Nëse një luftë e re shpërthen (Mbi vendimin e Presidentit Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Gjermania)

June 27, 2020 07:06

Nëse një luftë e re shpërthen (Mbi vendimin e Presidentit Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Gjermania)

Nga Janusz Bugajski

 

Në një periudhë krize në SHBA dhe Europë, aleanca e NATO-s mbetet një shtyllë e qëndrueshme e unitetit trans-Atlantik. Plani i Presidentit Donald Trump për të tërhequr një të tretën e trupave amerikane nga Gjermania mund të dobësojë sigurinë europiane dhe amerikane, të provokojë mosmarrëveshje midis aleatëve, të inkurajojë Moskën të përshkallëzojë agresionet ndaj fqinjëve të saj perëndimorë dhe si përfundim të futë Amerikën në një konfrontim më të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Shtëpia e Bardhë ka aprovuar një propozim për tërheqjen e afro 10,000 trupave amerikane nga bazat në Gjermani deri në shtator, gati një e treta e (trupave) amerikane të vendosur në shtetin kryesor të Europës.

Vendimi nuk është marrë me një përllogaritje të shëndoshë strategjike, por në bazë të konflikteve personale të Trump me Kancelaren Angela Merkel dhe të politikës së brendshme, meqë presidenti kërkon të qetësojë elementet vetë-izoluese në mesin e mbështetësve të tij politikë.

Trump beson se Gjermania e ka shfrytëzuar ekonomikisht SHBA për dekada të tëra. Ai e sulmon shpesh Berlinin që ka dështuar të përmbushë (detyrimet) e marrëveshjeve të NATO-s për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen kombëtare dhe përllogarit se më pak trupa amerikane do të bëjnë që Gjermania të shpenzojë më shumë.

Por vendimi i Presidentit bazohet në supozime të gabuara në lidhje me misionet dhe operacionet e NATO-s. Shumica e shteteve më të mëdha europiane, përfshirë Gjermaninë, kanë rritur ose janë angazhuar për të rritur shpenzimet e tyre për mbrojtjen gjatë viteve të ardhshme.

Në të njëjtën kohë, vetëm 5% e buxhetit të përgjithshëm të mbrojtjes së SHBA shkon për mbrojtjen e Europës. Është po aq e rëndësishme të përllogaritet se si burimet kombëtare ndahen sipas efektivitetit optimal ushtarak dhe se si SHBA përfiton nga prania e saj parësore në Europë.

NATO u krijua në prill 1949 me Traktatin e Uashingtonit, si një angazhim multi-nacional për mbrojtjen kolektive. Pas shkatërrimit të Luftës së Dytë Botërore, lidhja e Europës me Amerikën e Veriut me një pakt sigurie jo vetëm parandalon një luftë tjetër në Europë, por gjithashtu siguron një mbrojtje të vijës së parë për SHBA.

Tridhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, forcat amerikane janë të vendosura në Europë jo për altruizëm, por për të mbrojtur interesat e SHBA dhe për të zbuluar, ndaluar dhe mposhtur kundërshtarët përpara se ata të ndjehen të fuqizuar për të goditur tokën amerikane.

NATO është mekanizmi kryesor që mbështet ndikimin gjeopolitik amerikan në të gjithë Europën dhe e zhvillon atë në rajone të afërta, si Lindja e Mesme dhe Mesdheu. Si i pari që i përgjigjet çdo sfide të madhe sigurie, NATO monitoron të gjitha kërcënimet kundrejt sigurisë së Aleatëve dhe po zhvillon një arsenal të gjerë të jo vetëm në arenën ushtarake, por edhe në hapësirën kibernetike, (në luftën) kundër terrorizmit dhe formave të tjera të luftës bashkëkohore.

Prania e trupave amerikane në Gjermani është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme në rreth 35,000 nga pothuajse 300,000 që ishin në fillim të viteve 1990.

Presidenti Vladimir Putin ka përfituar nga tkurrja amerikane për të shumëfishuar forcat ruse përgjatë kufijve të NATO-s dhe për të kërcënuar sigurinë e Europës. Kjo është e dukshme në pushtimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë nga Rusia, në rindërtimin e përshpejtuar ushtarak të saj, përfshi militarizimin e Krimesë së okupuar dhe rajonit të Kaliningradit në Detin Balltik, dhe fushatën e saj të tejzgjatur për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

Rusia heton në vazhdimësi mbrojtjet e disa shteteve europiane dhe ka zgjeruar stërvitjet e saj të papritura (ushtarake) duke vënë në shënjestër veçanërisht Poloninë dhe shtetet balltike. Ajo ndërmerr provokime të përsëritura kundër hapësirës ajrore të Aleatëve dhe ujërave (të tyre) territoriale dhe kërcënon lëvizjen e lirë të trafikut tregtar në Detin e Zi.

