“Nëpunësi civil”, në shtator priten ndryshime të reja në ligj

July 23, 2014 16:00

“Nëpunësi civil”, në shtator priten ndryshime të reja në ligj

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, paralajmëroi sot ndryshime të reja në ligjin “Për nëpunësin civil”.

Gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjve të raportit vjetor për gjendjen në “Shërbimin Civil” për vitin 2013, ministrja tha se ligji në fjalë ka mangësi teknike dhe nevojitet të përmirësohet sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, deklaroi se ky ligj është i hartuar keq dhe ka nevojë për ndryshime të tjera. “Besoj se është një nga ligjet e shkruara më keq dhe nuk e kuptoj që të jesh sekretar i përgjithshëm i ministrisë, të jesh drejtor i përgjithshëm dhe t’i largosh njerëzit nga puna me një copë letër, pa asnjë procedurë, ndërsa kështu i ke sjellë një dëm të pallogaritshëm shtetit. Kush do ta marrë këtë përgjegjësi dhe si do ta zgjidhim”? tha Xhafaj.

Ministrja Harito tha se ligji ishte i politizuar dhe për këto arësye në pikëpamje të teknikës legjislative nuk pati fatin të diskutohej mjaftueshmërish. “Do dëshiroja që nga shtatori të bashkëpunoja me komisionin e Ligjeve duke sjellë rekomandimet e BE-së dhe në këtë rast duam të kemi gjithë kompetencën tuaj që nëse do ketë ndryshime ato të jenë mirëmenduara. Personat që do të bëjnë shkelje të ligjit do duhej të mbanin përgjegjësi individuale për dëmin që do të shkaktojnë”, nënvizoi ministrja Harito.

Në reagimin e tij, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se Ministria e Administratës Publike po merr përsipër kompetenca që nuk i mban dot. “Ministria është supervizor dhe nuk mund të marrë përsipër gjithçka”, u shpreh deputeti Vasili. / ATSH

July 23, 2014 16:00
Komento

8 Komente

  1. adeci July 23, 16:29

    Po fillojne te pjerdhin avash avash “Vasilet” e LSI-se?

    Reply to this comment
  2. Naci July 23, 17:13

    Mos harro Liken e Mones qe po i ferkon fundin e barkut ketij populli…Vasilet jane vetem emera ne L.S.I

    Reply to this comment
  3. info analitike July 23, 18:33

    Po per budallalleqet e deritanishme kush do ta paguaje faturen?Kusherira e Rames, Ministrja Harito?
    Keta qe na u paraqiten si zheni me nje super karriere shkruajne e rishkruajne ligjet si te shkarravtnin ne nje cope leter. A jane te pergjegjshem per demet qe i shkaktojne shtetit dhe qytetareve? Se mos zbulohet qe edhe ne kete ministri jane paguar majmerisht keshilltare per te shkruar pacavure se do te jete kulmi i talljes me popullin dhe me te famshmin “1 milionsh”.

    Reply to this comment
  4. Genci July 23, 20:35

    Edvini qe na premtoi shume per punesimin tone qe kemi nga jater Vendime gjyqi per pushime nga puna per motive politike:
    = jo vetem qe nuk na beri gje
    = jo vetem qe nuk i mbajti dot premtimet
    = por tani na teorizon se nuk hiqen dot punonjesit nga puna.
    Atehere ne fushaten e ardheshme zgjedhore, le te dale me administraten PD iste dhe te veje te puthet me Salen.

    Reply to this comment
  5. Genci July 23, 20:36

    Korigjim : Kemi nga kater Vendime………..

    Reply to this comment
  6. drejtesi July 23, 21:04

    Shqiperia ka nevoje per zbatim ligjesh dhe jo per hartim ligjesh antikushtetues.

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi July 24, 00:15

    Ligje keta bëjnë sa te duash? Por unë nuk po ndjej deri sot kriteret e përzgjedhjes? Nuk kam pare qe ‘x’ institucion ka përzgjedhje per fala vjen 40 punonjës dhe kriteret janë keto apo ato dhe se seleksionimi është i tillë e i atillë? Ajo qe di unë për ministrine e mbrojtjes eshte rekrutimi pa asnje kriter profesional. Nuk eshte vendi ketu te them emra konkretë se te tillë kam nje listë? Ajo qe dua te them eshte se rekrutimet nuk janë “për të bërë ushtri” por për t’ju gjetur nje vend pune te afermve te njerezve te partisë. Bie ere njelloj si ajo e saliut? Erë nepotizëm e shoqeruar me erën e demagogjisë…? Zëri i Njëmilion shqiptarëve te etur për ndryshimin e madh po trajtohet si një zë në shkretetirë….!? Sa për dijeni mimit ju shfry tollumbacja e imamit ??? Nuk e dimë a do të ketë ndonjë fryrje tjetër? Tung por… në deshpërimin e asaj qe shoh e ndjej për te ardhmen e atyre qe besuan. Për vehte e kam mbyllur karierën!? Bukë me kos dhe yxhym për komente!? Për te tjerët keqardhje sepse s’kam gjë në dorë?

    Reply to this comment
  8. Sting July 24, 07:50

    Perderisa kriteri baze, vjetersia ne pune, nuk merret parasysh fare nuk ke pse kerkon kritere te tjera. Gjithe kete corbe e shkaktoi LSI ne kohen kur qeverisi me Berishen. Partia e Metes punesoi pa kriter fare ushtare te saj duke hequr nga puna pa drejtesisht shume vete qe me vone bene gjygje dhe i fituan ato dhe fatura financiare paguhet nga shteti. Sot, kjo LSI, do te mbroje ato qe ka punesuar vete dhe prandaj kercen perpjete se e di qe ka punesuar pa kriter dhe pa nevoje ne pune shteterore anetare te saj. Ka nje kriter qe e verteton kete : Te shihen se kur jane punesuar dhe ato te ardhurit e fundit te dalin nga reforma e jo ato qe kane nga 20-30 vjet pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*