Nëse dikush ankohet se vuan nga çensura nuk ka talent

August 28, 2018 09:41

Nëse dikush ankohet se vuan nga çensura nuk ka talent

I nderuar z.Kryeredaktor

Lexova në “Dita” shkrimin e gazetarit të mirënjohur Bedri Islami: “Përgjigjja e Kadaresë ndaj çensorëve”, ku  ri-trajtohej tema e “dekomunistizimit” të veprave artistike të kohës së socializmit alias komunizmit enverian, rikthyer në politikë nga PD, nisur nga një projekt-ligj të PD-së ku sipas një prononcim për shtyp të Alibeajt të PD-së.. aludohej Kadare si shkrimtar, veprat e të cilit, nuk janë të dekomunistizuara!

Por deri këtu s’ka asgjë për tu shqetësuar, se çensura tek ne edhe në letërsi dhe art nuk ka asnjë rrezik të rikthehet më, pamvaresisht retorikave tragjikomike të përfaqësuesëve qesharak të PD-së së Lul Bashës. Por më bëri të bëj këtë koment pasi autori i shkrimit, për të para-ngritur piedestalin “Kadare” paska shkuar shumë larg në kohera të panjohura duke e filluar nga Ksenofani i Kolofonit dhe duke e mbyllur hosananë me Perandorin e Parë Kinez, Shih Huang Ti, por pa i permendur emrin qe e ka patur Qin Shi Huang ose “Perandori i parë i Qin”, 259-210 para Krishtit)..por me mire do te ishte ta mbyllte me Perandorin e fundit kinez, Mao Ce Dunin, se veprat tona te realizmit socialist dhe ato te Kardarese vulen e fundit e kan prej tij dhe shumica e tyre pershkohen nga ky ai qe quhet “fill i kuq kinez..!

Por ka harruar te permend Ligjin e Athines së Lashtë të Ostracizmit (që ju dha’ “mërgim të ndershëm” dhe dëboi-dengdisi shumë dijetar dhe heronjë gekë gjoja se po i bënin hije kulturës helenistike të kohës, bile dhe kryheroin grek Themistokliun, pasi doli me origjinë persiane..por persianët nuk e çensuruan as persekutuan se s’ishin ballkanas por e vunë kryetar të Persepolisit..etj), dhe kjo me shqetësimin se ligji ka qëllim për të asgjësuar të kaluarën letrare, por as i shkon ndër mend të përmend dhe pohoj se në shqipërinë enveriane është asgjësuar letërisia dhe artet dhe gjithka e vyer e ketij vendi..paçka se duhet thënë që në krye të herës se Kadare është një nga shkrimtarët më me talent te shekullit te kaluar dhe ka lene disa vepra të mira,..por shumica e veprave të tij janë sipas substratit-gjiriz solonian të kohës.

Por problemi i çmimit Nobel të tij është i sajuar dhe ekziston vetëm në mendjet raja’ shqiptare, që herë pas here shqetësohen se mos cënohet ai, njëshi i shkrimtarëve dhe në fund për të ripërmendur problemin e tij inekzistent për çmimin Nobel “të ëndërruar” të shkrimtarit tonë Ismail Kadare(?!) dhe frika për cënimin e biografisë së tij dhe për këtë merrej si “modus viventi” për të rihapur këtë temë tashmë të bajatshme, një prononcim për shtyp të Alibeajt të PD-së..dhe draft-ligjit PD-ist për dekomunistizimin e veprave të socializmit..?!

Dhe harrohen në mënyrën më barbare veprat e pabotuara të dhjetra shkrimtarëve dhe artistëve, apo dhe filozofëve të këtij vendi, që nga Sejfulla Malëshova, Kasëm Trebeshina, Zef Mala, Vilson Blloshmi, etj..dhe që u muar jeta tërë medndjeve të ndritura të ketij vendi dhe sot jemi në këtë derexhe dhe vazhdojmë t’i bëjmë hosanara kohës së Enverit dhe injorojmë në mënyren më kriminale mendjet e ndritura të këtij vendi..që ose u vranë, ose u denigruan ose u degdisën në ekzil..!

Dhe problemi mendoj unë është se shqetësohemi për moscënimin e biografisë së Ismail Kadaresë, se ky apriori duhet të mbetet “njëshi” i shkrimtarëve shqiptarë dhe se mos “i ndodh gjë me opinionin e Nobelit të ëndërruar apo të supozuar të tij.

Këtu dua të bëj një koment të shkurtër dhe një replikë miqësore me mikun tim Xhevdet Shehu..Paçka se ai mund të thotë, si e permend shpesh një thënie te të madhit Dritëro Agolli: “ti thua mendimin tënd unë tund kokën time..” (dmth nuk jam dakord me ty por pot ë dëgjoij sa për etike..). Sa për çmimi Nobël të shumëpritur të Kadaresë tentohet më kot të manipulohet një opinion i tërë për një gjë që e gjykon komisioni jo-pdist i Nobelit.

Nuk  dua të jap unë mendim nëse e meriton Kadare çmimin Nobel” apo jo. Kjo do të ishte nonsens. Por dua të përmend një rast se kur kam udhëtuar njëherë në Korsikën e Napoleon Bonapartit, në vitët ’90, për të marrë pjesë në një konferencë për pyjet, si përfaqësues i Shqipërisë, kur shkuam për të bërë regjistrimin tek sekretaria dhe njëra prej tyre më pyeti nga je dhe i thashë se jam nga Shqipëria, ajo menjëherë, nxori nga surstari një libër të Kadaresë..dhe tha se “unë po lexoj një libër të Kadaresë..”U çudita por dhe u kënaqa që një franceze, që në pergjithësi janë skeptik ndaj nesh, lexonte një shkrimtar shqiptar..Mirë kjo është kënaqësi për këdo..Por ama edhe duhet thënë së ishte ai sistem dhe vetë Enver Hoxha që promovuan Kadarenë dhe e bënë të njohur në Francë dhe në vende të tjera, se bie fjala mund të promovohej dhe një shkrimtar tjetër’pamvaresisht talentit të padiskutueshëm të tij. Kjo s’do shumë mend dhe asnjë argument se Kadareja, pamvarësisht talentit të tij si shkrimtar, ka qënë i promovuar nga sistemi, dhë veprat e tij i përshkon të tëra “një fill i kuq kinez”.

“Kadaresë merri vetëm “Kronikë në Gurë” dhe të tjerat hidhja në kosh të plehrave, thoshte me mllëf, Kasëm Trebeshina, se këta të dy ishin rivalë se kush ishe vërtetë i pari shkrimtar në Shqipëri. Kjo mbasë është një paranojë mes tyre por rivaliteti i tyre mbeti hije e errët që do ta ndriçojnë kohërat. Bile Trebeshina u prish me mikun e tij, Edi Rama për një opinion të pamatur që Rama shprehu në shtypin e kohës se “Trebeshina e ka zili Kadarenë për shkrimtarin ndërsa Kadareja e ka zili Trebeshinën për disidencën”, dhe që nga ai moment Trebeshina e ndërpreu komunikimin dhe miqësinë me Ramën, pasi Rama i gjykoi  dhe fyeu të dy pa i lexuar asnjërin të plotë veprat sidomos Trebeshinën e pabotuar ende’ dhe  “Odin Mondvalsen-in” e tij (1991), një vepër kafkiane, se dihet që Edi Rama, dhe i ndjeri Ardian Klosi, i kërkuan ndihmën dhe ai ua dha për të bërë një statut të një partie social-demokrate pas v.’90, pastaj Rama, kaloi me PD-në dhe më pas  doli papritur në krye të PS-së.

Dhe sa më sipër Kadareja edhe vetë e pranon se ai ishte pashmangësisht një shkrimtar oborri, dhe prej tij mori spunton e suksesit. Përse nuk u influencua Naim Frashëri nga turkomania e kohës por shkroi vepra shqip dhe u bë direk anike me veprat e tij që iluminuan një popull të tërë dhe do mbeten diamant me vlera sipërore dhe kombformuese për ne dhe gjithë brezat që do të vijnë..për semantikën dhe gjuhën shqipe të kulluar si uj kroj. Apo i madhi Pashko Vasa, që është i pari shkrimtar shqiptar që ka shkruar romanin e parë në mërgim dhe bëri përcaktimin lapidar: “O Shqypni e mjera Shqypni, kush të ka qit me krye n’hi..!..

Dhe debati “Kadare-Trebeshina lë për të dëshëruar për të dy, sidomos për Kadarenë. Nuk arritën të nivelin e fisnikëve Gëtë dhe Shiler, që kur ata ishin në kulmin e tyre dhe gjermanët diskutonin dhe dolën disa shkrime gazetash duke shtruar çeshtjen se kush është më i madh Gëte apo Shiler, Gëte, i fyer, u prononcua vetë në shtypin e kohës duke thënë: “ju lutem mos na fyeni më duke debatuar se kush është më i madh, unë apo Shileri, kjo nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që të dy jemi gjermanë”..!

Ndërsa Kadare dhe Trebeshina mbetën “armiq për jetë a vdekje’, por se kush është shkrimtar më i mirë kjo pak rëndësi ka ndërsa se kush ka lënë vepra të pacensuruara këtë do ta tregojë koha.

Apo Migjeni i madh që “luftoi” dhe shkruajti vargje të lira si një vigan i vërtetë liberator, dhe është aq i madh sa ne ndoshta s’e meritojmë si komb se edhe sot nuk arrijme ta vlerësojmë, dhe nuk bëri asnjëhere hosanara për regjimin zogollian të kohës..dhe mbeti një shkrimtar i madh dhe i pavdekshëm për vegjëlinë. Dhe nga ky qendrim intrasigjen i tij në një përvjetor të Republikës, në vitet ’35 Mbreti Zog promovoi tre shkrimtarë: Naim Frashërin, Ndre Mjedën dhe Gjergj Fishtën, dhe jo Migjenin, që ishte më i madhi i të mëdhenjëve sepse ai ishte talent që s’pranoi çensurë.

Dhe në epokën tonë përse nuk u influencua Lasgush Poradeci apo dhe Xhevahir Spahiu dhe të tjerë nga dogmat e kohës por bën poezi që lexohen me endje në çdo kohë! Se kur Enveri i thanë një takim Lasgush Poradecit se “ti Lasgush bën poezi të mira, por bëji pak më të thjeshta, që ti lexoj-kuptoj populli, ai iu përgjigj: po shoku Enver, por unë e di që populli ynë pëlqen më shumë zërin e këndezit se sa zërin e bilbilit, se është mësuar që këndezi e zgjon në mëngjez, por unë jam zë bilbili, kush të më lexoj, le të më lexoj..”

Ose i madhi Eqrem Çabej, përse nuk u influencua nga megallomanizmat dogmatike të Enver Hoxhës, për të “vërtetuar” origjinen tonë pellazgjike,…por bëri një punë skrupuloze për gjuhën shqipe, duke ju referuar vetëm dokumentave historike dhe ka mbetur e pacënuar definicioni i tij për gjuhën shqipe si gjuhë “iliro-thrake” dhë të tjerë gjuhëtarë më pas dhe sot që duan të bëjnë revizion dhe botime profante per gjuhen dhe per te rishikuar të teorinë etij mbeten thjeshtë profant dhe mediokër dhe ai punoi tërë jetën pa patur asnjë ndikin politik apo dogmatik të kohës. Po ashtu edhe Kristo Frashëri, Shaban Demiraj,..etj..

Talenti nuk pranon çencurë, nëse dikush ankohet se vuan nga çensura nuk është talent – thoshte Kasëm Trebeshina. Ka vite që herë pas here dhe shpesh në stinë vere, që s’kemi me çfarë të merremi, se dimë të merremi vetëm me tema politike dhe patriotike dhe s’sheh dhe s’shkruan kush se ç’po ndodh me këtë komb që po i bjerrin vlerat përditë..

Të mos mbetemi përjetesisht siç thoshin latinët “albanus adversusu albanus’ (shqiptari kundër shqiptarit..), se pastaj mbetemi tek përcaktimi që na ka bërë Car Stefan Dushani, që në sh. XIV-të, që thoshte se “shqiptarët po deshe ti sundosh nuk ka nevoje ti sulmosh me luftë, mjafton ti futësh pak në grindje njëri-me-tjetrin..!. Por mbtet postulat ajo qe tha në një takim që pata më Kasëm Trebeshinën, në ditët e fundit të jetës se tij, se “këto që shkruajmë ne janë trillime, ajo që mbetet është mbrojtja e llojit”.

———————-

Mehmet Metaj

Executive Director, ALBAFOREST CENTRE

August 28, 2018 09:41
Komento

19 Komente

  1. Messerschmidt August 28, 10:04

    “por persianët nuk e çensuruan as persekutuan se s’ishin ballkanas por e vunë kryetar të Persepolisit..etj), ”

    Kaq mjafton tha ….p….. kali ne dere te hanit !!!

    Reply to this comment
  2. "Nëse dikush ankohet se vuan nga çensura nuk ka talent" August 28, 10:07

    HAAAAAAAAAAAAAAAA
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

    (da könnte ich tot lachen )

    lexon titullin e s’ke si ta mbash te qeshurin qe ajo idiotesi
    e asaj bote atje sprucon !

    ( kta sternipat e nastradinit ,kan nji tip llogjike /humori ,qe per nji shoqeri te tipit Europian ,pra qytetare ,per kohen qe jetojme ;
    eshte teper e veshtire ta sjellesh ne treg !!!
    – Por ja, kta guxojn ,
    kta kane ligjet e tyre ne ke te Bote ,
    ke kta gjithcka funxionon # rest der Welt !

    – shif tregun atje si funxionon ,
    gjithcka e skaduar e kupton ,se per cfar malli behet fjale .)

    Reply to this comment
    • Tartufi August 28, 11:44

      Me mire ne Gjirokaster I lire si birbili
      se sa ne Tirane,shkrimtar si Ismaili.

      A ja vlen kur nje vrases !
      te thoshte [ Malo ] me mburje
      kur gjith burrat e Shqiperise
      lengonin Brenda ne mure.

      Pederasti I madh Ismailit I fliste me perkedheli [ Malo ] ne shkurtimisht . Si gjithmone qesharaker,, te mencurit e kane fshire bythen me librat e tyre atehere kur na duheshin per letra ne hale. Qesharaket u kujtuan tani ,.

      Reply to this comment
  3. vasili August 28, 17:48

    mehmet mutaj,verteton per te miliarden here thenien e Ajnshtajnit,qe inteligjenca njerzore ka kufijt e saj kurse injoranca dhe budallallaku,nuk njeh kufij.
    Por mahmuti,eshte megjithate me fat qe ka lindur ketu, Dhe kjo lloj specie vazhdon te beje perpara,me para dhe pune,aty arrijne sa te nxjerrin dhe surrane ne gazete.

    Reply to this comment
  4. demo August 28, 19:10

    Rrofte kryeredaktori i gazetes Dita,qe nuk i censuron
    lloqet.Vetem ketu cdo gjeni shijon LIVE idjotllekun e vet..
    Zoti i madh nuk na beri 3 miljarde si kinezet,por na la 3 miljone.Ku t`i mbante ky vend i vogel 3 miljone gjeni?Prandaj zoti ka vendosur te na pergjysmoje perseri kete shekull.

    Reply to this comment
  5. Mehmet Metaj August 29, 12:58

    Per komentuasin Vasil-anonimin-qe shkruajne si vemje i Kadarese: Une nuk gjykoj Kadarene se a eshte apo s’eshte shkrimtar i madh, se kjo s’do shume mend, qe s’eshte shkimtar i madh, por nje shkrimtar i mire me talent por i vogel si njeri,ose shume i vogel, qe e ve ne dyshim dhe artin e tij,..dhe qe se meriton fare Nobelin,..mjafton te kujtojme se persekutoj djalin qe dahsuronte vajzen e tij, se s’ishte me biografi te mire, i sugjeruar nga sigurimi i shtetit i kohes, dhe vetem per kete deshmon se s’eshte njeri i madh, dhe a dini ju nje rast ne bote qe nje shkrimtar i madh te mos jete dhe njeri i madh, qe nga Homeri, Eskili, Sofokliu, Dante, Sheksiri, Servantesi, ..dhe Gete, Shileri, apo..Leon Tolstoi, Dostojevski, Pasternaku, Kafka, Hygoi,e deri tek Milan Kundera, qe kur i dhane cmimin ‘Kadare’, e refuzoi dhe tha: “nuk mund te marre nje cmim qe mban emrin e nje shkrimtari nen nivelin tin..”..etj..

    Reply to this comment
    • vasili August 30, 15:43

      Jam shprehur per tere kohen qe duhet ndare Ismaili si njeri me Kadaren si shkrimtar.
      Ismaili si njeri eshte ndjere dhe jo i sinqerte.
      Ka bere dhe vargje te thekeshme per partine dhe envere,por nuk i ka shpjeguar perse.
      Duke qene dhe u ndjere si i vertete si Kadare te Pallati i endrrave,apo tek pasazhe te forta anti regjim ne jo pak vepra te tjera,keto lavde qe shkarraviti per regjimin i ngjajne njeriut tek vepra e tij ´´Shkaba´´,qe per tu ngjitur lart drej drites me ane te shkabes,i jepte asaj copa mishi nga trupi i vet,ne kembim te kesaj.
      E shoh qe ke njohuri fare te pakta mamut, per jeten e shkrimtareve gjeniale.
      Gjeniu si njeri zakonisht eshte eksentrik dhe jo i zakonshem:Psh,Servantesi ka bere dhe burg per fallsifikim,Tolstoi ka qene nje seksopil i semure duke e detyruar jo rralle gruan e tij gjermane te bente seks,Dostojevski ka qene nje kumarxhi i semure,apo nobelisti Knut Hamsun,qe perkrahu nazistin Kuisling,apo poeti i madh Ezra Pound,i thuri lavde fashizmit etj,etj.
      Ndodh gjithmone ne sojin jo te paket te mamuteve,qe duke eksopzuar vehten e fundosin keq ate:
      Lexoni cfare thote mamuti:Une nuk gjykoj Kadarene se eshte apo nuk eshte shkrimtar i madh(dhe ne vazhdim i ngrati mamut harron)se kjo nuk do shume mend qe s éshte shkrimtar i madh.
      Aq sa nje shimpaze mund te kuptoj teorine e relativitetit,aq dhe lloji i mamuteve,mund te kuptoje nga gjenia letrare e Kadarese.
      Por lloji i mamuteve eshte me fat,qe ka lindur ne kete vend,qe mbahet i pushtuar dhe shkerdhehet nga bandat e mamutet te medhenj meta-sali,qe i hedhin kocka dhe mish nga trupi i mememdheut mamuteve te vegjel.

      Reply to this comment
  6. lloji i mamuteve,mund te kuptoje nga gjenia letrare e Kadarese August 30, 16:09

    vasili,

    dhe ku e shef ti kte “gjenialitet te kriminelit komunist” ?

    ke ajo se, kadare eshte njikohesishte intrigant/kriminel

    hipokrit e krakter rropsie ,pa ndjenje kombetare ?

    Apo vertet ne letrat e ktij kamufluesi te pafytyre ,
    qe edhe pse e financoj ai shtet ,per 40-vjet dhe
    e beri shkrimtar
    nuk ja diti kurr per nder dhe si dha asgje mbrapsh .

    Tjetra ,mos e fryni shume tollumbacen e
    vepres se tij ,
    sepse mundet tju plasi turnjeve
    ju pseudoLetrareve .

    Na ndrico pak te lutem ,
    dicka nga vepra e tij me e mire
    se keni 60-vjet se lehuri prane mullarit kadare.

    Reply to this comment
  7. GRANIT DRENICA August 31, 18:01

    Një njeri që i ndërron fytyrat dhe qëndrimet ( ani, sidomos, një KRIJUES) jo për shkak të domosdoshmërisë, po për shkaqe “TË MODËS së ditës”, ai njeri është një KURRKUSHI; është një HIÇ, është një SKURIQ-HIÇ dhe një HIÇ-SKURIQ ! …Ismail Kadare, vetëm deri në vitin 1990 ka qenë shkrimtar i madh dhe shkrimtar i vërtetë; por, pas vitit 1990, Ismai Kadare, kur filloi t’i ndërrojë FYTYRAT e t’i DREDH BYTHËT, Ismajli i shkretë e “vrau identitetin e vet” dhe u shndërrua në një plurifytyrëdredhabythë; në një bythëfytyrëbythë dhe fytyrëbythëfytyrë për YRNEK !

    Reply to this comment
  8. ALBAN DEGA September 2, 08:14

    Replike me hicat dhe kerricat

    From: Alban Dega
    Date: August 30, 2018 at 6:41:42 AM EDT

    NUK LEJOJNE KOMENTE NE DITA !?

    Ne cfare planeti jeton apo ke problem me shikimin !
    Nuk ka analize serioze ne Dita ku numri I komenteve te mos i kalojne tri shifrat !
    Ti thua nuk botohen komente!
    Ka komente qe i kalojne gjatesine e analizave apo artikujve te redaksise … !
    Ti thua ka censure tek Dita!
    Ka komente krejt jashte teme !
    Ti thua nuk lejohen mendime te Dita !
    Ka komente qe perseriten pike per pike 2-3 here tek i njejti shkrim!
    Kjo ndodhe edhe per aresye teknike, per cka moderatoret duhet te vene dore dhe ti qethin pa meshire duke lene variantin e fundit pasi e neveritin jo vetem lexuesin por edhe autorin cka ka ndodhur disa here edhe me komentet e mia qe per nje gabim drejtshkrimor gjate postimit qe prekte permbajtjen eshte postuar edhe 3 here dhe botuar tre here !
    Ti thua nuk gjejme hapesire !
    Ka komente ala Intelegomari, ala Markuku, ala Anticensure, ala Clausi, ala Infoanali-stiku, ala BLACK SWAM- Korbi i Zi i Vicidolit…
    Ti ia fut kot qe te dali plot dhe akuzon Dita !
    Meso te lexosh para se te shkruash!
    Dita e botuesve Dabulla dhe Thanos, Tema e Mero Bazes nuk jane as RD- ja e Bledi Babales, as Panorama e Mafias se Pogradecit, as 55 e Fahri Derrit Mach te Berishes, hajnia te Gerdecit, bashke vrasesin te 21 janarit… as !
    Jane dy mediat me liberale, me te lexuara, me te komentuara, me tolerante, me te lira e me te pavarura ne te gjitha mediat shqiptare!
    Kane qendrimet e veta, por jane te hapura ndaj mendimit te lire…
    Kjo eshte aresyeja qe jane gazetat me te klikuara e me te komentuara, gazetat me te lexuara ne Shqiperi !
    Me shume lexohet e komentohet nje pordhe ne to se nje bombe tek te gjitha mediat e Kazanit te Vicidolit te marra se bashku !
    Kjo per merite jo vetem te botuesve e kryeredaktoreve te tyre, por edhe te pendave me te mprehta e mendjeve me te ndritura te publicistikes shqiptare si Viktor Malaj e Bedri Islami, Lorenc Vangjeli e Skender Minxhozi, Arben Duka e Moikom Zeqo… e temave te mprehta e mesazheve demokratike e liridashese, atdhetare, te se vertetes qe ato percjellin tek lexuesit !
    Jane dy sojsez shkarrashkruesish qe akuzojne Diten dhe Temen per censure: hicat dhe kerricat !

