Nëse më harron…

July 27, 2018 15:17

Nëse më harron…

Nga Pablo Neruda*

 

Dua që të dish një gjë:

Nëse shoh hënën e kristaltë,

degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,

nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit,

gjithçka më çon tek ty…

Sikur aroma, dritë, metale,

të ishin anije të vogla që shkojnë

drejt ishujve të tu që më presin…

 

Sidoqoftë…

Nëse pak nga pak ndalon së më dashuri

do të ndaloj se dashuri pak nga pak

Nëse papritmas më harron,

mos më kërko se tashmë do të kem harruar

Nëse vendos të më lësh në breg të zemrës ku kam rrënjët,

mendo se në atë ditë, në atë kohë,

do të ngre lart krahët

dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër

 

Por…

Nëse çdo ditë, çdo orë

me ëmbëlsi të pamëshirshme.

e ndjen se për mua je destinuar

Nëse çdo ditë çel

në buzët e tua një lule për të më kërkuar,

ah, dashuria ime

në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,

në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,

dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,

dhe derisa të jetosh do të jetë në krahët e tu

pa dalë nga krahët e mia…

*****

Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto, i njohur si Pablo Neruda (1904 – 1973) ka qenë poet kilian, njëkohësisht diplomat dhe politikan.

n.s. / dita

July 27, 2018 15:17
Komento

4 Komente

  1. hhmmm July 27, 16:05

    Egoiste me duket
    “Nese me do te dua, nese me harron, te harroj”
    Dashuria e vertete nuk i ben dot keshtu llogarish
    Dashuria e vertete eshte dhimbje sepse bie ndesh me natyren njerezore e cila eshte e dobet dhe hipokrite

    Reply to this comment
  2. Thuam n'se mundesh te harrosh , thuam perse nga mendimet e mia dot s'te largoj , thuam se me pret atje ..se di te falesh ,te pranosh ,te lejosh zemren tende te luaj ate melodi ,qe dikur ishte kenga jone ,qe degjonim un & ti July 27, 17:39

    Neruda …hm !

    hhmmmm,
    ajo ndjenje e tille eshte ,
    Egoiste ,
    Kapricioze
    Arrogante ,
    me shume se e vetedijeshme ,
    dicka qe i ngjan nji rrebelimi te mbinatyrshem ,
    nji art Anarshie e brendeshme deri diku e kontrolluar ,
    por qe padyshim qe ka edhe ate anen e dhimbjes ,
    pa te cilen sdo mund te kuptonim ndjenjat e verteta.

    Natyrishte qe ka edhe te tille natyra njerezore ,
    te dobet ~ hipokrite , natyrishte qe Dhemb , por kjo nuk do te thote se ajo Amore s’exziston e te gjithe duhet te strukemi ne guacken tone e mbrohemi sepse mundet te na dhembe ,t’na shkaktoj dhimbje ! .Ne , s’duhet ti fshihemi ndjenjes , por jetojme ate , me dhimbjet e saj, me embelsine e trishtimin e saj ,nqs ne duam ta njohim vertete ate ndjenj” Amore ” . Mbasi ne i kemi jetuar kto , ateher kuptojme edhe instiktiv te dobtit – hipokritet ,mashtrusit etj , qe kjo ajo ndjenje e bukur mos t’na zhgenjej me ne jete . Ne njerezit ,s’jemi Robote te programuar ,
    as te telekomanduar , ne jetojme jeten si njerez ,
    kemi kujtime ,nostalgji ,ne memorien tone ,qe mos te harrojme ate ndjenje te bukur …

    Reply to this comment
  3. Besiana July 28, 00:24

    Bukur,
    DITA behet me drite permes ketyre dritareve poetike…
    Vec poezise se Pablo Nerudes, edhe diskutimet per te jane pasuri te bukura, ku e ku me njerezore se ato per politiken e pa-njerezishme…
    Dashurite, pra edhe kenget e sinqerta per to, jane te lloj-llojshme, po aq sa natyrat njerezore, asnjera nuk mund te perjashtohet, madje as te qortohet…
    Vetem poezite/dashurite per Partine ishin te njellojta, sepse partia kishte vetem nje pamje: shtirjen!

    Reply to this comment
  4. per ata/ato qe jane Poete ne shpirt ... July 28, 11:49

    Pablo Neruda eshte i vecante ne poezine tij ,
    eshte mjaft Romantike ne gjithcka ka shkruar ,
    i jep asaj ndjenje te bukur dashurie ,
    ate oxigjen qe ajo ka te nevojeshme , ato ngjyra
    qe e mban ate ne cdo kohe te fresket ne lulezim te plote … e ben qe lexuesi i Poezise tij edhe sot ,
    te ndjej ate arome trendafili ate ndjenje qe Jeton Brenda asaj Poezie .

    Nji ndjenje poetike vertet mbreslenese e mrekullushme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*