‘Nëpunësi civil’, qeveria miraton procedurat e rekrutimit dhe të emërimit

March 12, 2014 18:43

‘Nëpunësi civil’, qeveria miraton procedurat e rekrutimit dhe të emërimit

Qeveria miratoi të mërkurën procedurat e rekrutimit, të emërimit dhe periudhën e provës për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, si dhe procedurën e lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë.
Vendimi, në mënyrë të detajuar, përcakton procedurat e pranimit në shërbimin civil, të organizuara nga Departamenti i Administratës Publike(DAP), për të gjitha pozicionet e kategorisë ekzekutive për administratën shtetërore. Ndërkohë, njësitë përgjegjëse në institucionet e pavarura ose njësitë e qeverisjes vendore organizojnë procedurën për institucionet respektive.
Sipas vendimit të qeverisë, DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore, krijon Komitetin e Përhershëm të Pranimit, për pranimin për çdo grup të administrimit të përgjithshëm/të posaçëm.
Konkurrimi i kandidatëve parashikohet të zhvillohet në dy faza, ndërsa nëpunësi, që do të emërohet për herë të parë në shërbimin civil, do t’i  nënshtrohet një periudhe prove që zgjat një vit nga data e emërimit.
Vendimi i qeverisë, parashikon ndër të tjera dhe procedurat për lëvizje paralele që bëhet për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese, në çdo institucion të shërbimit civil.

March 12, 2014 18:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim