Nëse Vaçja do kishte qëndruar në këtë Shqipëri…

February 7, 2014 19:14

Nëse Vaçja do kishte qëndruar në këtë Shqipëri…

Duke shkruar për ata “që ngushëllojnë sot Vaçe Zelën, por kanë një problem me kujtesën e tyre” Mero Baze ngre një pyetje në editorian e mbrëmjes në TemA-n e tij online.  “Ata i bëjnë homazh një pjese të formimit të tyre, që ua ka mbushur dhe zëri i saj. Por në të vërtetë ne Vaçe Zelën nuk e humbën sot. Ajo iku bashkë me sistemin që ia zbuloi dhe ia rriti vlerat – shkruan Baze.

Po koha në të cilën jetojmë? Nuk është kohë që çmon vlerat, dhe sistemi i tregut në artin tonë nuk ia ka dalë të prodhojë filtrat që çojnë vlerat në publik.

Shkruan Baze: “Mekanizmi që ne kemi prodhuar për të seleksionuar vlerat muzikore, është i tillë që Vaçe Zelën mund ta linte pa punë edhe sikur të ishte mirë nga shëndeti. Ajo nuk do t’ia dilte dot të konkurronte me duetin e këngës “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan”, me duetin e saj dhe të vëllait të saj, “Ashtu Myzeqe”. Ajo nuk do t’ia dilte dot të kapërcente sekserët e festivaleve tona banale, ku femra seksi me silikon dhe burra me para, blejnë çmime dhe revista mode për t’u shfaqur si artistë. Vaçja do ishte sot një këngëtare e dështuar e skenës shqiptare…”

Mustafa Nano ndërkohë në Zululandin e tij në DITA që botohet nesër në print, shkruan se Vaçja “është një nga shumë pak personalitete shqiptare që diti t’u shpëtonte grackave të tranzicionit që nuk ishte vetëm politik, që ia doli të ruante krejt të paprekur integritetin e vet moral e që u pa deri në fund, e nga të gjithë, thjesht si artiste”.

Baze “përgjigjet”: Vaçja pati fatin të ikte pas viteve ‘90 e të jetonte në Zvicër. Kjo e bëri të mirë për të gjithë. Po ta kishim nëpër këmbë, do kishte vdekur më shpejt, më e mërzitur, më e poshtëruar dhe do kish më pak respekt nga të gjithë ne. E pa Zoti dhe e lëvizi në vendin e duhur dhe kohën e duhur…

 

February 7, 2014 19:14
Komento

19 Komente

  1. opozitar i sfilitur February 7, 00:05

    PO NORMAL. O DO JETE SHQIPERIA E SHEMTUAR E ARGITAVE O DO JETE SHQIPERIA E BUKUR E VACEVE… TE DYJA BASHKE NUK RRINE

    Reply to this comment
    • zadrimori February 7, 10:32

      kete shkrimin e Mero Bazes per vacet qe vriten per dite e lexova online ne gazeten Tema, me pelqeu si ide por figura e Vaces se madhe te kenges shqiptare ishte banalizuar ne kete shkrim, duke u krahasur me Ylli Baken bjetxhiun e muzikuar te kengeve te dasmave. Duke e krahasuar me Ylli baken (nuk kam asnje gje me Ylli Baken sepse nuk e kam nga zona dhe ne profesion), por mbetet qe Vacja te quhet e njejte dhe me Sinan Hoxhen ose me Limin e Ijes ne babru. Ndoshta eshte nje lajthitje e Mero Bazes mbase ai zakonisht nuk lajthit ne asnje shkrim qe shkruan.

      Reply to this comment
      • raimondi Vlonjati February 8, 00:56

        Shume bukur duket ne ate foton me kitare –Ka shume sharm vajzeror

        Ne fakt duket tamam misherim me nje varg poetik te Pushkinit
        qe pershkruante
        nje vajze me fjalet :…Enderrimtarja gjithe mall………

        Reply to this comment
  2. open your minde February 7, 00:06

    Drejt e kane autoret: Cfare skifece vala e ngushellimeve, nga keta qe e kane bere Shqiperine nje vend te pajetueshem per njerez si Vacja

    Reply to this comment
  3. mergim tari February 7, 00:07

    Dhimbje per humbjen e nje njeriu te mire e te madh, por jemi edhe me fat kishim nje gjeni qe ka lene nje thesar te pacmuar te arti muzikor. Kenget dhe interpretimi i saj te bejne krenar per te qene shqiptar.

    Me ka qelluar te kem folur me Vacen. E madhe ne skene, e thjeshte ne jete, e zgjuar dhe me vizion, misherim i atyre virtyteve dhe vlerave qe shqiptaret duhet ti udheheqin ne rrugen e tyre.

    Ngushellime familjes, te ciles i bashkohemi edhe ne, pasi Vacja ishte edhe pjese e jona, pjese e familjes tone te madhe shqiptare. Ajo ishte dhe do te mbetet ne cdo shtepi, me zerin dhe kenget e saj te mrekullueshme.

    Reply to this comment
  4. emigrant February 7, 00:10

    Nese ajo do kishte qendruar ne Shqiperi do kishte thene dicka per 21 janarin apo Gerdecin, apo ligesite pa fund qe ka mbjelle djali i Sheqeres ne Shqiperine e gjore te pas 90-s. Dhe pas kesaj, Doktor Genjeshtra, do ti kendonte ne Kuvend ndonje nga “kenget” e tij ku do ta shpallte lavire, horre bulevardi, apo komuniste. Ptu. Si mund te jetoje nje si Vacja ne Shqiperine e Sali Berishes dhe atyre qe pjerdhin ne Kuvend rrotull tij.

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi February 7, 00:21

    Vlerat nuk ja njohën dhe e lanë ne zvicër sikur të mos ishte fare pjese e jona. Por te pakten të kishin shpallur nje dite apo qoftë dhe 8 orë zi për ikjen e këtij margaritari të rrallë. Drejt e trajtojne problemin mero-ja dhe mustafai!

    Reply to this comment
  6. Furtuna February 7, 00:30

    Ditë zie do shpallin per çiljetën këta? Dhe këngët më të mira jo ato te Vaçes por ato të tipit “kërkon këngë borgjezia/shalë hapur porsi dhija”/ që i kendojnë grupi “malokëria”!???

    Reply to this comment
  7. diana February 7, 06:07

    Jo vetem ne shqiperi por kudo neper bote ka nje shthurje , degradim te muzikes e te artit ne te gjtha zhanret e tij. Arti, librat,muzika e bukur eshte basterduar e zevendesuar me te shemtuaren me fjalorin e piste e vulgar. Muzika e shpirtit e pastertise se zemres I eshte dorezuar rrepit e qepit te zezakeve me fjalorin dhe levizjet e tyre neveritese e te peshtira. Filmat kane degraduar vetem me vampirat alienate, vrasje , perdhunime , nuk ka cfare morali te te mesojne apo tu mesosh femijeve. Mos te flasim per librat apo pikturat. Hollywood eshte pislliku dhe fatekeqesia e njerezimit.
    Vacja ishte e madhe dhe I takon nje gjenerate te paperseritshme te artit e kultures shqipetare.

    Reply to this comment
  8. ish-polic February 7, 08:12

    muzika shqiptare e sotme eshte qesharake. Tekstet sidomos jane pa piken e frymezimit, ca vargje mediokre, pa asnje ndjenje brenda, duket qe behen nga njerez bosh. Dhe nuk ka si ndosh ndryshe, ne nje ambjent ku ka vdekur shpirti dhe vlere ka vetem ajo letra e stampuar qe ka emrin e djalit te mbretit te vetshpallur Ahmet

    Reply to this comment
  9. nina February 7, 09:21

    Vacja ,njehere ka lindur, me te do krenohemi brez pas brezi, ajo do jete nje gjerdan i bukur perlash, ne Shqiperine tone!!!

    Reply to this comment
  10. Aliu nga Selenic February 7, 09:38

    Nje shkrim shume i pranueshem dhe domethenes. Eshte verte se ne ket kohe vlerat jane neprkembur ne ate menyre sa c`do gje po “korrigjohet” Po korrigjohet, artisti i vertet humbe vreat ndersa servilet dhe te ndyrit dalin dhe marrin cmime. Kjo vrehet kudo. Pozitiviteti eshte ne lufte me negativen ne te gjiutha drejtimet, ne te gjitha aspekte. Kudo ku ta prekesh e gjen kete.Nje student sado i mire te jet me shume dhe kollai gjen vend pune nje qe e ka blere deftesen se sa nje qe eshte keputur duke studiouar.
    Po keshtu edhe ne arte, edhe ne shkence edhe ne histori, patrioti behet “tardhetar” ndersa Tradhetari behet “patriot” keto kane mbuluar shoqerin ton shqiptare.
    Vace Zela ky bilbil i Adriatikut ruajti statukojen e vet qe ja dhe ai sistem 50 vjecare .
    Neve sote qe jemi rritur me zerin e saje, qe jemi burreuar me zerin e saj e kujtome me rrespekte dhe nderime te madhe kete artiste te pa zevendsueshme nga askushe.

