Nëse edhe ju, të dashur diplomatë, e pranoni këtë…

Bedri Islami September 16, 2015 21:28

Nëse edhe ju, të dashur diplomatë, e pranoni këtë…

“Raporti” apo materiali i OSBE, i cili u bë temë e ditës, jo vetëm për mediat, mes të tjerave dëshmon një fakt, të cilin e kemi ditur, por ka ardhur rëndë ta pranojmë. Dëshmoi se sa lehtë dhe se sa leshko na marrin të huajt, të dërguarit e tyre në vendin tonë, dhe, mjerisht, sa me papërgjegjësi e bëjnë punën e tyre, duke na paraqitur, në bllok, si shpellarë, të kriminalizuar, një skotë e pështirë që nuk mund të përtypet nga askush.

Nuk mund të them se materiali nuk ka të vërteta, pasi jo gjithëherë media hedh në tregun e informimit lajme të pasakta. Nuk mund të them se njerëzit e politikës janë të pastër si fëmijë, pasi, edhe po të duam të themi këtë, gjendja e Shqipërisë flet më shumë se 100 shkrime dhe më shumë se çdo lloj materiali që mund të paraqesë secili institucion i huaj në Tiranë.

Ne kemi politikanë që kanë investuar për të hyrë në politikë dhe e kanë nxjerrë njëqind fish investimin e tyre po nga politika. Ne kemi liderë të politikës që në mëngjez i thonë kundërshtarit, si për shembull Berisha për Agron Dukën, se je duka i krimit, dhe në darkë e bën aleat, ndërsa shefi i partisë së tij, Mediu, po ashtu objekt i “materialit”, nuk merret me atë që ka sajuar ose jo për Dukën, por me materialin, pasi, “Duka” apo secili “kont” i politikës, tani është i tij.

“Materiali” tregoi se ne jemi dele për t’u qethur nga secili përfaqësues i huaj që vjen në këtë vend, kushdo qoftë ai. Nuk ka faj njeriu i OSBE, që është diplomat karriere, gjithë sistemi i ngritur në Shqipëri ka fajin e tij.

Më shumë se sa një material i zakonshëm, i dalë nga zyrat me porosi të atyre që investojnë në këtë lojë të politikës, ai është një pasqyrë, prej së cilës, ajo që të vjen përballë, nuk duhet të merret seriozisht.

Nuk e di se si do të ishte marrë në një vend tjetër ky “material”, por e di fare mirë se asnjë diplomat i huaj, në një vend serioz dhe me një politikë serioze, nuk do të kishte guxuar të bënte një “pasqyrë” të tillë të shtypit, duke e marrë si të qenë justifikimin e ambasadorit se kjo është thjesht një përmbledhje e zakonshme mediatike.

Në të vërtetë, edhe kjo është naive dhe formë tallje me atë që duam të jetojmë. Tashmë nuk është gjë e paditur se shumë struktura të tjera, të vendit e jashtë tij, bashkëpunojnë me shtetin shqiptar, por edhe me institucionet ndërkombëtare dhe kanë një pasqyrë mrekullisht të ditur të gjendjes në Shqipëri.

Ata, shpeshherë më mirë se sa vetë institucionet themelore të shtetit, e dinë lëvizjen e parasë, kush i lëviz dhe pse i lëviz, i dinë prapaskenat e koncensioneve dhe të depërtimit të parasë, janë në dijeni të marrëveshjeve që bëhen shpesh herë në dëm të interesave të vendit tonë, por, heshtin, pasi, në anën e kundërt të lojës janë interesat e formave të vendeve të tyre ose partnere të tyre.

Kështu që, ambasadori i OSBE, me gjithë respektin, të shpejtojë të gjejë një “arsye” tjetër të raportit, por, çfarëdo që të vijë më pas, efekti ishte i kundërt me atë që kanë dashur shpërndarësit e tij. Duke dashur të verë vetulla, ky raport nxorri “sytë” e atyre që e hartuan dhe që e lejuan të bëhet publik.

Institucionet ndërkombëtare në Shqipëri e jashtë saj, por që lidhen me Shqipërinë, ne shpeshherë i shohim si të dërguara nga lart; dhe, nuk e ndjejmë, ose nuk duam të ndjejmë se bashkë me to, krahas asaj të dobishmes dhe të domosdoshmes që morëm, vjen edhe i ftohti i Brukselit.

Pse e them këtë? Sa herë që ka një mosmarrëveshje në Shqipëri vijnë të deleguarit e veriut. Një pjesë nga e majta, një pjesë nga e djathta. Dhe ne, të gjithë, e dimë se si do të jetë qëndrimi i së majtës, dhe se si do të jetë qëndrimi i së djathtës. E majta, ende pa zbritur nga avioni do të mbrojë të majtën; e djathta, ende pa hipur në avion do të mbrojë të djathtën. Të dyja, në diskursin e tyre, që po bëhet i mërzitshëm, marrin nga ana që i kanë afruar partnerët e tyre.

Dhe të duket sikur përmes njërit vesh dëgjon shefin e qeverisë, nga veshi tjetër shefin e opozitës. Krejt njëlloj, asnjë ndryshim. Atëherë pse vijnë? Pse na marrin për kaq leshko dhe ulin autoritetin e institucionit që përfaqësojnë? A nuk munden të dalin jashtë strukturës së tyre dhe t’i thonë, qoftë edhe një herë të vetme, krahut të tyre politik, “mjaft, se e tepruat”?

Nuk e bëjnë këtë, vijnë, rrijnë, flasin e shkojnë, sikur të mos kishin ardhur. Shqipëria nuk ka nevojë për tifozë partiakë të Brukselit. Asaj i dalin e i teprojnë, edhe për Brukselin, tifozët e saj. E pastaj, dy a tri javë, pasi ikin, liderët tanë partiakë përsërisin fjalët që vetë ato ua kishin mësuar. Në krahasim me to, “materiali” i OSBE është një lojë fëmijësh.

Ndodhi 21 Janari. Kushdo e di se çfarë ndodhi. Mund të pritej gjithçka, por nuk pritej që sefit të asaj kohe të qeverisë, një ambasador, sidomos i SHBA, t’i thotë burrë shteti, i njëjti që disa kohë më pas, do i thonte me ironi selisë së PD, si zyra e Shqup-it. Është e vërtetë se ndërlidhja mes vendit tonë dhe SHBA nuk mundtë hidhej nga një deklaratë e tillë, pak të thuash e pakëndshme, por ajo la shijen e hidhur të njerëzve që, duke e ditur të vërtetën, po i merrnin për leshko.

Edhe sot, gjithë ditën e ditës, gjithë natën e natës, diplomacia ndërkombëtare ka vetëm një temë: Dekriminalizimin e politikës. Aq shumë po hidhet e përhidhet në shtregullën e fjalëve kjo lojë, sa që po na mbushet mendja se e gjithë klasa politike është e krimit. Diplomatët flasin, ashtu si flasin liderët, dhe duke folur në përgjithësi, njëjtë nga njëra ditë në tjetrën, nuk e vënë gishtin aty ku është plaga: Deformimi i drejtësisë shqiptare.

Po hetohet një gjykatës i shkallës së lartë për fshehjen e deklarimit të një pasurie prej 1.5 milionë euro. Cili gjyqtar në vendin e tyre ka vënë një pasuri të tillë, e cila, si deklarohet, vjen edhe nga dhuratat. Cili ligj e lejon “dhuratën” qindra mijra eurosh? Një gjyqtar tjetër, i cili ka formuar tashmë gjingjonizmin e drejtësisë, akuzohet për miliona të tjerë. Diplomacia, kur është e tillë, si në këtë “material”, nuk e quan të vlefshme të ndalet seriozisht, të flasë qartë, pa patur merakun se mos i ngelet hatri të majtës apo të djathtës.

Duhet të isha bukëshkalë i madh nëse nuk do e njihja për të vyer praninë e tyre në Shqipëri dhe kontributin e tyre. Por do të isha naiv nëse nuk do të thoja se Shqipëria e vitit 2015 nuk është ajo që doli në vitin 1991.

Dhe, nëse edhe ju, të dashur diplomatë, e pranoni këtë, silluni si në vitin 2015. Sepse, kjo na bën mirë, të tjerat janë ujra që rrjedhin, të lagin pak, por jemi mësuar të thahemi shumë shpejt.

 

 

*******

Foto: Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Ambasadori i OSBE ne Shqiperi Florian Raunig, duke hyre gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015, me teme “Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes”, ne Pallatin e Kongreseve. Foto: Malton Dibra LSA / DITA

 

Bedri Islami September 16, 2015 21:28
Komento

19 Komente

  1. Lili September 16, 21:54

    Fajin e Kane keta,per keto 25 vjet te humbura, sepse keshtu na duan:te defaktorizuar,te shkateruar ,te shkombtarizuar!Kane investuar shume ,milliona me soroset,ojqet etj etj per te arritur kete pike. Ne Kane pi gjakut déri ne gramin e fundit.:me naften,me minierat,me telefonat,me energjine,te gjitha i Kane marr per 5 pare,edhe ne kembim Kane perkrah horrat,kriminelet ne qeveri! Kane pranuar milliona neper bankat e tyre,Duke e ditur fort mire se nuk ka mundesi te jene pare te djerses,po pare te vjedhjeseve te kombit tone! Edhe na bejne show per dhjete shit e nje kishe vlere si dhurate!!! Po me ato milliona qe Jane vjedhur e derdhur ne bankat e juaja,sot gjithe shqiptaret do kishin nje mije dhi!…e te gjithe kush tet e mire te jetées se shqiperia eshte vend i begatshme kur nuk ia pini gjakut!
    Ky rapport eshte vetem maja e icebergut te poshtersive te ‘ambasadoreve’…

    Reply to this comment
  2. virusologjia. September 17, 01:03

    Parlamenti i Tiranes sa me shpejt te shperndahet me mire per atdheun,me mire per shqiptaret,kariget e parlamentareve rezatojne viruse kleptokratesh te inkriminuar 23 vite.

    Reply to this comment
  3. nostradamus September 17, 02:02

    Z. Donald Lu gaboi rende kur vuri shenjen e barazimit midis regjimit vrases e hajn te Sali
    Berishes dhe qeverise se Edi Rames ,ky i fundit me gjithe gabimet e renda qe ka qe kur vuri
    kembet ne K/ministri,perseri nuk mund te krahasohet Rama me gjakatarin e trahetarin e
    Shqiperise ,Sali Berishen ‘!!! FORGET …!!!

    Reply to this comment
  4. Kris September 17, 06:22

    O Bedri. Po edhe ti njesoj si gjithe politika shqiptare, mendon se fajin na e kane te tjeret? Po jo mor zoteri. Qe Rama ka vjedhur sa ka dashur ne 11 vite si kryebashkiak, kjo eshte e vertete, e s’ka nevoje te na i thone ambasadoret, e dime vete. Qe djali injorant i Berishes u pasurua vetem me sekserlleqet e babait te tij edhe kjo eshte e vertete. Qe Kokedhima ka marre gjithe tenderat e Bashkise Rama, qe Mediu, Duka etj jane shqepur duke vjedhur, te gjitha keto jane te verteta. Keshtu qe fajin nuk e kane ambasadoret, fatin e madh e kane qeveritaret tane qe kane nje popull budalla e injorant, qe ne vend ti largoje me dru nga karrigia ku jane ulur, i bekon me vote.

    Reply to this comment
  5. B September 17, 06:36

    Ka te drejte Rama kur thote qe Europa na paragjykon dhe qe e di Merkei kur do te antaresohemi. Kur provimin nuk e marrim me zotesi, e marrim me kopje.

    Reply to this comment
  6. i ri September 17, 07:26

    Kjo ndodh kur nje popull i tere eshte lene pas gardhit.Vete Shqiptaret e kane shitur ,madje fare lire vendin e tyre.Kjo ishte ose eshte ajo demokracia e premtuar e “miqeve”te kpitalit te madh qe na duan shume e na ndihmojne dukd na marre per dore ,qe te ecim perpara,por pas kopshtit te “luluzuar”europian.Tani duhet te bejme sehir kasten e tradhetareve qe e gezojne fitoren kupto pasurite,na kerkohet edhe te jemi te lumtur,,,,,!

    Reply to this comment
  7. FREDI September 17, 07:27

    KESHTU I DO MUSHKA DRUTE KETO FJALE DUHET TU THUHESHIN SHUME KOHE PERPARA POR DUKET QE KANE QENE TE LYER DHE SKANE PASUR BYTH . MASHKULLI NUK MUND TE ULET ME DY KARRIKE DHE DIPLOMATET TANE DUHET TA MESOJNE KETE SHPREHJE

    Reply to this comment
  8. Hurma Arabie. September 17, 07:46

    Shqiperine e kane bere si “mesimore” vijne nepunes te thjeshte qe kane sherbyer per qeverite e tyre ne konsullata apo ambasada te vendeve te tjera te botes qe jane te dores se trete dhe i bejne ambasadore ketu tek ne. Rasti me tipik eshte Ambasadori Amerikan Lu, ku ka sherbyer per llogari te OKB ne SIERA te Afrikes, duke ndihmuar dhe perhapur eksperiencen ne ngritjen e WC-ve per komunitetet. Me pas Lu ka sherbyer si nje nepunes i rendomte ne konsullata dhe ne nje ambasade ne disa vende me besim te theksuar musliman, ku para viteve ’90 kane qene ish Republika te Bashkimit Sovjetik. Lind pyetja cfare do te na mesoje Lu-ja, apo ai do te mesoje nga ne, per keta nuk pjerdh as shefi de fakto i Opozites Krimineli Sali e jo me Pushtetaret, te cilet po neveriten e tallen me mediokritetin e tyre. Keta Ambasadore e diplomate asnje here te vetme nuk kane qene konkret, por gjithnje flasin ne shumes dhe ne pergjithesi, vend dhe shtet rrumpalle. Cdo ambasador ben rolin e Presidentit te Shqiperise, se Jar Sakati eshte i semure e me raport, mund te dale nga gjendja e komes n.q.s. Saliu ben ndonje grusht shteti me arkivol, gje per te cilen ky ka eksperience.

    Reply to this comment
  9. Zhivaradpuplica September 17, 08:06

    Ore shume ke shkruar por nuk the asgje konkretisht se cfare nuk te ka pelqyer,per cfare kane genjyer etj etj.Lum si ti qe e di veten dele.

    Reply to this comment
  10. Mëno September 17, 10:46

    O shqiptar. Diplomatet vine per te realizuar detyrat dhe synimet e qeverrive te tyre. Nuk kane asnje funkson ndihmes. Perkundrazi, historia ne meson se ata jene te afte te organizojne grupe terroriste, klunderrevolucione, grushte shteti etj te kesaj natyre. Shikojeni si e bene Lindjen e mesme. Fakti qe flasin si u do qejfi vjen nga nenvleftesimi qe i bejne vendit dhe qeverrise tone. A keni degjuar e njerez te mire qe te dale ne televizor ambasadori amerikan ne Paris, Berlin, Moske apo ne Itali. Sigurisht qe jo. Athere si eshte e mundur qe ky kinezi del perdite ne TV dhe jep udhezime? Ai do bente mire qe te interesohej per te ardhurat nga Kompania e naftes per te cilen e kane akuzuar bashkekombasit tane ne amerike. E po ashtu edhe ambasadoret e tjere. Ne jemi kthyer ne nje vend vasal.

    Reply to this comment
  11. hasani September 17, 11:29

    Ti vet di ndonje politikan te paster???
    Kam gjith jeten qe punoj me nje rroge shume te mire dhe jetoj ne nje shtepi 100m. POr te ardhurat e kam te gjitha ligjore. A mund te me thuash nje politikan, qe te ardhurat i ka me pak se sa un dhe qe jeton vetem ne nje apartament te thjeshte?? A di ndonje qe nuk ka shtepi te dyte, te trete, qe ben pushime te shtrenjta??
    Edhe kur nuk je ne gjendje te justifikosh te ardhurat e tua quhet krim, pasi nuk di qe te fali njeri pare kot …apo cuna te bukur te gjithe keta politikane qe pa punuar nje dite gdhihen me miliona…

    Reply to this comment
  12. Kusaxhe September 17, 11:46

    Shqiperia ka shume nevoje per gazetare e intiligjente si Ju ,i bej thirrje te gjithe intiligjences shqiptare ti bejn thirrje ndergjegjes tyre Shqiperia dhe shqiptaret kane shume nevoje , te huajt tallen me ne

    Reply to this comment
  13. cdo behet September 17, 12:02

    nese ky vend nje dite….. do te kete politikane qe e duan SHQIPERINE…..(dhe shqiptaret ta pelqejne ate)……atehere do te mund te flitej per diplomatet……

    Reply to this comment
  14. Bureto September 17, 16:05

    Pse jo dhe nje radikale e djathte? Apo s’jua thote dot goja. Pse ju tremb kaq shume fjala ‘radikale e djathte’. Mos e ngatroni gje me fashizmin, apo ju pelqen ajo radikale e majte sepse ju kujton komunizmin? Fjala radikale s’ka te beje as me njëren e as me tjetren. Do te thote te kerkosh dhe te zbatosh reforma radikale, pra rrenjesore, qe te ndryshoje ky vend. Pastaj te majta apo te djathta keto jane alternativa, qe i vendos populli se kur dhe si duhet te votohen. Kesaj i them une demokraci e ligjit dhe shtet i se drejtes. Ku para ketij sistemi demokratik te mos kete as edhe nje te kursyer, te majte e te djathte, te madh e te vogel, te pasur apo te varfer. deputet apo prokuror, mjek apo gjykates, polic apo mesues. Ne fund te fundit qe te mesohen njerezit se me ligjin nuk behet shaka. Kur te arrihet ky edukim, atehere vendi ka shpetuar dhe reformat radikale dhe zbatimi i tyre po ashtu radikal, do jene ilaci i vetem. Se kush do ta zgjidhe kete Nyje Gordiane, kjo eshte çeshtja. Une si fillim mendoj se, sjellja e nderkombetareve sidomos atyre qe bejne ligjin sot ne Europe e Bote, do te ishte nje fillim i mbare. Besoj se kete do te kete menduar edhe zoti Islami ne shkrimin e tij, pse jo dhe reagimi i Rames. Ky i fundit, nese e ka me gjithe mend se do te lere nje gjurme drejt normalitetit, ai duhet perkrahur. Nese ata dyshojne se dhe Rama nuk eshte njeriu i duhur, ta thone pra, per ate dhe per kedo, me emer dhe mbiemer mundesisht edhe me mekatet e tyre. Dhe kjo nese u dhimbset ky vend dhe ky popull.

    Reply to this comment
  15. Mark .uk September 17, 21:50

    O pukjan dorsoje lopen,kurr per te gjalle ham dreq token.Te replikoj personi qe eshte nga Fush Arsi.

    Reply to this comment
  16. info-analitike September 18, 07:49

    O Bedriu i partise ambasadoret po dalin me pozicionin e qarte se keshtu nuk shkohet perpara:
    http://www.sot.com.al/politike/shba-qeveria-%C3%ABsht%C3%AB-n%C3%ABn-ndikimin-e-krimit-n%C3%AB-listat-e-21-qershorit-u-vun%C3%AB-njer%C3%ABzit-e
    ndaj mjaft me llafe e le ti futen punes per te konkretizuar nese e kane vullnetin per ta bere nje gje te tille.

    Reply to this comment
  17. asi September 18, 13:43

    Bedriu ka hedhur ca mendime,qe jane evidente,por une prisja te thonte se si ka mundesi qe nuk eshte shkruar per 230 milionet e Rruges se Kombit.Mos valle eshte sajuar ky raport per te goditur ”babain”,pasi nuk ka arsye te mos permendet ”holandezi”.Pastaj,si ka mundesi qe ka rrjedhur ky material.Do thoja qe nuk ka rrjedhur,por eshte ”thyer”qelqi ku mbahej dhe …e kane gjetur ata te kazanave te plehrave.Pastaj,a ka pergjegjesi per trajtimin e baballareve te kombit dhe baballaret e financave…Qe ti jepej fund ”muhabetit”duhej ”detyruar”te jepej versioni i bazuar i raport beresit per personat ne fjale,qendrojne apo nuk qendrojne akuzat.Keshtu do na ndihmonin vertet.Si ka mundesi,keta diplomatet duhet ti bien ballit personit,te cvishen nga diplomacia,ndryshe le te kenaqemi me shtimine shitjeve te gazetave.

    Reply to this comment
  18. METEH September 18, 13:48

    Lere se ç’thone politikanet tane etj.OSBE deshi te nxjerri “GESHTENJAT ME DUAR TONA,te shtypit ton”.Ka 90 % te vereta ne shkrime gjithandej.Por OSBE beri gamim qe nuk doli vet te denonte krimin dhe kriminelet ne kete vend,te parin ate qe doli i pari te pergenjeshtroi-SB.NQS europa dhe Amerika nuk qellojne direkt ne shenje me kurajo,do te thot se ata keshtu e duane kete vend-RRUMPALL per te marra rrogat,et,etj,per vete.E ku mund te tallen tjeterkund ne kete menyre?Mjaftojne shpifjet e PD ne kuvend dhe OSBE kishte plot material per tia vene koqet ne bige SB,LB,Ristan-pijanecit,Paloqe-thuthuqit…!

    Reply to this comment
  19. Selim Rroshi September 21, 13:24

    Shqiperia ka 25 vjet e kriminalizuar deri ne palce. Qe kur buxhetin e Ramiz Alise e ndane komunistet ne 91 per tu bere kapitaliste brnda nates Shqiperia skishte rruge tjeter vec rrokjopujes ekonomike. Pas kesaj klase te re komunistesh te bere kapitaliste brenda nates u be pala tjeter qe vodhi asetet e komunizmit godina toka bregdete. E pastaj erdhi klasa trete me e eger qe u be e pasur fale trafiqeve si droga qeniet njerzore etj. Kjo klase dhe mbeshtet politiken dhe mbeshtetet prej saj dhe si rrjedhim ngaqe eshte e zhytur ne krim ka mare me vehte drejtesine arsimin shendetsine dhe rendin. Rama i mori votat qe te rregullonte njefare menyre kete katrahure kriminale sepse e premtoi ate. Po ne fakt e ngriti me keq kultin e kriminalizimit aq sa e shumoi ne parlament me shume se pasardhesit. Dhe ne fakt pikerisht prej kesaj njerzit e humben shpresen dhe moren rruget e kurbetit. Dhe ska per tu bere Shqiperia po nuk u be drejtesi ne menyren si u zhvillua kapitalizmi postkomunist me parrullen e Alise Shqiperia na takon ne se ne e beme. Dhe Rama sdoli gje tjeter po nje pjelle e zvetenuar i kesaj kaste kriminale qe qeveris per 25 Shqiperine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*