“Nëpunësi Civil” në Kushtetuese, ja si kanë votuar nëntë gjyqtarët

January 31, 2014 20:33

“Nëpunësi Civil” në Kushtetuese, ja si kanë votuar nëntë gjyqtarët

Rrëzimi i ligjit për nëpunësin është beteja e parë që opozita fitoi në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi i marrë ditë më parë, megjithatë ka mbetur ende pa u zbardhur.

Revista Java ka mundur të gjejë projekt-vendimin e kësaj gjykate, me të gjitha argumentet që kanë rrëzuar maxhorancën. Sipas projekt-vendimit, Akti Normativ i qeverisë, që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil “…cenon parimin e ndarjes dhe balancimit midis pushteteve”.

Në këtë mënyrë, çështja kthehet në pikën fillestare, në atë pikë që sot, pakkush mund të thotë sesi do të dilet nga kjo situatë, sesi do të trajtohen qoftë largimet e mëparshme nga administrata, qoftë dhe rekrutimet e reja në të. Për momentin të dy palët heshtin, edhe maxhoranca, edhe opozita. E para është duke përgatitur përgjigjen e saj ligjore, e dyta duke pritur me një durim që është i rrallë për natyrën e saj, zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ka qenë një proces dramatik. Më shumë sesa për natyrën e gjykimit, procesi ishte dramatik për rrethanat në të cilat ai merrej dhe për ndjeshmërinë e fortë politike të tij dhe rreth tij. Katër nga nëntë gjykatësit më të lartë të vendit votojnë kundër. Përfshi edhe vetë kryetarin e Gjykatës së porsakonfirmuar sërish, në një mandat të dytë.

Pesë gjykatësit e tjerë nuk kishin dilema dhe rrëzuan qeverinë. Varianti i tyre i vendimit është pikërisht ai që ka marrë në dorë revista JAVA, ndërsa vendimi i pakicës ende nuk është bërë i ditur. Duke u bërë kështu, ndoshta, dhe një nga arsyet e dukshme të vonesës së zbardhjes së vendimit final. Sipas dokumentit të pafirmosur që disponon revista, konfirmohet se bashkë me kryetarin e Gjykatës Bashkim Dedja, votën pro variantit të maxhorancës e kanë bashkuar gjykatësit Sokol Berberi, Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj.

Ndërsa kundër ka votuar relatorja e çështjes Vitore Tusha dhe gjykatësit Gani Dizdari, Vladimir Kristo, Fatmir Hoxha e Altina Xhoxhaj.

Ligji “Për nëpunësin civil” ishte një nga ligjet kusht të BE-së, miratimi i të cilit ishte lidhur me procesin integrues të vendit. Konsensusi për miratimin e tij që kaloi në një kalvar të gjatë ngërçesh, akuzash dhe kundërakuzash, kushtëzimesh dhe dyshimesh reciproke, u prish në mënyrë të njëanshme menjëherë sapo qeveria e re nisi mandatin e saj.

Në 30 shtator të vitit të kaluar, qeveria, me propozimin e ministrit të brendshëm Tahiri dhe ministrit për inovacionin dhe administratën publike, Harito, miratoi një akt normativ në të cilin përcaktohej se ligji për nëpunësin civil hynte në fuqi në datën 1 tetor 2013, por efektet e tij do të nisnin vetëm mbas gjashtë muajsh. Akti normativ u botua në Fletoren Zyrtare po në të njëjtën ditë dhe hyri menjëherë në fuqi. Argumentet që qeveria paraqiste për një akt të tillë ishin disa. Ato nisnim me pazbatueshmërinë e ligjit sepse mungonin aktet nënligjore të tij dhe kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit legjislativ dhe mbaronin me nevojën e deklaruar për organizimin institucional dhe efektet financiare që derivonin nga zbatimi i ligjit.

