Nëse nuk doni që t’ju tradhtojnë…

March 2, 2018 14:34

Nëse nuk doni që t’ju tradhtojnë…

Rutina mund të jetë e mirë nëse bëhet fjalë për punën apo palestrën, por nuk ka vend për të në dhomën e gjumit.

E vërteta është se shumë pak çifte arrijnë ta kuptojnë në kohë se mes tyre ka hyrë monotonia dhe gjithçka i bëhet e qartë kur është shumë vonë për të bërë ndryshime.

Njihuni me shenjat që do t`ju paralajmërojnë se jeta seksuale po hyn në ujërat e qeta dhe të rrezikshme të monotonisë.

Veshja në shtrat

Nëse nuk i kushtoni vëmendje veshjes që mbani në shtrat teksa qëndroni krah partnerit apo partneres, kjo është një ndër shenjat e para të “rrezikut”. Ideja që për të qenë seksi në shtrat mjafton vetëm të qenët lakuriq, është një magji që shumë shpejt fashitet. Kërkoni veshjet e duhura që do të ndezin pasionin mes jush.

Jeta seksuale

Mos lejoni që shtrati të bëhet vendi i përhershëm ku ndodh marrëdhënia juaj seksuale. Eksperimentoni në vende të ndryshme, që të keni mundësinë e përjetimit të ndjesive të forta. Shumë çifte e nisin monotoninë pikërisht nga shtrati.

Ushqimet në krevat

Kushtojini vëmendje kësaj pike. Nëse jeni akoma në fazën romantike apo praktike të ushqimeve në shtrat, të paktën bëjini të jenë sa më tërheqëse dhe ndezëse. Kjo do të thotë që jo çdo ushqim ka leje të kalojë në dhomën tuaj të gjumit, kërkoni rreth produkteve të lehta që mund të sjellin pasion.

Pozicionet

Nëse më shpesh ndërroni ngjyrën e flokëve sesa pozicionet, jeni në ujëra të rrezikshme. Duhet të filloni kërkimet për t’i shtuar jetës suaj seksuale më shumë larmi dhe më tepër çmenduri. Ndërrimi i shpeshtë i pozicioneve duhet të jetë në kulturën tuaj të çiftit, për të qenë sa më larg monotonisë dhe qëndrueshmërisë emocionale.

Në mëngjes

Futuni në listën e femrave apo meshkujve që vënë alarmin për t’u zgjuar në mëngjes. Arsyeja? Studimet tregojnë se seksi i mëngjesit është më i miri. Nëse dëshironi t’i dhuroni vetes një ditë që fillon me buzëqeshje, mos hezitoni të zgjoheni herët.

Kënaqësia

E vështirë për t’u arritur? Jepjani partnerit këtë mesazh duke u dhënë fund orgazmave të shtirura. Ndonëse qëllimi është shumë human, sepse ju përpiqeni të mos e vini në pozicion të keq personin që keni pranë, duhet të mos i praktikoni më. Jeta juaj seksuale mund të futet në monotoni të plotë prej këtij fakti. Ç’kuptim mund të ketë seksi, nëse ju vazhdoni të falsifikoni kënaqësinë tuaj? Zgjidhni rrugën e vështirë.

Flirtimi

Nëse momentet përpara seksit zgjasin shumë pak dhe “nxemja” për aktin që do të vazhdojë është e pamjaftueshme, kjo nuk është gjë e mirë. Jepini shkëlqim mënyrës sesi e vështroni partnerin apo partneren, duke luajtur me njëri-tjetrin përpara se të fillojë seanca romantike. Flirtimi dhe momentet intime që paraprijnë seksin janë shumë të rëndësishme për të mos rënë në monotoni.

Joshja

Cila është arma juaj më e fortë në shtrat? Nëse po kërkoni diçka që mund të jetë më e re dhe më e dobishme gjeni mënyra të tjera për të joshur partnerin. Jepini marrëdhënies suaj një ndjesi të re sensualiteti dhe risie. Për t’i qëndruar larg monotonisë, duhet të keni informacione të reja mbi teknikat më të fundit të ndezjes së zjarrit në çift.

Justifikimet

Përdorimi i tyre të kursen goxha mundim e telashe, por kini parasysh se është një nga elementet më të rëndësishme që i çon çiftet drejt monotonisë. Hiqni dorë nga justifikimet dhe filloni të kryeni veprime reale të cilat i japin më shumë ngjyra marrëdhënies suaj me partnerin ose partneren. Mësoni të thoni gjithnjë “po” kur vjen puna për seksin.

Kujdesi për veten

Nëse keni filluar të lini pas dore veten, kjo është një shenjë që jeta juaj seksuale po shkon drejt vakjes. Mos kujtoni me endje kohën kur gjërat ishin të çmendura dhe të rrëmbyera, por kujdesuni për veten që të mos mbeteni prapa. Të paktën nëse nuk doni që t’ju tradhtojnë.

Ritmi

Gjërat e shpejta fillojnë dhe përfundojnë pa u kuptuar. Merrini gjërat ngadalë dhe do të shikoni se do të njiheni me aspekte tepër tërheqëse, të cilat nuk i kishit vënë re më parë. Shtojini lidhjes suaj romanticitet dhe ëmbëlsi.

b.m. / dita

March 2, 2018 14:34
Komento

3 Komente

  1. biometri March 2, 14:36

    kjo puna e tradhtise, shume e diskutueshme
    nese dikush nuk te do me, eshte mire te ta thote ne sy.
    jo te te tradhtoje
    te ndahet pastaj te beje cte doje
    nese i dukesh monoton parnerit, them qe me e ndershme eshte tia thuash dhe te ndahesh sesa ta tradhtosh dhe te vazhdosh te rrish me te.
    Nje bashkejetes ne genjeshter eshte gjeja me e keqe qe dikush mund ti beje vetes dhe njeriut qe do

    Reply to this comment
    • Sexi , procesi/gjeja me i/e bukur ne jeten e njeriut March 2, 15:46

      biometri,
      kjo eshte llogjika e temes ,pra tradhetise ,
      por ktu ,kuptohet qarte se morali ,
      eshte i qit ne ofsajt
      dhe stimulohet vetem sexi si proces ,
      te paktet keshtu me duket mua .
      ku psikologu i referohet qejfit ,stimulimit te tij
      te qenit u ndjerit sa me aktiv ne porcesin sexual .
      Dhe nqs kto lexione terheqje sexuale ,
      arriijne ke te dy me te njetin pasion ,kjo mundet te shmangte pse jo edhe tradhetine edhe pse kjo eshte dicka qe s’eshte e misheruar ne qenien njerezore e veshtire per mos te rene ne ate shtrat ,,,te Tradhetise .

      Reply to this comment
  2. MH March 2, 18:35

    Tradhetia e cifteve te martuar percaktohet:
    Teorikisht te martuar.Praktikisht shkerdhehen me nji tjeter.Jane te lumtur ne kete variant.Nese ballafaqohen dhe ndahen e humbin lumturin qe gezonin nga te kenunit teorikisht te martuar.
    Tradhetia asht origjinal si puna qe bajne shume njerez ne te zeze te pa licensuar.Ashtu sic denohet puna ne te zeze e pa licensuar.Meriton te denohet dhe tradhetia si pune e palicensuar ne te zeze.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*