Nëse më le, bëj operacion plastik; Rritet numri i ndërhyrjeve estetike post divorc

November 28, 2017 08:42

Nëse më le, bëj operacion plastik; Rritet numri i ndërhyrjeve estetike post divorc

Ndonjëherë të ndahesh është shpëtim. Është si një fillim i ri, një fitore, një akt dashurie ndaj vetes. Mbase do të jetë kjo arsyeja që shpesh, pasi firmosen dokumentat e divorcit janë të shumtë njerëzit që vendosin t’i dhurojnë vetes një pamje të re.

Një studim i publikuar së fundmi tregon se ekziston një lidhje e fortë mes divorceve dhe ndërhyrjeve estetike. Sa më i lartë është numri i divorceve, aq më i lartë është dhe numri i operacioneve plastike.

Një hap i parë ky për të “rifituar” jetën. Nuk po flasim fare për 30 vjeçare, por për 50 dhe 60 vjeçare, të cilat përpiqen të ndalojnë, apo më mirë të ngadalësojnë plakjen.

Kjo është një praktikë jo vetëm e grave, por edhe e burrave. Ka shumë burra që pasi ndahen duan të minimizojnë shenjat e  kohës dhe të kenë më shumë shanse për të zgjedhur një partner më të ri. b.m/ Dita

 

 

November 28, 2017 08:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*