Së dyti, çfarë është në të mirën e popullit shqiptar dhe të së ardhmes së vendit, pjesëmarrja në parlament, miratimi i legjislacionit të Reformës në Drejtësi dhe zhvillimi i zgjedhjeve politike nën vëzhgimin e partive pjesëmarrëse dhe ndërkombëtarëve, apo braktisja e tyre me pretekstin e pasigurisë së procesit? Cila është ajo parti politike në botë që i beson kundërshtarit politik? Asnjë. Prandaj janë vendosur rregulla të gjithpranuara dhe drejtësia e procesit përcaktohet nga zbatimi i këtyre rregullave dhe jo nga ndjenjat e sigurisë apo të pasigurisë që shprehin palët para votimeve. Aq më tepër që pala “e frikësuar” ka kaq kohë që hungëron për rrezikun e procesit por, siç tha edhe z. Flecktenstein, nuk ka paraqitur ende asnjë provë se paratë e siguruara nga droga do të përdoren në votime dhe, aq më pak, se do të përdoren vetëm nga njëra palë.

Këtu dalim tek pyetja: a është më i rëndësishëm procesi i vetingut, apo ai i zgjedhjeve? Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka një histori dramatike. Me ndryshimet që erdhën në vitin 1991-1992, sistemi i drejtësisë e filloi jetën e vet ashtu si nuk duhet të ndodhte kurrsesi. Kujtoni procesin gjyqësor për ngjarjen e 2 prillit 1991. Ky hap i parë i hedhur nën trysnin e Sali Berishës i trimëroi qazimët (Qazim Gjoni është emblema përfaqësuese e sistemit të drejtësisë). Numri i qazimëve të joshur me poste dhe para u rrit shumë. Pavarësia nga ligji u shtri kudo në sistem.

E vërteta është se, si procesi i pastrimit të drejtësisë nga qazimët, ashtu edhe administrimi dhe respektimi i votës së lirë, duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare por, për popullin shqiptar, procesi i vetingut është parësor. Ne kemi pasur zgjedhje dhe ndërrime të herëpashershme qeverish, por e keqja, korrupsioni, padrejtësia kanë vazhduar të jenë midis nesh dhe ta gërryejnë jetën tonë private dhe shoqërore. Të ndërrosh partitë është si të ndërrosh kostumet, por plagët kanë mbetur në trup. Me qëllim që të mos kemi plagë apo t’i pakësojmë dhimbjet duhen shëruar plagët më së pari dhe pastaj të veshim kostumin që duam. Nëse mund t’i bëjmë të dyja dhe, në të vërtetë mundemi, le t’i bëjmë.

Fakti që PD u largua nga parlamenti, duke sabotuar procesin e Vetingut e ka bërë edhe më të qartë se gjithçka po ndodh sot në Tiranë ka lidhje vetëm me përpjekjet për shpëtimin e një grushti njerëzish të inkriminuar. Dhe, mënyra më e mirë për ta, por më e dëmshme për vendin dhe popullin është sabotimi i procesit të kontrollit dhe verifikimit të figurave të juristëve që do të marrin përsipër proceset e hetimeve dhe gjykimeve për krimet e kryer në Shqipëri. Fjalori banditesk që përdor kupola  çadriste ku, brenda një fjalie mund të gjesh 3-4 herë fjalën krim, ku shprehen kërcënime dhe ultimatume, fyerje dhe shpifje tregon frikën që kanë nga ndëshkimi i ardhshëm. Ndërsa thërrasin në çadër njerëzit e armatosur me çifte, përgatisin pas krahëve ndonjë mercenar për të thënë se e ka rrahur dikur kandidati i sotëm për ministër Fatmir Xhafa dhe, duke u hequr si puritanë, kërcënojnë se ai mund të bëhet ministër vetëm ” nëse kalon mbi trupat tanë “. Sipas arsyetimit dhe moralit të tyre F. Xhafa që ” ka rrahur ” dikë gati 40 vjet më parë nuk mund të bëhet ministër ndërsa Lulzim Basha që ka vrarë katër njerëz të pafajshëm para 6 vitesh mund dhe duhet, madje me detyrim, të bëhet kryeministër. Po ashtu, Sali Berisha, që është denoncuar dikur nga i burgosuri politik Hysen Shoshori jo thjesht si dëshmitar në gjyqin e tij por si një dëshmitar që merr atributet e prokurorit duke kërkuar dënimin me vdekje të Shoshorit në gjyq, ka të drejtë të jetë kryeministër, president dhe çfarëdo tjetër.

Një popull që mbahet peng nga shtypësit dhe dhunuesit e tij, që të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e tij e përcaktojnë ata banditë politikë që duhej të ishin pas hekurave të burgut, atë popull nuk e pret ndonjë e ardhme e ndritur. Po të vërehet me kujdes është krijuar qartazi një hendek klasor ku një grup i pangopur grabitësish politiko-industrial ka krijuar pasuri marramendëse, ka futur në dorë medien për të mjegulluar të vërtetat e realitetit, për të errësuar mendjet e të shtypurve dhe kërcënon me destabilizim, kaos dhe luftë sapo i rrezikohet statusi social dhe politik. Ky grup njerëzish të paskrupullt po bëjnë çmos që sistemin politik ta shndërrojnë në rivalitet bandash dhe vullnetet popullore të anashkalohen, fyhen, mposhten dhe çvlerësohen, duke bërë kështu të mundur që vendi të mos drejtohet më nga vullneti i popullit por nga rivaliteti banditesk dhe lufta midis tyre, njëlloj siç ndodhte me bandat e gjobvënësve të bisneseve në Shkodër që e dëbonin njëra – tjetrën me kërcënim dhe forcë. Kështu sistemi kthehet nga demokratik në banditokratik.

Në këtë drejtim po ndikon për keq qeverisja, në saje të qëndrimeve që mban Ilir Meta dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe sjelljet dhe veprimet as mish, as peshk të qeverive perëndimore që mbajnë Shqipërinë në gjendje kujdestarie që, padyshim, janë kujdestare dashamirëse, por jo shumë të kujdesshme dhe pedante ndaj Sali Berishës dhe bandës së tij të ngushtë. “Kur hesht e vërteta, përshtrihet gënjeshtra”, ka shënuar prof. Qosja. Mos e bëni të vërtetën të hesht, zotërinj amerikanë dhe evropianë!

Në të vërtetë, kjo klasë politike meriton një përmbysje, një lloj revolucioni që do t’i jepte secilit vendin e merituar, që do të dërgonte pas hekurave autorët e krimeve antipopullore dhe antikombëtare, deri tani të pandëshkuar dhe të papenduar; që do t’i jepte fund edhe qeverisjes fodulle, konçencionere dhe feisbukase të z. Rama, si dhe sjelljes ekstremisht të turpshme dhe të dëmshme të Ilir Metës dhe formacionit në dukje politik që ka krijuar, duke e ndarë të majtën shqiptare thjesht për interesat e ngushtë të një kupole më se të dyshimtë dhe duke tradhtuar interesat e sinqertë dhe të ligjshëm të shumicës së popullit shqiptar. Një revolucion i tillë, që do të duhej të kishte mbështetjen politike të Perëndimit dhe atë morale të shumicës së popullit shqiptar, nuk nënkupton as një revolucion që prek bazat e sistemit, por as një “revolucion” si ai i 1997 ku shqiptarët, për turpin dhe dëmin e tyre, shkatërruan vendin dhe vranë njëri-tjetrin duke ruajtur të paprekur shkaktarët e rrënimit shoqëror. Jo. Një revolucion i nevojshëm do të duhej të ishte i tillë që t’iu jepte pushim për rreth një vit të gjitha forcave politike, duke iu mundësuar rinovimin e vet dhe vënien e gishtit kokës, bërjen e procesit të Vetingut thuajse tërësisht nga të huajt, burgosjen e shkaktarëve të fatkeqësive më të mëdha kombëtare të këtyre 25 viteve dhe pastaj rifutjen e vendit në hullinë e proceseve normale demokratike. Një familjeje dhe një populli iu lejohet llastimi i fëmijëve por jo llastimi, falja dhe riciklimi i kriminelëve. Pikërisht pse nuk janë ndëshkuar ata janë kaq arrogantë dhe japin ultimatume nga pozitat e përfaqsuesit të pakicës se vetëm ata mund dhe duhet t’i vënë vulën një ” qeverie teknike “. E ndërsa kundërshtarët e tyre politikë nuk patën kërkuar qeveri teknike as pas masakrës zgjedhore botërisht të njohur të 1996 dhe as pas masakrës vrastare të janarit 2011, të dyja të kryera prej tyre, këta banditë të papenduar kërkojnë tani qeveri teknike me pretekste dukshëm të sajuar dhe asnjëherë të provuar.

Po kushtetuta?- do të pyeste shumëkush. Këtu e kemi pasur dhe është nëpërkëmbur, ndyrë dhe përdhosur nga të fortët, nga ata që po përpiqen ta dhunojnë sërish, nën maskën e mbrojtjes së demokracisë. Demokracia e vërtetë është ajo që i shërben popullit dhe jo një grushti sharlatanësh me kollare, me fjalë të bukura dhe vepra kriminale.

Meqenëse një revolucion i merituar nuk ka gjasa të ndodhë, atëherë nevojitet syçeltësi e shumicës së popullit për të mos e ngrënë sapunin për djathë, siç ka bërë jo pak herë deri tani.

Nëse z. Rama dhe, jo më pak edhe Ilir Meta, do të injorojnë votën popullore dhe do t’i nënshtrohen presionit të rrugës duke e nxjerrë vendin nga normaliteti demokratik, ata duhet të largohen një orë e më parë nga drejtimi i partive respektive. Çdo pretekst i përdorur për shmangie nga parimësia demokratike do të meritojë demaskimin e pamëshirshëm dhe ndëshkimin e turpshëm për drejtimin e së majtës shqiptare. T’ia nënshtrosh rrjedhat demokratike dhe të ardhmen e vendit presionit banditesk të Sali Berishës dhe paloqeve të tij, edhe sikur të bëhej nga një pakicë shumë më fisnike se kjo që kemi, do të thotë të tradhtosh jo vetëm votuesit e tu, por gjithë interesat kombëtare e popullore. Dhe, një tradhti e tillë meriton ndëshkim.

 

Dita / Karikatura shoqëruese nga Agim Sulaj

 

March 20, 2017 00:01
Komento

26 Komente

  1. deep March 20, 03:56

    mesazh modest per Viktoret e Dites dhe te shtypit shqiptar:

    I nderuar…FJALE..FJALE DHE VETEM FJALE….biles de keto fjale ju po i bini verdalle…

    asgje e re nga artikujt e meparshem dhe me siguri dhe ne ta ardhmen do behen te tille sic rrotullohen ata fakire besimtare te Guri i Mekes..verdalle verdalle around around..
    ..
    Mungojne dy probleme thelbesore ne kete artikull.
    -kush eshte prapa berishes dhe e dyta cfare do bejme ?
    E para:
    berisha ishte dhe eshte nje kobure qe realizoi nje nga doktrinat me antishqiptare te zbatuar ne shqiperi duke ja kaluar dhe NACERTANIES SERBE & MEGALIDHESE GREKE qe u shpik nga hordhite qe erdhen nga Begradi ne vitet 90-91 ku nuk eshte sekret te thuhet qe kryesoheshin nga MAKARTISTI RAJESONOVIQ DHE MERGATQYQARI BIBEROVIQ..

    e dyta:
    Nuk eshte sekret te thuhet qe Amerika sot eshte ne nivelin me te ulet te fuqise se saj ne Europe qe nga vitet 50-60 dhe po te flasim me gjuhe “te ashper” duhet te themi qe ‘AMERIKA NA KA BRAKTISUR’ deri sa po lejon nje perbindesh Sali Devili qe po poshtron ambasdorin e saj:
    Pra ose ti japim dekorate berishes qe po tremb Ameriken (qe e pruri ne pushtet nga beogradi ne 1992) ose te mendojme se Berisha eshte pjese e lojes se administratave amerikane pra eshte njeri i tyre..

    Por aje qe nuk i falet shtetit amerikan eshte MASAKRA E BULEVARDIT 21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.

    Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?

    Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasadorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.

    Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
    Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
    E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
    Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
    Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
    Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
    Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
    Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
    Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
    04 mars 2011 17:13
    Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
    Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

    TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES

    Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.

    Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.

    Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.

    Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.

    Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.

    Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
    Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe

    Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:
    .
    “I’m not doing this for any violent reasons,
    but for peace and justice,
    and to try and make this country
    wake up once and for all.”

    Reply to this comment
  2. Kola March 20, 04:49

    Respekt per penen e Viktor Malaj. E verteta e qelbur eshte se keto mostra asnjehere nuk e kane vene ne hesap popullin, duke e vjedhur dhe baterdisur sa here u ka dashur qejfi. dhe kjo nuk eshte vetem per banditet e Salehut, por te njejten gje ka bere edhe Tosi i Xhoanes. Puna eshte se i takon popullit tu rrefeje vendin ketyre plehrave. Vecse i ziu popull do nje garanci me shume: A eshte i sigurt nga mosnderhyrja e ruseve ne punet tona?

    Reply to this comment
  3. Arben March 20, 06:23

    NUK JAM DAKORT,

    CDO POPULL MERITON QEVERRINE QE KA.

    POPULL HAJDUT, ZGJEDH QEVERRI HAJDUTE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  4. Nausika March 20, 06:54

    Revolucioni fracez e bene gavroshet, qe nuk kishin cte hanin, pra rrugacet, si i quani Ju me percmim, po kam nje pyetje, se a jane keta gavroshet rrugace pjese e asaj mase qe Ju e quani popull? Mos bini populizem, Zoti Malaj. Ju e dini, se dhe Trump eshte populist, por me te miren e te gjitheve, ka kjo pak te beje, se diktatoret me te medhej te botes, qene populist, nga Hitleri tek Enveri, vrane e prene ne emer te popullit nje pjese te popullit…Nuk kemi 30 vjet, qe vuajne, por qysh ne 1944…

    Reply to this comment
  5. Koli March 20, 08:48

    Super artikull… Bravo.

    Reply to this comment
  6. VILI March 20, 08:59

    No koment!Nje analize ekselente per ta derguar ne Keshillin e BE-se.

    Reply to this comment
  7. Mark uk March 20, 09:00

    Derisa e quani te kote ate cfar thot apozita,pse shkrueni per cdo dite ju kelyshet e Enverit.I quani nje grup njerzish ata protestojn ne menyren ma demokratike.Po mbi treqindmij vete qe protestuen para qeveris me te korruptuar te Europes cfar do thuani ju spiuni Viktor.

    Reply to this comment
    • korçari March 20, 11:14

      O Mark UKU nuk te rrihet pa hapur halene o shpellar i shpellareve(Varrmihesve te Shqiperise) o qenie qe per hir te Salehut&Co shet dhe nenen tende mohon vendin tend dhe uroj qe nuk ka shume si puna jote se ndryshe Shqiperia do te banohej vetem nga ty ,Salehu dhe ndonje shpellar tjeter ,barbarizmi jot qelb dhe kete gazete te nderuar,çfare idioti nuk kam pare kurkund

      Reply to this comment
  8. Luani March 20, 09:00

    Ca thone se Cadra po e cmend Ramen. Ca thone se Rama nuk e rruan per cadren. Po ti ore Torja i Males c’mendim ke? Apo nuk e thua per te mos i bere pesimiste ushtaret e Rilindjes. Ate qe ti nuk ke byth ta thuash, po ta them une nje qytetar i thjeshte.
    Rama eshte nje dhjaks qe shpejt do ti dale era e qelbur e menderosjes ne breke. Hajt njatjeta.

    Reply to this comment
  9. Kariz Matik March 20, 09:36

    Kishim lexuar mjaft shkrime te forta nga miku yne imagjinar, Viktor, por ky eshte pa dyshim, me distance nga te tjerat, ai me domethenesi dhe me i kompletuari. Autorit nje bravo te madhe!