    Reply to this comment
    • ALBAN DEGA September 2, 11:41

      SQARIM –

      KJO REPLIKE NUM KA LIDHJE ME SHKRIMIN E ZOTIT MEHMET METAJ.
      AI ESHTE NJE NGA PENDAT ME TE MIRA E MENDJET ME TE NDRITURA QE KOMENTON DHE SHKRUAN NE KETE GAZETE.
      PERKUNDRAZI ESHTE NJE REPLIKE ME DISA KOMENTUES SHKARRASHKRUES E ZHURMUESIN TE OAGUAR OSE VULLNETAR TE BANDES SE GANGSTEREVE TE VICIDOLIT QE ANKOHEN PER GJOJA CENSUREN E DITES APO TEMES !
      NUK JAM DAKORD ME DISA NGA MENDIMET E ZOTIT METAJ PER LETERSINE SHQIPE SIDOMOS PER ISMAIL KADARENE TE SHPREHURA NE KETE KETER TE TIJ.
      POR AJO ESHTE TEME BE VETE!

      Reply to this comment
  9. ALBAN DEGA September 2, 11:32

    Replike vellazerore me fakte te gjalla
    me Mehmet Metaj

    ISMAIL KADARE- SHKRIMTAR I MADH E SHQIPTAR I MADH

    – Vetem talenti promovon talentin !

    – Ismail Kadare lisi me i madh i letrave shqipe !

    – Nga lufta midis vellezerve ka vetem te humbur …

    Ka gati 30 vjet qe komunizmi ne Shqiperi e hengri vetveten.
    Ka mbi 33 vjet qe Enver Hoxha ashtu si cdo shtrige pasi hengri kokat e bijve te vet “u takua me Marksin” sic thone kinezet .
    Me gjej nje shkrimtar, nje poet nje romancier shqiptar qe jo vetem nuk ra por shkelqeu edhe me shume se kurre, qe u botua dhe ribotua me shume se e sa Ismail Kadare pas Enverit dhe sociafikes se tij !
    Shkrimtari, krijuesi, artisti, shkencetari, politikani, filozofi… njeriu i madh nuk vdes kurre…
    Nje shembull konkret:
    Sa kokrra molle, arra, geshtenja te pjekura, kokrra bresheri mund te kene rene mbi kokat e ster… stergjysherve tu e te mite e ne mbare Boten !?
    Me triliona!?
    U desh nje kokerr molle qe te binte mbi koken e Isak Njutonit qe te zbulonte nje nga ligjet me te medha te njerezimit: Ligjin e Rendeses, ose Gravitacionit, sic e quajne ata qe i dine me mire gjuhet e huaja se gjuhen tone te Nenes!
    Pse Teorema e Pitagores, pikturat e Degasve, kompozimet e Bethovenit, Moxartit… kenget e Bitellsave, Majkell Xheksonit, Eminemi, cunaku Biber, zbulimet e Ajnshtajnit, shpikjet e Rrotes, Busulles… e deri tek Apple e I-phonit … emrat e Homerit, Omar Khajamit, Aristotelit, Ptolemeut, Plutonit, Cezarit, Aleksandrit te Madh, Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, Xhorxh Washingtonit, Abraham Linkolnit, Rusveltit, Xhon Kenedit, Bill Klintonit, WInston Churchillit, Henri Kisingerit… Nene Terezes,mbeten emblema ne fushat e veta.
    Mbeten me te gjalle se 7.5 miliarde te gjalleve sot …
    Jam i sigurte se e di qe edhe vitin e fundit, plot 9 vjet pas vdekjes Majkell Xhekson per se vdekuri fitoi me shume para se 99 per qind e kengetareve te gjalle te shquar sot !
    Stiv Jobs vdiq 57 vjec, ne kulmin e krijimtarise se tij revolucionare te teknologjise qe vjeteron vetveten cdo muaj… por vitin e fundit solli me shume fitime se gjeniu tjeter i gjalle Bill Gejts …
    Sigurisht qe e di se vete Nobelsi nuk ka qene as pacifist, as mjek, as humanist, as shkrimtar, as fizikant… por shpikesi i Dinamitit !
    Sidoqofte te gjitha cmimet me prestigjioze ne te gjitha fushat e krijimtarise boterore mbajne emrin e tij ….
    Jam ndofta nga te paret qe e kam quajtur Ismail Kadarene shkrimtar i madh por njeri i vogel ketu e te pakten 35 vjet me pare !
    Kam gabuar ashtu si dhe ti sot !
    A e di cila ka qene aresyeja qesharake pse e kam quajtur ashtu !?
    Dritarja e zyres se punes sime ne ATSH-ne e re tek Ali Demi binte perballe gjimnazit Ismail Qemali. Per te mos bezdisur koleget e mi Aristidh Ristani, Agron Koka, Maksim Sinemati… kur ndizja cigaret hapja dritaren qe binte perballe gjimnazit…
    Pothuajse cdo dite shihja Ismail Kadarene qe mbeshtetej tek kangjelat e tij duke soditur gjimnazistet shtojzovalle duke bere gjimnastike…
    Mendesia provinciale e nje malesori nga Tropoja, te diplomuar ne Institutin e Gjuhes se Pekinit dhe ne nje nga Universitetet me te mira te Botes, ate te Pekinit, ishte shume me e rrenjesor per 17 vjet se bashkejetesa me studente nga pese kontinentet per 4 vjet.
    Gjurmet e Revolucionit te Madh Kulturor Kinez qe edhe ndjenjen me fusible e madhore njerezore, dashurine midis studenteve e vleresonte si degjenerim moral, si herezi… flete rrufete ala Tazibao, qe akoma vazhdonin ne Shqiperi kunder shfaqjeve te huaja borgjezo- revizioniste kishin ndikimin e vet.
    Keto ishin rrethanat psikologjike qe ushtronin ndikimin e vet jo vetem tek une, por edhe te koleget e mi qe ishin ne nje brez me Kadarene per ta pare ate si nje njeri te vogel…
    Per mua Kadareja i madh, gjeni si shkrimtar, “ Gjenerali I Ushtrise se Vdekur”, “ Kronike ne Gur “, “ Dimri i Vetmise se Madhe” qe u ribotua si “ Dimri i Madh “ u kthye ne nje njeri te vogel ne nje “degjenerate borgjezo – revizioniste”, sic e quante nje koleg imi i lindur e rritur ne Tirane, i talentuar, por edhe me konservator se une.
    Me shume se koha e vetmise se madhe ishte koha e cmendurise se madhe deri ne vetkarantine kafkiano- oruwelliane imponuar nga nge faraon ne degradim te plote e te gjithanshem !
    Cila ishte e verteta e ndryshimit te mendesise sime te gabuar !?
    Ate do ta zbuloja pasi Kadareja botón Novelen, per mua nje nga kryeveprat e tij “ Nje Nate me Hene “… Duke e lexuar e rilexuar aty gjeta aresyen e “ gardianit te kofsheve” te gjimnazisteve te “ Ismail Qemalit.
    Duke vezhguar sjelljet, reagimet, bisedat e lira e te ciltera te moshes rinore, psikologjine e tyre, bukurie e tyre …. Kadareja si bleta punetore mblidhte frymezimin, te verteten, nektarin e mjaltit te tij, e romaneve, krijimtarise se tij .
    Eshte kjo aresyeja qe krijimtaria e tij arriti dhe vazhdon te preke majat me te larta, te paarritshme nga asnje shkrimtar tjeter shqiptar deri me sot.
    Ndaj te krahasosh Ismail Kadarene me cilindo shkrimtar tjeter shqiptar aq me teper me Trebeshinen Zoti Metaj eshte si te krahasosh Everestin me kodrat e Saukut!
    Persa i takon cmimit Nobel per krijimtarine e Kadrese sic e jam shkruar ketu e 15 vjet perpara:
    Eshte ne nderi e Cmimit Nobel me teper se per Ismail Kadarene dhenia e ketij cmimi qe me se shumti eshte minuar nga ne “ Albanus Adversus Albanus “
    Eshte fatkeqesi e madhe per nje popull e komb te vogel ne numer por te madh ne qyteterim, histori, kulture, hijeshi pamore e njerezore, mbi nje mbi e nentoke flori qe ka shprehjen filozofike “ I joti mishin ta ha por kickat ti ruan !” qe e kemi kthyer ne nje praktike makaber, vdekatare “ I joti mishin ta ha dhe kockat ti bluan “ !
    Askush nuk e ka fshikulluar me vertetesisht kete dukuri se Fail Konica “ Armiku me i madh i shqiptareve jane shqiptaret “ !
    Cmimi Nobel ne Letersi nuk eshte cmim per njerez te medhenj, por eshte cmim per shkrimtare te medhenj, aq me teper per shkrimtare qe kane hapur nge epoke te re jo vetem ne letersine e nje populli te vogel e kombi te madh, por edhe ne ate boterore si Ismail Kadare.
    Ka gati 28 vjet qe komunizmi shqiptar hengri vete e vet. E hengri vetvetja! Shkoi egerisht deri ne vetvrasje duke shkelur egersisht parmin e babait te “ Kaputalit” por edhe te “Manifestit te Partise Komuniste “ Karl Marksit se … “ Perpara se te merret me cdo lloj veprimtarie tjeter… njeriu duhet te mbushi barkun “!
    Askush si nje nene e mrekullueshme, nje bashkeshorte shembullore, nuk e ka bere jo me mijera faqe sa “ Kapitali” i Karl Marksit per kapitalizmin por me nje fjale: SOCIAFIKJA !
    Jo ne 1985 as ne 1990 apo 1992-shin !
    Qysh me 10 qershor 1974, ne 15 vjetorin e Ditelindjes se vellalit Agimit dhe 18 vjetorin e Ditelindjes sime nena ime Xhemile Hoxhaj Dega na thote:
    “ Nano ky nuk eshte socializmi por SOCIAFIKJA …. “ !
    Nje filozofe me 4 klase fillore duke ruajtur dhente ne bushat e Vladit ne Berishe te Tropojes !
    E per ta mbyllur Zoti Metaj ne shqiptaret si popull e si komb e kemi boll nje cmim Nobel edhe per Njeriun me te madh te Botes, nje rekord te paarritshem, te pathyeshem boteror, Nene Terezen, Gonxhe Bojaxhiun e pavdekshme.
    Pse !?
    1- ituese e Cmimit Nobel te Paqes per humanizmin dhe sakrificat mbi njerezore ! Por nuk eshte e vetmja.
    Cdo vit dikush ose disa e ka marre dhe marrin kete Cmim.
    2- Shenjtore Nene Tereza- Gonxhe Bohaxhiu… Prape nuk eshte e vetmja. Jane me qindra shenjtore e profete te feve te ndryshme!
    3- E treta dhe e verteta cdo gjallese nga me primitivet e deri tek maja e Botes, Njeriu, kane vetem nje Nene. E nga gjiri i popullit e kombit tone shqiptar
    doli e vetmja Nene e Perbotshme, Nene Tereza, Gonxhe Bojaxhiu !
    E as Bota vete nuk mund te kete dy, por vetem nje Nene !
    Ndaj duhet te jemi krenare per krye rekordin Boteror te te gjitha rekordeve…
    Si te tille te gjithe pa perjashtim duhet te jemi krenare nese nje shkrimtar i madh shqiptar si Ismail Kadareja te jete Nobelisti i trete shqiptar pas Nene Terezes dhe Ferid Muratit!
    Amen !
    Nuk mund te jesh as shkrimtar i madh pa qene edhe shqiptar i madh !
    Ismail Kadare eshte edhe shkrimtar edhe njeri, edhe shqiptar i madh !

    Vellazerisht

    Alban Dega, me 2 shtator 2018 ora 5:31 e paraagimit

    Reply to this comment
  10. GRANIT DRENICA September 2, 14:52

    Përgjigje komentit të ALBAN DEGA: “ISMAIL KADARE – SHKRIMTAR I MADH DHE SHQIPTAR I MADH”