Një Europë e pasigurt pa një strehë të fuqishme të NATO-s pa një prani frikësuese amerikane teksa kufijtë e saj janë pre e kërcënimeve të vazhdueshme nga një Rusi armiqësore, përbën rrezikun më të madh ndaj sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Dobësimi i NATO-s përmes tkurrjes amerikane do të provokojë agresion më intensiv rus. Dhe nëse një luftë e re shpërthen, kostoja përfundimtare për SHBA do të jetë shumë më e madhe se sa investimi në fjalë, sipas planifikimeve paraprake. Uashingtoni nuk do të mund që thjesht të vetë-izolohet ndërsa interesat e tij ushtarake, politike dhe ekonomike do të jenë duke u sakatuar.

Mënyra më efikase për të parandaluar konfliktin e armatosur është që NATO-ja të shfaqë forcën e vullnetit, koherencën dhe aftësitë e saj.

Në një raport të sapopublikuar, me tre kolegë të mi në Qendrën mbi Analizën e Politikave Europiane (CEPA), përfshirë ish-komandantin e ushtrisë amerikane në Evropë, gjeneral-lejtënant në pension Ben Hodges, ne kemi rekomandime konkrete për forcimin e krahut të prekshëm lindor të NATO-s.

Çfarëdo dobësimi i lidhjes trans-atlantike përmes një reduktimi të konsiderueshëm të trupave amerikane thjesht fton agresione të reja nga Kremlini dhe, si rrjedhojë, mund të rezultojë në një luftë nga e cila Amerika nuk do të jetë në gjendje të largohet.

 

——

Rubrikën e Janusz Bugajskit mund ta lexoni ekskluzivisht në DITA çdo të shtunë. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit

June 27, 2020 07:06
Komento

13 Komente

  1. A.W. June 27, 09:17

    Perfundimisht me kete shkrim Januz B. tregon se me ose pa vetedije jeton akoma ne vitet 60-70 te luftes se ftohte!
    Trupat amerikane ne Europe mbrojne Europen nga kush? Nga agresioni rus? Po ky Perendim ne pergjithesi e Gjermania e referuar nga Januzi ne vecanti kane mijra marrveshje bashkepunimi ekonomik me Rusine sa nuk kane kurre me Ameriken. Ne Rusi operojne mijra firma e kompani perendimore. Nga Rusia ky Perendim ngrohet ne dimer me gazin rus!
    Teza te tilla qesharake te Januz B. vetem bejne humor por nuk i beson askush!
    Rusia Imperiale e Vladimir Putinit vetem gjuhen ka te perbashket me ish-Bashkimin Sovjetik! Ngjashmerine me te plote URSS e ka me BE sot ne aspektin baze, ate qe quhet Sovranitet i Kufizuar!

    Reply to this comment
    • ... June 27, 11:48

      Ti A.W. që shkruan “vetëm bëjnë humor por nuk i beson askush “, ja unë as qesh dhe e besoj se çfarë shkruan autori. Po erdhi një luftë e re, ajo do të vijë nga Rusia, që kërkon të ringrejë BRSS-në e dikurshme dhe nuk janë argumenta ato që shkruan ti se paska shumë firma e kompani perëndimore në Rusi, të cilat barazohen me zero në rast të një konflikti.

      Reply to this comment
      • na mbyten injorantet turcelinj June 27, 12:02

        Edhe ti vazhdo mba shprese se fo te mbroj amerika!!!!
        Dhe sidomos gjermanis i ka hyre frika shume…
        Ne turkoshaket kemi tyrqine

        Reply to this comment
      • Bertrand June 28, 08:44

        I gjykoj plotesisht te sakta te gjitha arsyetimet llogjike te Bugajskit!
        Ato mund t’i kuptojne vetem personalitetet e fushes dhe vecanerisht ushtaraket madhore,ndaj jo cdo njeri,qe i ka rene ne dore nje lap top mund te jete i affte te jape mendime profesionale!
        Niveli i arsyetimeve te Bugajskit eshte teper i larte dhe vlken per t’u studiuar sidomos nga te gjithe politikanet e larte te Shqiperise,qe jane ne kete drejtim teper te pa afte dhe sidomos kryeministri Rama qe vuan nga megallomania dhe antishqiptarizmi!

        Reply to this comment
  2. fteri June 27, 11:47

    Tamam analizë e situatës e luftës ftohtë viteve 65-75,midis NATOS-dhe traktatit varshvës.Kohët kan ndryshuar ,të gjithë hanë në një sahan ,natën dhe shahen ditën.Shinjestër qënka Polonia ,po vetë gjermania nuk qënka shinjestër ? Mos harrojmë se sot paksohen ushtarët dhe është ngitur e sofitikuar armatimet ,llogarit vetëm avionët pa pilot se sa efektiv shkurton dhe se sa rrit fuqinë e zjarrit.

    Reply to this comment
  3. Piro June 27, 13:18

    Pa pyet pak Fatos Lubonjen dhe snobet liberale gjysmak-intelektuale te Shqiperise.
    Ata thone se sot ka vetem miqesi e dashuri midis popujve midis vrasesve dhe viktimave te tyre.
    Kemi arritur kohen e botes globale te paqes e miqesise midis popujve.

    Reply to this comment
  4. artur June 27, 18:20

    Jo vetem kaq por i eshte zhdukur nga memoria edhe fjala Kine.Nuk thote asnje fjale se si Gjermania po e ben Kinen superfuqi ekonomike dhe partnerin me te madh tregtar duke injoruar USA!

    Reply to this comment
  5. Gezimi June 27, 18:47

    Terheqja e trupave amerikane nga Europa eshte nje deshire pan-Europiane qe natyrisht nuk ka si kuptohet nga nje jo-Europian si ky Bugacja.

    Reply to this comment
  6. Sami June 27, 22:45

    Gjermania duhet te fuqizohet fort ushtarakisht , bashk ne aleanc me disa shtete te europes dhe nuk pjerdhin as per Rusin as per kerken , e frikshme esht Kina , rusin dy shtete te europes e bejn zap nuk esht me rusia stalinit , jan ruset qe shkuan luftuan 10 vjet ne avganistan e ben nje verr ne uj. Si do bejm ne thuaj , qe jemi shteti unikal bythzbuluar i planetit , pa ushtri fare , qiellin naj ruan greku token serbi edhe nga 4 milion banor , jemi katandisur ne 1.5 milion banor , gjysma jan pleq , gjysma tjeter kengetar politikan dhe te pa pun qe rrin ne kafe, ne si do ja bojm thoni.

    Reply to this comment
  7. K9 June 28, 08:12

    Sipas te dhenave te Departamentit te shtetit amerikanet ku shpenzimet ushtarake vjetore (ne biliarda dollare) jane respektivisht;
    USA. 663.255.000.000
    UE 331.123.600.000
    Russia 61.000.000.000
    Pra edhe ne kushtet kur Perendimi ka nje buxhet lufte gati 17 here me te madh se Rusia, eshte po Perendimi “i rrezikuar seriozisht” nga Rusia?!!!!!!!!!!!!!!!
    Cmenduri!
    Kane arritur tju heqin njerezve cdo aftesi gjykimi duke i shplar trurin me propagande fashistoide. Qytetari perendimor eshte totalisht i paafte te gjykoje vete edhe perballe shifrave te qarta qe publikojne po vete.
    Ne fund si gjithmone edhe ne shqiptaret qe krenohemi se tani qe jemi ne NATO Shqiperia eshte e paprekshme, A thua se nuk ishte po NATO ( para se te aderonim ne te) me ane te Greqise, rreziku me i madh qe kercenonte egzistencen e gjysmes se Shqiperise apo vete Europa qe me ane te diktatures se burokracise , na izoloi prej 30 vjetesh ne Europen e te gjitheve ku ata ndihen pronare absolut, ne rezervate indigjenesh te eger. Nje aparteid i shemtuar, i paskrupullt dhe i pameshirshem qe per te funksionuar nuk ka nevoje per ligje rraciale, por mjafton gijotina e kushteve te demokracise, te paarritshme nga qenie inferiore si ne.
    Eshte kriminale dhe naziste qe si shqiptare, si boshnjake, si malazeze etj, kemi shume me pak te drejta ne shtepine tone ne Europe, te izoluar ne rezervate indigjenesh te eger, se shtetet dhe etnite eskimeze, mongole, myslimane, budiste ne Federaten Russe.

    Reply to this comment
  8. Kapterr Bujar Cibani June 28, 12:05

    Z.Tramp ,vendosi ti terheqe trupat amerikane nga gjermania pasi skishte me kuptim ndenjtja e tyre atje.
    Trupat amerikane ishin atje per te mbrojtur gjermanine dhe europen nga ndonje sulm rus , nderkohe qe gjermania dhe europa duke blere gazin rus ,fuqizojne ekonomikisht rusine ,pra armikun nga i cili do i mbroje USA,.
    Kjo eshte cmenduri, te kerkosh mbrojtje ndaj dikujt nderkohe qe ti vete e fuqizon ate ekonomikisht dhe si rrjedhoje dhe ushtarakisht …
    Kjo ishte dhe arsyeja kryesore e terheqjes se amerikaneve nga gjermania.
    Pra analiza e Zotit Bugajski ,eshte e pabaze.
    Nuk behet qe Truproja yt te ruaje deren , qe mos hyje vrasesi dhe ti te hapesh dritaren dhe ti japesh uje dhe buke vrasesit , kjo eshte absurde !!!!

    Reply to this comment
  9. nje opsion, qe duhej ngrit qe ne ...49-ten . June 28, 14:50

    i lexova te gjitha (dhe komentet) . po pse o artikull shkrues dhe ju komentues, nuk ju shkone ne mendje nje here te vetme . ” te hiqni dore nga promovimi i luftes kunder rusise” dhe te promovoni bashkepunimin me se paqesore me te ? ose t’i q..ini nenen amerikes dhe turqise ( prej te cileve po vuajme me shekuj) dhe te mbeshtetni pra te themi, rusine ?!?…apo sperme kari keni pase dhe keni ne tru ,qe kur jeni krijuar !?!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim