Nëpunësi Civil, qeveria propozon ndryshime në ligj

February 14, 2014 22:11

Nëpunësi Civil, qeveria propozon ndryshime në ligj

Qeveria i ka dërguar Parlamentit për diskutime në komisione projektligjin “për disa ndryshime në ligjin për Nëpunësin Civil”, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi Aktin Normativ të Qeverisë. 

Dy prej neneve më të rëndësishme të projektligjit lidhen me suprimimin e vendit të punës dhe dëmshpërblimin që në këtë projektligj parashikohet të jetë 1 deri në 3 paga mujore. Ja çfarë parashikon Neni 50 i ligjit me ndryshimet e propozuara në projektligj:

“Njësia përgjegjëse, një muaj përpara, njofton Nëpunësin Civil për fillimin e procedurës së mbylljes të institucionit. Në këtë rast, nëse nuk ka mundësi transferimi sipas pikës 2, të këtij neni, nëpunësi lirohet  nga shërbimi civil duke i dhënë si dëmshpërblim pagën e një muaji nëpunësve civilë, që kanë deri në një vit eksperiencë pune si nëpunës civilë, pagën e dy muajve nëpunësve civilë, që kanë nga një deri në pesë vjet eksperiencë pune si nëpunës civilë dhe pagën e tre muajve nëpunësve civilë, që kanë më shumë se pesë vjet eksperiencë pune si nëpunës civilë”.

“E njëjta procedurë parashikohet në projektligj edhe në rastet kur kemi të bëjmë me fillimin e procedurës së ristrukturimit të institucionit. Procedura e hollësishme për risistemimin e nëpunësve civilë, për shkak të mbylljes apo ristrukturimit, si dhe përbërja e hollësishme e komisionit miratohen nga Këshilli i Ministrave”, thuhet ne projektligj. / Tch

February 14, 2014 22:11
Komento

4 Komente

  1. Marin Gashi February 14, 16:26

    Gjykata Kushtetuese kerkon qe ligji te miratohet me 3/5 e deputeteve.

    Reply to this comment
  2. Pellazgu February 14, 16:41

    Me një fjalë, do ristrukturohen të gjitha institucionet. Kësisoj do zbrazen zyrat nga katundarët e Kukësit, Dibrës dhe Tropojës, çka është gjë e mirë por ishalla nuk mbushen me fshatarët jugorë…

    Reply to this comment
    • Tartufi February 14, 23:35

      @pellazgu
      Thuaj me mire,mos mbushen me opingare dhe stanare te jugut,se i mori
      lumi dhe 8 vjet resht te mjeret hallexhinj shqiptare. pershendetje

      Reply to this comment
  3. N/A February 14, 17:20

    Ne lidhje me problemin e punesimit ne administraten publike nese une kam informacionin e mjaftueshem kaq sa kam nuk ka ndonje ndryshim me administraten e kaluar gje qe do te vertetetohet sapo Gjykata Administrative te filloje pune me kapacitet te plote.
    Nese vazhdoni me CV , letra rekomandimi e komisione dallkaukesh politike keni per te deshtuar edhe ju sic kane deshtuar parardhesit tuaj ku ne kushtet e funksionimit te Gjykates Administrative demi i qeverisjes tuaj mbi administraten publike ka per te qene shume me i madh se $131 miljon te shkaktuar nga qeverisja Berisha mbi administraten.
    Une mendoj se duhet te jeni transparente ne percaktimin mbi administraten publike. Nese thoni administrate publike civile duhet ta realizoni ate realisht pasi demagogjia nuk shkon me , por nese deshironi te ngrini administrate politike atehere puna qendron ndryshe.
    Merrni 140 kompjutrat e parlamentit dhe ngrini nje salle ku te testoni te tere administraten publike aktuale dhe ata qe synojne te hyjne ne administraten publike por edhe ata qe paguhen ne shtepi per te tera ministrite e sektoret apo agjensite shteterore.
    Blini programe te tilla ne anglisht ku gjuhen e huaj e keni te detrueshme ku piket jepen me mbarimin e testit e kohe te percaktuar.
    Ose blini skanera e printoni teste po ne anglisht ku korigjimin e testeve e bejne kompjutrat dhe jo komisioneret dallkauke politike nese realisht kerkoni te instaloni administrate publike civile ne sherbim te qytetarit shqiptar e jo ne sherbim te politikes shqiptare.
    Por nese demi i shkaktuar nga kjo administrate do jete edhe me i madh se administrata e kaluar po te isha une shefi i opozites do i premtoja elektoratit se nese me japin besimin votuesit tere demin e shkaktuar ne administrate do ja u adresoja titullareve te institucioneve ne dhogarine e tyre personale duke ju sekustruar deri edhe bicikleten e ndryshkur tek shtepia. Megjithate pa paragjykuar znj Harto do tregoj nje histori te bukur qe mendoj se i shkon per shtat pozicionit te Ministres Harito.
    Nje familje e madhe shqiptare ketu ne Amerike kerkonte qe te vazhdonte zkonin edhe ketu ne Amerike te respektimit te kryefamiljarit duke i dorzuar chekun per cdo jave nga pjestaret e familjes. Kure e pyeten familjarin se cfare mendon per kete praktike ai tha se kjo eshte me u talle se me te vertete e dorzojne chekun tek une por une kam vetem celsat e kashtes pasi te tere pa perjashtim kane karten me vete e marrin pare ne banke sa here te duan .
    Keshtu me duket fnksionon edhe administrata shqiptare pasi kete e perforcoje nje deklerate e Kryeministrit pak kohe me pare ku paralajmeronte dy mije e ca vende pune te lira dhe bente thirrje deputeteve qe te prisnin popullin (militantet) tek Partia Socialiste. Partia te punson partia te denon.
    Ajet Delaj
    New York

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim