Nëse jeni të fiksuar pas detajeve, do i gjeni 2 macet në foto

September 7, 2018 20:01

Nëse jeni të fiksuar pas detajeve, do i gjeni 2 macet në foto

Kjo është fotoja tradicionale e një familjeje të shek. XIX.

Në të mund të shohim nënën që qep, babanë që lexon gazetën dhe vajzën që luan me kukullën.

Po përveç tyre, ka edhe dy krijesa të tjera në foto: 2 mace! Qëllimi i këtij testi është të gjeni macet e fshehura në brendësi të skenës së bukur familjare. Vetëm personat e vëmendshëm mund t’i gjejnë. Je një prej tyre? Hidhi një sy fotos.

I gjete? Vazhdo të kërkosh. Kjo foto është një reklamë e Arnold Balsam, një produkt amerikan që kuron gjendje si problemet me tretjen dhe kolera. Në fakt, shumë prej këtyre ndërmarrjeve kanë vendosur elemente të fshehura në këto reklama për ta bërë marketingun e tyre më interaktiv.

Nëse ende nuk ke gjetur asnjë prej maceve, na lër të të ndihmojmë:

E shihni që nëna dhe vajza po shohin nga babai? Ndoshta po kërkojnë ta lajmërojnë se i ka vendosur këmbët mbi macen. Po macja tjetër? E gjete? Nëse ke nevojë për ndihmë, shiko me kujdes nënën. E gjete macen? E ka në prehër.

l.h/ dita

September 7, 2018 20:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*