Kuvendi, me shumicë të cilësuar votash, pothuaj tre javë më pas, në 17 tetor të vitit të kaluar e miratoi aktin normativ të qeverisë. Më pas, një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, kryesisht deputetë demokratë, republikanë dhe të PDIU-së, ju drejtuan gjykatës me kërkesën për shfuqizimin e aktit normativ të Këshillit të Ministrave, shfuqizimin e ligjit të Kuvendit që e miratoi atë dhe pezullimin e aktit deri sa vetë Gjykata të merrte një vendim të sajin për këtë çështje.

Shkrimin e plotë e gjeni të botuar të shtunën në “Java”.

January 31, 2014 20:33
Komento

22 Komente

  1. Gramoz January 31, 20:42

    GJYKATA KUSHTETUESE ESHTE NDARE NE DY FORMACIONE POLITIKE MAJTAS DHE DJATHTAS DHE NUK MARIN THELBIN E PROCESIT LIGJOR ,KUR KRYETARI I GJYKATES VOTON PRO MAZHORANCES NDERSA MILITANTET E DJATHTE VOTOJNE KUNDRA MAZHORANCES ,SISTEMI I DREJTESISE DUHET NJE REFORME RADIKALE SEPSE ESHTE NJE MOCAL ME UJE TE QELBUR NJE UJE QE RJEDH NUK PIHET..

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi January 31, 21:17

    “Cënon parimin e ndarjes e te balancimit te pushteteve”,-thotë kushtetuesja e bashkim dedes!? Po akti normativ i qeverisë së saliut i dhjetorit 2010 mor bashkim koburja përse e sakatoi statusin e ushtarakut miratuar në 2004-ën me shumicë të cilësuar? Përse e sakatoi ligjin 10142 po për ushtarakët!? Përse dy ligje themelore u rrezuan me akt qeveritar? Bashkim dedja? E di si ështe puna? Je i kapur kushtetues prandaj rri sus! Je kobure juridike që përdoresh për kobure politike nga saliu! Mos i bjerë rrotull me fraza juridike që nuk janë gje tjetër pos dredhi juridike për të fshehur nënshtrimin tënd politik. Je i kapur dedja? Dhe kur je i kapur koqet e tua nuk jane të tuat por të saliut. Ti tërheq fort bashkim. Dhe po mbete pa to të mori lumi. T’u drejtova me “ti”? E dini pse? Sepse nuk kam asnje fare respekti kur gjyqtari kushtetues eshte i pari që i vendos mina shtetit ligjor!

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi January 31, 21:19

    VR!!! “Cënon parimin e ndarjes e te balancimit te pushteteve”,-thotë kushtetuesja e bashkim dedes!? Po akti normativ i qeverisë së saliut i dhjetorit 2010 mor bashkim koburja përse e sakatoi statusin e ushtarakut miratuar në 2004-ën me shumicë të cilësuar? Përse e sakatoi ligjin 10142 po për ushtarakët!? Përse dy ligje themelore u rrezuan me akt qeveritar? Bashkim dedja? E di si ështe puna? Je i kapur kushtetues prandaj rri sus! Je kobure juridike që përdoresh për kobure politike nga saliu! Mos i bjerë rrotull me fraza juridike që nuk janë gje tjetër pos dredhi juridike për të fshehur nënshtrimin tënd politik. Je i kapur dedja? Dhe kur je i kapur koqet e tua nuk jane të tuat por të saliut. Ti tërheq fort bashkim. Dhe po mbete pa to të mori lumi. T’u drejtova me “ti”? E dini pse? Sepse nuk kam asnje fare respekti kur gjyqtari kushtetues eshte i pari që i vendos mina shtetit ligjor!

    Reply to this comment
    • Kalorësi 3 February 1, 00:21

      Z. Pellumb! Je jo vetëm argumentues juridik por dhe sarkastik i hollë. Eshte gjykata kushtetuese ajo e para qe shkaterron shtetin ligjor. Përshendetje nga br.logjistike e fa…!

      Reply to this comment
  4. TIFOZI January 31, 21:23

    O NISHAN! JA VENDIMET POLITIKE TE GJYQTAREVE TE DEKRETUAR PREJ TEJE! O TY TE HUMBTE NISHANI E NAMI.

    Reply to this comment
  5. Horri i Bulevardit January 31, 23:40

    Pa shkaterruar berishizmin neper gjykata, ne te gjitha nivelet, shqiptaret sdo te hyjne asnjehere ne BE.
    Gjithmone pika kryesore qe BE-ja, na thote qe se keni plotesuar, eshte drejtesia.

    Reply to this comment
  6. S.p. January 31, 23:51

    Ky Bashkim Dedja eshte kthyer ne Komisar politik te Partise Demokratike.Ishte po ky kryetar qe me Vendim Nr.2, date 18.02.2013, rrezoi po Vendimin e Gjykates Kushtetuese Nr.33 date 30.04,2009 per pensionet e ushtarakeve, kur ata ishin te gjithe ne procese gjyqesore duke i dhene fuqi prapavepruese me urdher te Saliut.
    Kjo Gjykate duhet shkrire fare se eshte kthyer ne seksion te Partise Demokratike dhe nuk merret me mbrojtjen e Kushtetutes dhe te drejtave te njeriut, por me mbrojtjen e Saliut dhe shpures se tij.
    Parlamenti te beje ndryshime ne kushtetute duke miratuar “Gjykaten Supreme te Republikes se Shqiperise” dhe keta delenxhinje te dalin tek ura e Lanes, se me vendimet akrobatiko-politike dhe aspak juridike qe marrin po na cudisin ne dhe nderkombetaret.

    Reply to this comment
  7. Kukudhi February 1, 00:28

    Dakord me te gjithë komentuesit. Kane thënë atë që duhej thene për kétë “çbashkimin” e ligjit bashke me ate zagarin e qelbet te gjukates se larte.

    Reply to this comment
  8. Komandot February 1, 00:32

    Përshendesim ushtarakun p. Zaimi i cili ka nxjere dhe te palarat e bodes per misionin e pare luftarak qe beme ne afganistan.

    Reply to this comment
  9. ali February 1, 02:30

    Hidhni ne ”black hole,,-in qelbesirat e kushtetuesese qe i vu me urgjence Saliserbi,tradhe-
    tari me i madh i kombit shqiptar. Edhe keta gjyqtar jane pjelle eketij mocali te qelbur mafioz
    qe kerkojne te mbrojne me cdo kusht e mjet bajraktarin e Vicidolit dhe banden e tij ,pjese e
    se ciles bande jane edhe ketan3-4 gjyqtare !

    Reply to this comment
  10. prenge sherri February 1, 06:00

    keto nuk jane gjqtare por kurva te saliut kete e mbeshtes tek miratimin qe bene keto bythqira gjyqtare te cilet miratuan aktin normativ qe i ulin pagat ushtarakeve me keto lloj shemrash qeveria asnjehere nuk ka per te dale e fituar keto palo gjyqtare rrine cdo dite me hajdarin e saliut ne goje.Turp per keto fytyra te percunduar te ketij shteti.

    Reply to this comment
  11. OKB-SHBA February 1, 06:45

    EDI RAMA LE TE KUJTOJE “KERCENIMIN RUZVELITI” DHE TA ZGJIDHE KETE CESHTJE ALLA AMERIKANECE.

    Ne vitin 1933 Presidenti me i votuar amerikan Franklin Delano Roosevelt u perball ne fillim te mandatit te tij te veshtire me nje ceshtje thelbesore: Gjykatesit kushtetues nuk pranonin amendamentet e tij per perballimin e krizes ekonomike qe po bente kerdine ne SHBA dhe Bote. Atehere Presidenti Ruzvelt i kercenoi direkt gjykatesit kushtetues se menje vendim administrativ do te shtonte numerin e gjykatesve ne Kushtetuese me njerez te tij te besimit dhe keshtu do te bente te pavlefshem kokefortesine e tyre. Keta gjykates u tremben nga “KERCENIMI RUZVELT” dhe miratuan urgjent amendamentet e kerkuara, te cilat sollen edhe ndryshimet pozitive.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit February 1, 10:02

      Kjo eshte nje nga zgjidhjet.