    Reply to this comment
  11. Kengetari February 7, 10:18

    A i mbani mend ministrat, zevendesministrat, sekretaret e pergjithshem te ministrive, drejtoret e drejtorive te ketyre 23 viteve te fundit? Po anetaret e gjykatave te te gjitha niveleve? po shumicen e deputeteve qe nuk e hapen gojne kurre? Perse sot kujtojme dhe do te kujtojme gjithmone Vace Zelen? Ketu duhej te fillonte diskutimi mediatik mbi humbjen e kesaj kengetareje te madhe. Ne se Vace Zela do te kishte jetuar keto 23 vite ne Shqiperi ajo do te merrte nje pension varfanjakesh ne zyrat e pista te pensioneve. Me pak fjale do te kishte vdekur per buken e gojes dhe do te ishte dergjur ne spitalet afrikane te Shqiperise. Prandaj eshte koha ti japim fund hipokrizise politke-shoqerore-mediatike dhe ta shohim te verteten ne sy.

    Reply to this comment
  12. miri February 7, 12:20

    ate qe i takonte ta bente shqiperia e beri zvicera. shendetesia shqiptare ka falimentuar turp …….legjenda shqiptare te rrinte 20 vjet larg atdheut, dhe prap kerkoi te prehet ne atdhe……..politika sot duhet te heshte……i takon popullit shqiptare ti thote FALEMINDERIT VACE ZELA, LEGJENDA E KOMBIT.

    Reply to this comment
  13. TROJA February 7, 13:48

    Shume therese i nderuar z.Mero.Kush ka mesuar te lexoje ne rrethat e tua,duhet te kuptoje se sot,ate duhet ta percjelle vegjelia,artistet,e kengetaret,brezi i saj dhe brezi i ri i njerezve te ndershem,njerezit qe e duan Atdheun,token dhe kane punuar qe te lene diçka mbrapa.Aty nuk duhet te jene ajo gjenerate e politikaneve hajna,matrapaze,kriminele,grabites qe edhe se kishin shume ne dore per te bere per kete popull,vetem e poshteruan,vetem e grabiten,vetem e injoruan.Vaçe Zela i takon popullit te saj te thjeshte nga doli dhe i sherbeu,duke ngritur ne nivelet me te larta muziken shqiptare.
    Vaçe Zela,do mbetet e pa haruar,jo vetem per njerezit e muzikes,por per gjithe nje komb,ku respekti do jete i perhershem.

    Reply to this comment
  14. arben kasmollari February 7, 14:54

    Mero ketu ja fute kot, YLLI MBETET YLL. Ne cdo sistem si do qe te jete MBRETERESHA LIND E TILLE DHE VDES E TILLE.

    Reply to this comment
    • enea February 7, 17:12

      Mero nuk thote qe ajo nuk do mbetej yll, Mero e ka tek sistemi.
      Nese sot perballe do vihej Ciljeta me Vacen, njerezit so shkonin tek Ciljeta, sepse Ciljeta ka shalet dhe gjoksin perjashta. Plus qe Ciljeta eshte e preferuara e horrave te PD….keshtu qe mos u anko shume

      Reply to this comment
  15. Bilal camurri February 7, 16:49

    23 vjet regres ne art ne kulture,sot na e kujton artistja Vace Zela.Shqiperia ka nevoje per qytetari,per vlera,per tradite.kulture.Ja ne c`gjendje na sollen amatorite provincjale,kultura e big brother!Shqiptare,hiqni dore nga katundarizimi i muzikes,hiqni dore nga Sinani,mandi nish.tulles,tallavaja,bojkotojini! Bejeni dasmen me kenget e vace Zeles,usta Laver Bariut,Isuf Myzyrit,Jeni kthyer ne popull magjyp!

    Reply to this comment
  16. . February 7, 19:15

    dje u ndave nga ne fizikisht ,por kurre dhe asnjehere nga zemra jone MBRETERESHA EMUZIKES.Kjo do te jete dite zije per kombin por do te jete dita qe sdo te harrohet ne zemrat e te gjithe shqiptareve.Zeri yt do te mbetet si ikona me e madhe e muzikes tone. MBRETERESHE LAMTUMIRE do te themi vetem per sot, gjithmone do te jeshe kudo dhe ne te gjithe HISTORINE E MUZIKES SONE. Muzika humbi bijen e saj por kurre ZERIN e saj . Ishe je do te jeshe MINA E MUZIKES SHQIPTARE. Ne sot vajtojme pre ty por krenohemi se kishim nje MBRETERESHE. LAMTUMIRE VACE ZELA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*