    Alban Dega, nuk mund të jetë shkrimtar i madh, po, nuk mund të jetë mbase as shkrimtar i vogël një shkrimtar që, “për shkqe të modës së ditës”, e mohon veten e vetë; e mohon krijimtarinë e vetë; sepse, me mohimin e vetes së vetë të deri djeshëm, SOT, për “kërkesa të modës së¨ sotit”, ai shkrimtarë (krijues), ashtu tregon pakundërshtueshëm se me shkrimet e tij të deri djeshme, ai “NUK KA DITUR ÇKA KA SHKRUAJTUR”; ose, ashtu, thënë më ndryshe, ai tregon se atë që e ka POHUAR dje, sot e MOHON, dhe, kështu, padyshim, edhe atë që do ta thotë SOT, nesër do ta mohojë dhe, kësisoj, për një shkrimtar të tillë, ky avaz, gjithnjë do të vazhdojë, vazhdimisht duke shkruar e vázhdimisht ATË QË E SHKRUAN, DUKE E MOHUAR! …Sepse, o Alban Dega, ti ende nuk e paske t’qartë se MODA KA MË SHUMË FYTYRA E DREDHABYTHJE SESA EDHE MË LAVIRJA E TË GJITHA LAVIREVE!?! Prandaj, që t’ bie shkurt, Ismail Kadare që e mohoj FYTYRËN e vet të prej qenjës së tij si shkrimtar deri në vitin 1990; që i mohoj shkrimet e veta të prej qenjës së tij si shkrimtar e deri në vitin 1990 për shkak “të DREDHABYTHJËS së modës së ditës” dhe për asnjë shkak tjetër, Ismail Kadare në atë mënyrë “E VRAU VETEN”; e bëri veten asisoj -PËR KUJË e PËR VAJ; e bëri veten një shkrimtaruc nëse jo edhe më keq edhe sesa kaq!? …Ismail Kadare, ti, Alban Dega duhesh ta dish mie se, vetëm deri në vitin 1990, prandaj, ka qenë shkrimtar dhe shkrimtar i madh dhe, Ismail Kadare njifet ndër shqiptar dhe në botë si “Ismail Kadare” me veprat që i pat shkruajtur deri në vitin 1990! Dhe, edhe për çmimin “Nobel” Ismail Kadare u pat cilësua dhe përcaktua për vlerën e veprave që i pat shkruajtur deri në vitin 1990! E, ti, Alban Dega, kryenveti e kryeharavan, prandaj thua: “ISMAIL KADARE – SHKRIMTAR I MADH E SHQIPTAR I MADH” !?!

    …Dhe, aq shum do kisha të thoja, prandaj, PËR MJERIMIN TËRËKUPTIMOR të Ismail Kadaresë, këtu,sa edhe një libër të tërë po ta shkruaja për MJERIMIN dhe VOGËLSINË e tij edhe si shkrimtar dhe edhe si shqiptar, ndoshta nuk do m’kishte mjaftuar !

    …Sidoqoftë, për ta portretizuar në mënyrë POETIKE dhe jo vetëm poetike, Ismail Kadarenë të pas vitit 1990, po e sjall këtu më poshtë një poezi (i thënçin POEZI) që Zeqir DURAKU e shkruan për Ismail Kadarenë MOHUES dhe, jo vetëm MOHUES të vetvetes !?!

    JO VETËM PLURIFYTYRËDREDHABYTHI !

    Sa për z a n a t, zanat mëson edhe QENI !
    …Këtë e vërteton edhe përvoja jetësore
    mbase, panumërim herë deri më tani,

    …prandaj, n j e r i u, s’ka pse të mburret
    vetëm në këtë a s p e k t, fusfundi !

    …Aspak më parë -se që nga D J E
    çohet dhe e shanë KOMUNIZMIN -Ismail Kadare!?

    …Dhe, e shanë me aq paturpësi dhe patetikë

    sa, më t’u mbushur mendja, po që së je tepër idiotik
    se, pikërisht -K a d a r e j a na paskësh qenë
    dhe na qenka -ANTIKOMUNIST i lindur
    dhe A N T I K O M U N I S T fanatik. . . !?!

    Ndërsa, deri hiç më larg sesa D J E
    VETË Ismail Kadare -në mënyrë të veçantë
    e ÇMONTE dhe lartësonte KOMUNIZMIN me aq ashk

    sa, e çonte …edhe deri në QIELL -dhe më LARTË !?!…

    15.12.1998

    Reply to this comment
  11. ALBAN DEGA September 2, 23:34

    GJITHKUSH KA TE DREJTE TE NDRYSHOJE NE NJE BOTE QE PO NDRYSHON CDO SEKONDE !

    Ke degjuar per poetin e madh rus Vladimir Majakovski Drenice e Kuqe !?
    Ke lexuar poezite e tij ! Fantastike! kryevepra !
    Ke lexuar poemen e tij per Vladimir Ilic Leninin ?
    …… Partia dhe Lenini
    Si nene qe i lindi
    U dha pavdekesine
    Kur themi partia
    Nenkuptojme Leninin
    Kur themi Lenine
    Nenkuptojme Partine….!
    Cili qe fundi i tij !?
    Vrau veten ! Zgjodhi vdekjen me te tmerredhme midis te gjitha vdekjeve !
    Pse !? E pa, e kuptoi se kishte gabuar, se ishte genjyer, se kishte genjyer edhe te tjeret !
    Komunizmi nuk vdiq nga sharjet, as nga mallkimet e viktimave te tij …
    Komunizmi nuk vdiq nga armet konvencionale e as nga ato berthamore qe i kishte po aq vdekjeprurese sa edhe kapitalizmi apo imperializmi !
    Komunizmi u kalb, u degjenerua, u rrenua nga vetvetja.
    Harroi parimin thelbesor te njerezimit dhe bazen, themelin e mbi jetes Njeriut dhe Njerezimit.
    Njesoj si shtriga, ashtu si revolucionet e dhuneshme qe se pari hane bijt e vet, edhe komunizmi hengri veten e vet.
    Pse !? Sepse se pari ai lindi nga dhuna ! E dhuna sjell dhunen. E dhuna eshte nena e te gjitha te keqija kudo e kurdo !
    Se dyti, harroi, shkeli, dhunoi ligjin e jetes dhe mesimin e babait te Kapitalizmit, Karl Marksit : Para se te merret me cfaredolloj veprimtarie….. njeriu duhet te mbushi barkun !
    Pse !? Llogjikisht dhe realisht me bark bosh nuk punon as truri asgje !
    Ti vazhdon te mbrosh komunizmin!
    Eshte e drejta jote dhe cilitdo te zgjedhe rrugen e vet perderisa ajo nuk bie ne kundershtim me ligjin !
    Por jam i sigurte dhe eshte e vertetuar shkencerisht se pa futur gje ne bark per nje jave, 10 dite takohesh me Majakovskin, Leninin Marksin e te shumtit !
    Atehere si mund ti qendrosh besnik, te mbrosh nje sistem qe shkon kunder llogjikes njerezore, kunder vete jetes !
    Pse u dashka ti qendronte besnik komunizmit te pabese, gjakesor, cnjerezor Ismail Kadareja, ti, une kur babai im po luftonte me vdekjen nga plaget e bombave te cetnikeve dhe terroristeve te kryekomunistit e kryeterroristit antishqiptar serb Aleksander Rankovic qe e lane per te vdekur tek Shksmbi i Rajes ne Nikaj Mertur te Malesise se Gjakoves ish- ministri i Brendshem Mehmet Shehu i shkruante Qoftelargut Enver Hoxha ne nje Raport Teper Sekret se “ Rame Dega duhet te spastrohet ne rastin e pare …. “!?
    Si !? Me kthe pergjigje vellazerisht nga Drenica Kuqezi e jo nga Drenica e Kuqe o Granit Drenica, Malesia e Gjakoves e Kosoves ne cdo lufte per liri e pavaresi !
    Si ju Drenica Kuqezi edhe ne Malesia e Gjakoves i treguam Shqiperise dhe Botes se dime me luftue e fitue por nuk dime me drejtue !
    Lindem Tahir Meha e Mic Sokola, Adem Jasharaj e Tshir Sinanaj por pollem edhe…. Sali Berisha qe na e moren fytyren e nxine faqen faqe mbare Botes !
    Na mundi vetvetja!
    Na shpartalloi korrupsioni, hajnia me cizme !
    Na hyri vetja ne qejf pa ia bere aspak qejfin popullit e shtetit tone !
    Fituam luften e luftes, por humbem luften e paqes !