      Reply to this comment
      • LORA February 1, 11:35

        Zgjidhja me e mire.

        Reply to this comment
      • LORA February 1, 11:37

        Zgjidhja me e mire; per te shpetuar shqiptaret nga mafia e shtetit paralel te nano-kurvave dhe nahijes brekedhjere.
        Kjo zgjidhje e keput perfundimisht nyjen gordiane dhe hap njekohesisht te gjitha shtigjet e mbyllura,tash e 23 vjete,te prosperimit dhe dinjitetit te shtetit te shqiptareve.

        Reply to this comment
        • Pëllumb zaimi February 1, 13:05

          Horri dhe lora? Vendimet apo zgjidhjet(siç) e tipit “Ruzvelt ” duan burra shteti jo pordhacë qyteti ? Për një “lavazh armësh kimike” kétu te ne dhe,..mezi,mezi e gjetën një zgjidhje!? Burrat e shtetit janë rracë e vendosur jo burra të sikletosur. Burri i shtetit vepron si gjeneral jo si tetar. Unë ende nuk po e shoh ketu burrin e shtetit. Këtë nuk e përbën gjatësia, por vendosmeria! Nderime horri dhe lora!

          Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 1, 13:14

      “0kb-shba” ? Zgjidhjet e tipit “ruzvelt” janë zgjidhjet e burrave te shtetit!? Burri shtetit nuk matet me peshë,mustaqe,mjekër e me gjatesi por me vendosmeri? Sillni një shembull domethenes te kétij lloji te burrit !!? Nderime!

      Reply to this comment
  12. Kukuvajka February 1, 13:16

    Ne i kemi pasur dhe i kemi te gjatë pellumb.

    Reply to this comment
  13. Myzeqeja February 1, 13:25

    Si kallëmat i kemi burrat e shtetit re,si kallëmat??? O po qysh ështe kjo punë re?? Ne kemi kallëma shumë po as kryepleq fshati nuk i vëmë ne ata re???

    Reply to this comment
  14. Myzeqeja February 1, 13:31

    Lajme nga myzeqeja. Si kallëmat i kemi burrat e shtetit re,si kallëmat??? O po qysh ështe kjo punë re?? Ne kemi kallëma shumë po as kryepleq fshati nuk i vëmë ne ata re???

    Reply to this comment
  15. Kris February 1, 14:50

    Qeveria e re nuk ka per te qullosur gje po nuk shkaterroi nga themelet bandat qe ka ngrit Saliu.Ajo u angazhua se do te anullonte te gjitha vendimet e marra nga Berisha pas qershorit,do te pastronte systemin e kalbur te drejtesise duke e reformuar ate,do te hidhte poshte ligjet e miratuara nga qeveria e antiligjit.
    Deri tani po shohin se ben me shume zhurme sesa pune.Nuk mund te kete sukses neqoftese Rama do beje punen e ministrave dhe nuk I shkohet deri ne fund luftes ndaj korrupsionit.
    Faktet tregojne se padite per korrupsion te formuluara nga qeveria Rama Jane nje vere ne uje.Ato duken si akuza femijesh qe hidhen poshte me lehtesi.Ketu qeveria mendoj se Ben me ndergjegje te pa aftin.Deri tani ka harxhuar rreth 20 perqind te mandatit dhe shihet se I mungon deshira per ti hyre punes me themel.

    Reply to this comment
  16. prenge sherri February 1, 15:27

    jam shume dakort me OKB SHBA.bravo telumte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*