Nëse ju zë gripi…mos pini ilaçe!

April 15, 2019 11:47

Nëse ju zë gripi…mos pini ilaçe!

Me ndryshimin e stinëve, sëmundjet më të zakonshme si gripi dhe e ftohura janë më të pranishme në rradhët e njerëzve.

Dhimbje trupi ose koke, të dridhura, lodhje dhe  temperaturë janë disa nga simptomat më të zakonshme të gripit sezonal.

Nëse veprimi i parë i juaji është të shkoni në farmaci dhe të blini ilaçe, studimi më i ri sugjeron diçka tjetër.

Në mënyrë që sistemi juaj imunitar të luftojë infeksionin viral si fillim duhet të shtriheni në shtrat për të pushuar.

Zakonisht njerëzit mjaftohen me pirjen e ilaçeve dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre të ditës normalisht. Kjo nuk i bën ata të ndihen më mirë.

“Times of India” shkruan se një studim i publikuar së fundmi nga revista e mjekësisë eksperimentale, provoi se njerëzit që fjetën gjumë gjatë kohës që ishin sëmurë ndjeheshin më mirë.

Gjumi i lejon qelizat që luftojnë infeksionin ta kryejnë më mirë punën e tyre. Kur ju flini gjumë qelizat janë më vigjilente dhe aktive, prandaj do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

j.l./ dita

April 15, 2019 11:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*