“Nëse duam paqe”, Kryemadhi i drejtohet Ramës me shprehjen e Nënë Terezës

September 5, 2019 12:35

“Nëse duam paqe”, Kryemadhi i drejtohet Ramës me shprehjen e Nënë Terezës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar urimeve me rastin e festës së shenjtërimit të Nënë Terezës, ndërsa nuk ka nguruar që të sulmojë Ramën. Përmes një postimi në rrjetin social, Kryemadhi theksoi se gjithçka nis nga familja, duke shtuar se “Nëse duam paqe në vendin tonë, të fillojmë e të duam familjen tonë. Nga këtu fillon suksesi i paqes së vërtetë.

Kjo ishte edhe kërkesa e saj e vazhdueshme për të gjitha qeveritë, që të angazhohen nëpërmjet krijimit të ligjeve të drejta që tutelojnë të drejtën e familjes. Por si mund ta tutelojnë familjen dikush që nuk e di se çfarë është familja? Si mund ta duaj familjen, dikush që asnjëherë nuk e ka provuar dashurinë e familjes?”.

Sipas saj ajo çfarë ka nevojë sot vendi ynë është shpirti dhe forca që mund të na vijnë vetëm nëpërmjet besimit në Zot. Mes të tjerash Kryemadhi ka edhe një vërejtje për Bashkinë e Tiranës, e cila ka dhe kompetencën për vendosjen e banderolave, pasi sipas saj mungonte fytyra e Nënë Terezës.

Postimi i plotë

Pa as më të voglin dyshim, sot për të gjithë kombin tonë shqiptar kudo ndodhet i shtrirë në botën mbarë, kjo ditë duhet të jetë dhe është dita e krenarisë kombëtare, sepse sot në këtë ditë në të gjithë altaret e ndërgjegjes botërore, një bijë e jona na përfaqëson duke na bërë krenarë por dhe duke na dhënë shpresë se e nesërmja e jonë nëse vërtetë angazhohemi do të jetë më e bukur. Na bën krenarë sepse është gjaku ynë, por dhe na jep shpresë duke na thënë se sikurse ajo ia doli në emër të Dashurisë, ashtu edhe neve mund t’ia dalim, pavarësisht vështirësive të mëdha që mund të kemi.

Nënë Tereza sot na thotë të gjithëve se pa besimin në Zot nuk mund të bëjmë asnjë hap të suksesshëm përpara. Ajo nuk ishte thjeshtë një humaniste e mbështetur në karakterin e saj të fortë, por ishte një besimtare e cila gjithë forcën e saj e merrte prej besimit që kishte në Zot. Më vjen keq kush shoh banderola të vendosura nëpër qytet, të cilat kanë thjesht disa linea bardh e blu me një fushë të bardhë, por mungon fytyra e saj dhe simboli i besimit dhe i forcës së saj. Mbase art i bukur, por asgjë shpirtërore, ndërkohë që ajo për të cilën kemi nevojë sot është shpirti dhe forca e shpirtit që mund të na vijnë vetëm nëpërmjet besimit në Zot.

Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së sajë e mendonte dhe e shikonte veten ‘si’ dhe ‘sa’ një laps në dorën e Zotit. Habit mbase fakti se si ka mundësi që një grua që arriti të njihej në të gjithë botën, ta vlerësonte dhe ta mendonte veten vetëm sa një dhe si një laps, dhe si e tillë të arrinte të ishte kjo që është? Sekreti, të dashur miq të mi shqiptar që e duam Shqipërinë, qëndron pikërisht në besimin në Zot. Nënë Tereza lejoi që të ishte lapsi që i nevojitej Zotit për të shkruar historinë e bukur të sajë dhe të shumë e shumë njerëzve që nëpërmjet saj do të arrinin të shihnin dhe të sodisnin e të gëzonin bukurinë e jetës.

Duke pasur parasysh atë që Nënë Tereza thoshte në rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqen, më 17 tetor të vitit 1979, mësimi i madh që na vjen prej kësaj Nëne të madhe është edhe urimi që do të doja t’i bëja secilit bashkëkombas timit: Nëse duam paqe në vendin tonë, të fillojmë e të duam familjen tonë.

Nga këtu fillon suksesi i paqes së vërtetë. Kjo ishte edhe kërkesa e saj e vazhdueshme për të gjitha qeveritë, që të angazhohen nëpërmjet krijimit të ligjeve të drejta që tutelojnë të drejtën e familjes. Por si mund ta tutelojnë familjen dikush që nuk e di se çfarë është familja? Si mund ta duaj familjen, dikush që asnjëherë nuk e ka provuar dashurinë e familjes? Nëna Tereza na mëson se vetëm duke iu rikthyer besimit në Zot, në Zotin që është zanafilla dhe dashuruesi i vërtetë i familjes, vetëm atëherë shpirti dhe vendi i ynë do të gjejë paqen e vërtetë dhe zhvillimin e shumë dëshiruar prej të gjithëve.

Urime me zemër dhe shembulli Nënë Terezës na ndriçoftë për të bërë më të mirën për vendin tonë.

 

 

b.b/dita

 

September 5, 2019 12:35
Komento

2 Komente

  1. Agimli September 5, 13:30

    Kjo pasi puth bythen e baba Mondit flet me gjuhen e Nene Terezes…

    Reply to this comment
  2. Arbëror Epiroti September 5, 13:43

    Pse vallë ky mendim i kësaj gruaje më duket hipokrit? Nuk është e mundur që diçka e thënë me ndjenja dhe me përgjegjësi, siç ka folur e vepruar Nënë Tereza”, të riflitet nga buzët e një njeriu, grua apo burrë, që në jetëgjatësinë e tyre nuk kanë treguar me vepra një diçka të mirë, përkundrazi me fillimin e jetës së tyre të moshës së mundshme për arësyetim e gjykim, kanë treguar e vepruar shumë sjellje që bien ndesh me ato të Nënë Terezës.
    Si është e mundur që, fjala vjen, raporti i OSB/ODIRIT, që është i shkruar e zeza mbi të bardhën, të komentohet me dy kuptime?
    Njëra palë merr rrjeshtat që kërkojnë të bëhet korigjime, ndërsa pala tjetër komenton rrjeshtat që flasin për pranim dhe ecje përpara. Ky fenomen, jo i rastësishëm tek politikanët tanë, është një kurs politik tepër i rrezikshëm, ky ka sjellë të këqiat më të mëdha që i kanë ndodhur këtij populli, gjatë këtij tranzicioni të qëllimshëm në synimet e dyanshme: në atë të pasurimit të pamerituar (me vjedhje, grabitje etj.) të një grupi politikanësh të ndarë në dy pjesë simetrike (e djathtë dhe e majtë) dhe në atë të mos pranimit të parimeve demokratike.
    Të nderuar lexues! Fenomeni “kacafytës”, i pa ftyrë, i përçmuar dhe i neveritur i klasës sonë politike në.këto 29 vite, është në përputhje të plotë me dualizmin fetar në trajtimin e personaliteteve të mëdhenj botëror, të cilët fetë e ndryshme, megjithëse i njohin dhe i respektojnë veprat e tyre madhore në të mirë të njerëzimit, pa pikë droje u a deformojnë emrat realë të tyre. Deformimi bëhet thjeshtë dhe vetëm për të mos pranuar të vërtetën si dhe për të lartësuar me fallsitet besimet e tyre fetare.
    Për sa thashë po ju jap edhe shembujt e vërtetë për disa personalitete shumë të njohur dhe të vlerësuar në rang botëror: Kristianizmi, njeriun e parë në Tokë e quan ” Adam”, të shoqen ” Eva”, vazhdojmë me të tjerët: “Abraham, Jozef, Marie, Jezu,”, etj. Islamizmi po këta personalitete, i quan:”Adem, Hava, Ibrahim, Isuf, Merjeme, Isa etj. si: Solomon-Sulejman; David-Daut; Mose-Musa; Aron-Harun etj.
    I përmenda këto që të kuptohet që gjithçka që kryhet edhe sot nga partië tek ne, të majta e të djathta, mbështeten tek fillozofia që të vërtetën ta zëvëndësojnë me të shtrëmbërtën.
    Besoj se me këtë koment ata që do ta lexojnë, mundet të.kuptojnë që gjuthçka rreth nesh është bërë e pabesueshme dhe kërkon ndryshim rrënjësor me parësi tek grupet drejtuese të të gjutha partive. Politikanët tanë, duhet medoemos të çvleftësohen, duke filluar nga puna me mediat të cilat kërkohet të mos i intervistojnë, të.mos i pasqyrpjnë në ekranet dhe në gazetat e printuara e ato onlain. Këto kisha sa për dijeninë tuaj.
    Arbëror Epiroti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim