“Nëse çmenduria çohet deri në fund…”, Basha paralajmëron Ramën për ligjin e medias

December 16, 2019 11:02

“Nëse çmenduria çohet deri në fund…”, Basha paralajmëron Ramën për ligjin e medias

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në tryezën për lirinë e medias se nëse Parlamenti kalon këtë të premte paketën anti-shpifje, opozita jo vetëm nuk do ta njohë, por do të bëjë gjithçka për ta zhbërë këtë ligj.

Sipas Bashës, opozita do përpiqet të varrosë njëherë e përgjithmonë çdo mundësi të qeverisë për ta trajtuar pushtetin e katërt si shtojcë apo bezdi që i duhet mbyllur goja me kërcënime e para.

“Synimi ynë është t’i japim vendit të gjitha instrumentet për të mbyllur njëherë e përgjithmonë derën e hambarit të tranzicionit dhe për ta zhvendosur median përfundimisht në standardet e lirisë evropiane. Nëse çmenduria çohet deri në fund ditën e premte nga Parlamenti, opozita jo vetëm nuk do ta njohë, por do bëjë çdo gjë që ta zhbëjë këtë legjislacion, ndërkohë që do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm brenda e jashtë vendit për të pezulluar, sprapsur e anuluar çdo masë të tillë arbitrare.

Së treti, për ne është e domosdoshme që këtë partneritet duam ta përkthejmë në një bashkëpunim konkret, që t’i japë çdo gazetari, punonjës të medias, apo qytetari shqiptar, që të jetë rregullator dhe të varrosë çdo mundësi të qeverisë për të trajtuar pushtetin e katërt si një shtojcë apo bezdi që i duhet mbyllur goja me kërcënime, para apo çdo formë tjetër. Kjo që po ndodh është dramatike.

Nuk ka ironi më të madhe, që shteti i përzgjedhur në kulmin e krizës për të marrë kryesimin e OSBE e nis këtë me një paralajmërim për një sjellje rrugaçërore për lirinë e medias. Me këtë dua të shpreh mirënjohje për organizatat ndërkombëtare që kanë ngritur zërin për t’iu ndihmuar, si dhe dua të bëj një thirrje për t’u bashkuar në këtë betejë, në këtë kaos, që është e gazetarëve, medias, por mbi të gjitha e qytetarëve”, deklaroi Basha.

j.l./ dita

December 16, 2019 11:02
Komento

4 Komente

  1. z December 16, 11:08

    Nuk e kisha menduar kurre se Dita do te binte kaq poshte…..me Bashen? Sic duket mediokret takohen nje Dite.

    Reply to this comment
    • Hosteni December 16, 14:07

      Pas dy vitesh do e kesh kryeminister kete hajdut, sipas marreveshjes me kryeministrin aktual po ashtu hajdut.

      Reply to this comment
    • Djalli ju premton parajsen December 17, 00:49

      Ti qe shpike babalizmat nuk te pelqejne ligjet sepse do te perdoresh mashtrimin dhe genjeshtren per te ndryshuar mendjet e njerezve te votojne per ty. E ke te kote. z. Rama ju mbeshtesim nje mije per qind per ligjin qe po beni. Bjeruni te shiturve te mediave online. Qindin ju beni. Prejunin parate e genjeshtrave! Ky zagari edhe me djallin premton te behet vetem e vetem te vije ne pushtet. Por me kot e ke more hajdut e kriminel i Serbise, more maskara qe shpike historine e verdhe te tranplsanteve te organeve, dhe qe ja shite detin Greqise, ashtu si baballaret e tu Esta Pasha qe ju shiti Shkodren serbeve dhe malazezeve dhe Ahmet Qen Zogollit qe ja u fali ishullin dhe Kishen e mrekullueshme te ndertuar nga Perandori Justinian ne Shen Naum, serbeve qe e sollen ne pushtet. Ti je maskarai qe bere te punohet per nje ligj te tille per te ndaluar genjeshtrat e tua. Ti me Cim Peket dhe maskarenjte e Shkelzenit me parate e Serbise dhe Athines.

      Reply to this comment
  2. shqiponja e zezë December 16, 13:36

    Gazeta Dita çfarë bëni kështu, nuk digjet jorgani për një plesht e jo më Shqipëria. Nuk mund të jeni kaq të njëanshëm pse Edi Rama solli eshtrat eMithat Frashërit që fundi fundit ishte intelektual njeri i ditur atdhetar dhe nga familja e patriotëve të mëdhenj Frashëri. Qëbënë Shqipërinë dhe ne Shqiptarët u kemi borxh gjithçka.kini kujdes se po iku ky që ju sulmoni do vin ata dhe ju e dini shumë mir se kush jan e keni provuanë lëkurë. Dhe po erdhën ata do pinë edhe pikat e fundit të gjakut këtij vendi . Se aq lan kur ikën qelbësirat disa pika. Herën e parë kur i votuam ishim të rinj nuk dinim herën e dytë budallenj herën e tretë do na vrasi zoti nuk do na fali kurrë. Kaq vendosni vet . Ama nesër go jet vonë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim