“Nëse Basha do të mbajë karrigen, s’është çudi humbja”

April 26, 2018 16:09

“Nëse Basha do të mbajë karrigen, s’është çudi humbja”

Në radhën e kritikëve të Lulzim Bashës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryetarit kur humb zgjedhjet, shtohet edhe Dashamir Shehi.

Kreu i LZHK-së thotë se një përcaktim i tillë duhet të ishte reflektuar në ndryshimet e reja statutore, që pritet t’i kalojnë për votim Kuvendit Kombëtar.

 “Kush humb zgjedhjet s’duhet të rrijë më. Duhet të kishte një gjë të shkruajtur, unë them po”, thotë Shehi.

Ai i rendit kryetarit të Partisë Demokratike tri arsye që, sipas tij, e çuan këtë forcë politike në disfatën e 25 qershorit.

Sipas Shehit arsyet janë:

  1. Analiza e humbjes së zgjedhjeve, e cila duhej bërë dy muaj pas përfundimit të procesit.
  2. Mos përfshirja në nivelin e duhur në Reformën në Drejtësi.
  3. Tërheqja nga Reforma Administrative, që çoi në fitoren e Ramës.

Kreu i LZHK-së e fton Bashën që të hapë partinë, të lejojë mendimin ndryshe dhe të shkohet drejt një fronti të madh.

“Formula e bashkimit është të pranojmë të ndryshmen. PD do hapur fare për korrente të ndryshme politike, do hequr gardhi fare. Ta bëjmë front nëse duam të rikthehemi forcë qeverisëse. Debati brenda vetes është i shëndetshëm. Do bërë që tani që në zgjedhje të jenë platformat që bashkojnë njerëzit. Kush ka frikë nga debati s’ka gjë në vijë. Për të hapur një faqe të re i takon Bashës të bëjë një hap të madh, të bëjë revolucionarin, të dali dhe t’u thotë se ju keni korrentin tuaj, se kjo bashkon…kjo është mënyra për të bërë politikë.”

Në të kundërt, Shehi paralajmëron një skenar akoma dhe më të zymtë për Partinë Demokratike, se ai i dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Nëse gjithkush do të mbajë karrigen e vetë, s’është çudi që në zgjedhjet e tjera kjo karrige të bëhet më e vogël”, ka shtuar së thënuri ai.

s.a/dita

April 26, 2018 16:09
Komento

3 Komente

  1. lus gjithe njerezit me integritet intelektual, te shperthejne, nje dialog pa fund mbi kete teme . April 26, 16:48

    Hej njerez; mongol janki latin kinez,shqiptar intelektual qorra horra apo shenjtor; A mund te m’a shpjegoj njeri ju lutem, pse s’duhet te humbe shehi (basha) rama (edi) meta trampi klingtoni di maio apo cinque stelle, kundrejt njeri tjetrit!?!?!?!? kuptoni gje ju, dini te m’a thoni, apo jeni si une ?!?!?!?!?

    Reply to this comment
  2. Duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e djallit,Drejtesia do te BEHET. April 26, 17:32

    O Dash,bashivici e ramavici me sozi do te humbe,sido qe ti formulojne ata ndryshimet ne reformen zgjedhore.Me delirin e maddheshtise dhe nuke ka bire nene apo bire kurve qe te me zbrese mua nga krieministri e krietare i partise,ata me shume ja rendojne vetes faturen qe do te paguajne..Kohes se delirit te madheshtise me gishtin nga pas dhe loteve te krokodilerve,i mbaroje vaji kandilit.Duan apo nuke duan ramovicer,metavicer e bashavicer e nanovicet me berishavicet ne hije me sozi,Drejtesia do te BEHET.Kohes shit kelysher dhe ushqe ulkonjen vate e shkoje,perderisa populli,SHBA e BE kerkuan me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Delriminalizimit.Besoni,binduni dhe rrefehuni nje here te vetme ne jete,qe bashavicet me ramavicet me sozi populli,SHBA,BE e Ligji dhe Zoti ti meshirojne.

    Reply to this comment
  3. Armandi April 27, 05:59

    Ndro rakine Dash ,s’po te mbajne me kembet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*