    Reply to this comment
    • Alban Dega September 2, 23:46

      GJITHKUSH KA TE DREJTE TE NDRYSHOJE NE NJE BOTE QE PO NDRYSHON CDO SEKONDE !

      Ke degjuar per poetin e madh rus Vladimir Majakovski Drenice e Kuqe !?
      Ke lexuar poezite e tij ! Fantastike! kryevepra !
      Ke lexuar poemen e tij per Vladimir Ilic Leninin ?
      …… Partia dhe Lenini
      Si nene qe i lindi
      U dha pavdekesine
      Kur themi partia
      Nenkuptojme Leninin
      Kur themi Lenine
      Nenkuptojme Partine….!
      Cili qe fundi i tij !?
      Vrau veten ! Zgjodhi vdekjen me te tmerredhme midis te gjitha vdekjeve !
      Pse !? E pa, e kuptoi se kishte gabuar, se ishte genjyer, se kishte genjyer edhe te tjeret !
      Komunizmi nuk vdiq nga sharjet, as nga mallkimet e viktimave te tij …
      Komunizmi nuk vdiq nga armet konvencionale e as nga ato berthamore qe i kishte po aq vdekjeprurese sa edhe kapitalizmi apo imperializmi !
      Komunizmi u kalb, u degjenerua, u rrenua nga vetvetja.
      Harroi parimin thelbesor te njerezimit dhe bazen, themelin e mbijeteses se Njeriut dhe Njerezimit.
      Njesoj si shtriga, ashtu si revolucionet e dhuneshme qe se pari hane bijt e vet, edhe komunizmi hengri veten e vet.
      Pse !? Sepse se pari ai lindi nga dhuna ! E dhuna sjell dhunen. E dhuna eshte nena e te gjitha te keqija kudo e kurdo !
      Se dyti, harroi, shkeli, dhunoi ligjin e jetes dhe mesimin e babait te Kapitalizmit, Karl Marksit : Para se te merret me cfaredolloj veprimtarie….. njeriu duhet te mbushi barkun !
      Pse !? Llogjikisht dhe realisht me bark bosh nuk punon as truri … asgje !
      Ti vazhdon te mbrosh komunizmin!
      Eshte e drejta jote dhe cilitdo te zgjedhe rrugen e vet perderisa ajo nuk bie ne kundershtim me ligjin !
      Por jam i sigurte dhe eshte e vertetuar shkencerisht se pa futur gje ne bark per nje jave, 10 dite takohesh me Majakovskin, Leninin Marksin e te shumtit !
      Atehere si mund ti qendrosh besnik, te mbrosh nje sistem qe shkon kunder llogjikes njerezore, kunder vete jetes !
      Pse u dashka ti qendronte besnik komunizmit te pabese, gjakesor, cnjerezor Ismail Kadareja, ti, une kur babai im po luftonte me vdekjen nga plaget e bombave te cetnikeve dhe terroristeve te kryekomunistit e kryeterroristit antishqiptar serb Aleksander Rankovic qe e lane per te vdekur tek Shkambi i Rajes ne Nikaj Mertur te Malesise se Gjakoves ish- ministri i Brendshem Mehmet Shehu i shkruante Qoftelargut Enver Hoxha ne nje Raport Teper Sekret se “ Rame Dega duhet te spastrohet ne rastin e pare …. “!?
      Si !? Me kthe pergjigje vellazerisht nga Drenica Kuqezi e jo nga Drenica e Kuqe o Granit Drenica, Malesia e Gjakoves e Kosoves ne cdo lufte per liri e pavaresi !
      Si ju Drenica Kuqezi edhe ne Malesia e Gjakoves i treguam Shqiperise dhe Botes se dime me luftue e fitue,por nuk dime me drejtue !
      Lindem Tahir Meha e Mic Sokola, Adem Jasharaj e Tahir Sinanaj por pollem edhe…. Sali Berisha qe na e moren fytyren e nxine faqen faqe mbare Botes !
      Na mundi vetvetja!
      Na shpartalloi korrupsioni, hajnia me cizme !
      Na hyri vetja ne qejf pa ia bere aspak qejfin popullit e shtetit tone !
      Fituam luften e luftes, por humbem luften e paqes !

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*