    Mesazhi qe synon te percjelle shkrimi eshte si nje “thike zvicerjane me shume presa”, njera me e mprehte se tjetra. Sa me drejt e sa me masivisht te kuptohet ky mesazh, aq me i mundshem eshte kapercimi i situates, dhe menjanimi i ndonje skenari destabilizues te kurdisur nga nomadet brenda cadrave ne bashkepunim me qelbesirat jashte saj.

    Nderkohe qe po e rilexoja edhe nje here me vemendje “manifestin” e Viktorit me titull “Nëpërkëmbja e vullnetit popullor”, me erdhi ndermend nje citat i permendur nga I.Yzeiri ne shkrimin e tij te djeshem, se “Shqiptarët janë kombi më mendjelehtë në botë”.

    Lidhja midis ketyre dy shprehjeve, me thene te drejten, jo qe s’me habiti, por ato ma perforcuan akoma me shume bindjen, se te dyja si kompensim i njera-tjetres, perbejne ne fakt thelbin e tragjedive qe kemi perjetuar dhe vazhdojme te perjetojme si popull.

    Thirrjet per vigjilence dhe pjekuri politike duhen kuptuar po aq thelle sa dhe shprehja lapidare:

    “Në të vërtetë, kjo klasë politike meriton një përmbysje, një lloj revolucioni.”

    Reply to this comment
  10. Patrioti March 20, 09:39

    Popull ngrihu per ate qe kerkon Drejtesi te reformuar, se pa drejtesi nuk ka demokraci mirqenie ne vendin tuaj !Mos degjoni politikanet e vjeter ! Nuk u lodhet me ata ?! Nuk u merzitet ?! Akoma I besoni fjaleve te tyre dinakqare per pushtet te perjetshem ?! Votoni reformen Veting ! Mbeshtesni brezin e ri ! Largohunii nga stili I vjeter I politikes konflktuale mashtruese te stilit Basha ,Paloka, Strazimiri, Flamur Ndoka, ec larg kriminelve deputet krytar bashkie qe blejne voten ! Cdo funksion ne administrat eshte pune dhe jo prone personale qe mund ta kryesh sipas qefit dhe te mbetesh I perjetshem ne administrat ! Mos u beni viktima te mashtrueseve politikane analista lafazane kerkoni drejtesi sitemin e skanimit te cdo vendi pune ne administraten shteterore sipas ambasadorit Lu dhe autoriteteve te BE ! E ardhmja do jete me e mire. Me nje Drejresi te ‘re !

    Reply to this comment
  11. orli March 20, 10:26

    Mark uki! Ja dhjeve sales por dhjeve dhe veten, nga 500 000 te sales e cove ne 300 000 te ukit kercime galopante qe vetem sakat si puna jote, nishanit, sales e kompani i bejn.

    Reply to this comment
  12. I.Troplini March 20, 11:49

    Meqè Ju i kini pèrzemèr fjalèt ilustruese tè tè tjerève, desha tu kujtoj atè nga njè film i vjetèr shqiptar, atè tè lugès sè çorbès sè prishur dhe vjelljes gjithè jetès.
    PARIME? Fjalè e bukur Z.Malaj.
    Nè bazèn e cilave parime morale, u krijua ky koalicioni PS-LSI ?
    A ishte Ilir Meta, shkaktari i 21 janarit? A u tjetèrsua vullneti i sovranit, me krijimin e kètij koalicioni?
    Çfarè rilindje tè presin shqiptarèt, nga njè Kryeministèr i tillè plot “PARIME MORALE”?
    Jo Z.Malaj. Ata qè sot “çuditen” me çibanèt nè bulevard, janè pèr mua plot hipokrizi. Janè tè tillè sepse ata nuk u ndienè kurrè gjatè kètyre 4 vjetève tè fundit, me zèrin kritik karshi bèmave korruptive tè kètij koalicioni.
    Tani qè Meta frymèzoi çibanin para Kryeministrisè, filloi avazi i vjetèr. Tradhtarè, hajdutè, vrasès, po marrin pushtetin nè tavolinè.
    Kjo qè po ndodh sot, i ka rrènjèt e saj , pikèrisht tek ajo MUNGESA E PARIMEVE qè karakterizon kètè Kryeministèr qè pèr hir tè karrikes, èshtè i gatshèm tè koalojè edhe me bythèn e dreqit. Èshtè korrupsioni i administratès sè tij dhe mungesa e perspektivès sè popullatès, qè e lènè Zotèrinè, tè ndjejè dimrin e vetmisè sè madhe.
    Shqiptarèt ndjejnè neveri pèr kèto çibanè nè bulevard por nuk ndjehen tè gatshèm tè artikulojnè zèrin e tyre tè protestès kundèr saj sepse kjo qeveri e sotme, nuk pèrfaqèson atè qè donte tè pèrfaqèsonte, ky Kryeministèr èshtè fodull dhe mbyt zèrin e protestès nè radhèt e PS. Ndryshimi i vetèm mes tij dhe Saliut, èshtè se ai nuk vret pèr para.
    Tè mos ishin ndèrkombètarèt me presionin e tyre, asnjè ndryshim nuk do pèrjetonim nè gjèndjen aktuale tè sistemit.
    Z.Rama, nuk mund tè jetè mè flamurtari i shtetit ligjor qè kèrkon ky komb. Ai pati meritèn e tij, nè vendosjen e njè farè rregulli nè fillimet e tij por bilanci i pèrgjithshèm i qeverisjes, èshtè plot dritèhije dhe korrupsion.
    Nuk janè çadra dhe çadristèt, problemi i vetèm Z.Malaj. Ata, qè ua lejojnè atyre kètè maskaradè, janè edhe mè destruktivè pèr tè tashmen dhe tè ardhmen shqiptare.
    Ajo qè do mbahet mend nga ky Kryeministèr, do jetè, BURG pèr kryefamiljarin qè nuk pagoi faturèn e energjisè,,,,,,, ndèrsa tek Saliu vrasès dhe hajdutèt e tij, nuk na ishte as prokuror dhe as gjyqtar. Prit gomar, tè mbijè bar.
    Kur ligji tè funksionojè pèr tè gjithè njèlloj, çibanèt nuk kanè asnjè shans tè ndyjnè bulevardin. Me qè ra fjala tek bulevardi,,,,,,,, Z.Veliaj dènonte me gjobè urinuesit poshtè urès sè lanès. Ku èshtè policia e tij bashkiake, kur banorèt e Bathoreve dixhitale, pshurrin dhe dhjejnè njè bulevard tè tèrè ?

    Reply to this comment
  13. TROJA March 20, 12:02

    Qe kushtet,per revolucion jane krijuar,kjo nuk do as mend as kalem.Qe kjo klase politike,mund te zhduket vetem me nje revolucion,edhe kjo nuk do mend as kalem.Qe thika i ka shkuar ne palce ketij populli nga shume shume 2000 njerez,edhe kjo dihet.Qe kete lloj revolucioni nuk e pranon as Europa dhe as Amerika,(sistemi kapitalist,qe don te ruaje pasurite e privilegjet e tij) edhe kjo dihet.Qe ne kete vend,nuk as rini,as klase intelektuale,as atdhetare,as shoqeri civile,as idealiste,as trima e guximtare,e ben te pa mundur nje shperthim te urejtjes,se popullit,e ben te pa mundur,largimin e kesaj klase te poshter politike.REVULUCIONI KA KUSHTE,E QE PIQEN ATO DUHET TE KETE NJE UDHEHEQES.
    Edhe per 25 vjet te tjera,udheheqesi do mungoje,prandaj o burra e gra nga syte kembet,ikni e mos ketheni me koken mbrapa.Mos degjoni me demagogji,analiza nga analiste qe rine pas dere,per te mare leket e bukes,te qirase,apo te poshtersive qe shkruajne.Ikni…ikni…..kush ka mundesi.Ky vend nuk ka me bura,per vatanin,por burra per çitjane.

    Reply to this comment
  14. kendveshtrimi tjeter March 20, 14:13

    Ti zoti Malaj asnjehere nuk zhgenjen me analizat e tua qe jane te gatuara me logjike dhe moral. Pyetja ime per ty eshte, pse vazhdon te shkruash ti tek “dita” qe ka dy vite qe lepin menderen e Metes?

    Reply to this comment
  15. Mark uk March 20, 14:38

    orli: Kam pas nje qen me ket emer si i juaji.Pac fatin e tij,e pat shtyp makina e mutit.

    Reply to this comment
  16. Mark uk March 20, 14:40

    Mos ka qene motra jote ajo qe ka dal nudo ne Franc me Edi Ramen qe e mbroni ate idiot.

    Reply to this comment
  17. METEH March 20, 15:01

    Shkrim shembullor.Kush kundershton-eshte berishist.Dhe deri sa ka te till,ky vend ka vuajtur,po vuan dhe do te vuaj pasojat e berishizmit,ketij krimineli te paskrupull,pjell e regjimit te UDB+RAJERSON+Biberoviç.D I T A me shkrimtar te till te paanshem,po i bene nje sherbim te madh popullit te majt shqiptar qe perfaqson mbi 75-80 %.SB,LB jane 2 kriminel te paguar nga UDB dhe jane betuar ta çojne deri ne fund misjonin e tyre-Shkaterrimin e ketij vendi per ta çuare ne “0”.Mjer shqiperia..!

    Reply to this comment
  18. MH March 20, 16:44

    Opozita Ngrije Shkrije ne Çadren e Lirise!!!

    Historia me pretendime;zgjedhje te lira te ndershme,si dhe qeveri teknike me interres perfitimit me tu futur brenda çadres si dhe braktisjen e punes ne kuvend te krijonte vertet nji lufte psikologjike te dridheshme njikohesisht me lojna kalamanlleqesh (ngrij shkrij)rregjistrohu çrregjistrohu.Aq ma teper kur populli pret operacionet e rrezultateve te Vetingut kur vetingu nuk ka marre formen dhe permbajtjen me ngritjen e anetarve te komisoneve qe do operojne vettingu.
    Asht gabim psikologjike kur ekziston e drejta ligjore qe ne votime hyhet edhe pa opozitaret per te mos e informuar popullin.
    Mbyllja e protestes do behet me shtrirjen ne shesh te Bashes me shpinde apo me plance nga dielli.Patjeter fakultative ne deshiren tije per te kryer ritin e premtuar ne çader.
    E drejta ligjore.Ne votime hyhet edhe pa opoziten.Me krijon te gajasura vesh e m’vesh per analistet e mediave shqiptare.Cfare nuk kane fantazuar per kete sebep te nji idiotpolitikanit don kishotesk.
    Me kete ligj ishte dashur informue edhe opoziten Basha qe te mos ishte qurravitur deri ne kete derenxhe.Ku arriti kulmin me rregjistrimi çrregjistrimi ne KQZ.patricka e vogla iknin me shpejtesi te çrregjistroheshin dhe i jepnin lavdi e sukse psikopolitikanit Basha.Qe po perfundon me nji vete tallje edhe te patrickave te vogla vetvetes.

    Reply to this comment
  19. Mark uk March 20, 17:18

    KOECARI:Te jap te drejt,po varet noshta ke qene dakort,prandaj fale se tani qe eshte bere kryeminister mos te ka gjet o do te gjej ndonje pune.Po kujdes se ai eshte edhe gye.

    Reply to this comment
  20. orli March 20, 20:50

    Mark! Ta paskan heq zinxhirin, do zoti e gjen rrugen per ne cader se gruan se gjen dot, ta ka marre teraku Orli per nje xhiro!

    Reply to this comment
  21. Mark uk March 20, 21:06

    popo:Sapo u ktheva isha me ate qe ju fleni.

    Reply to this comment
  22. Mark uk March 21, 08:36

    edhe une te mora motren.

    Reply to this comment
  23. orli March 21, 09:32

    Une flej me macen o bole, jam singel! Ndersa diten merrem me nderzimin e femrave te familjes mark uki, lirien e sales e ka ne patronazh Ali Alushani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*