“Nëse nuk na ktheni pronat tona, ne do të bëjmë vetëgjyqësi”

November 10, 2015 10:33

“Nëse nuk na ktheni pronat tona, ne do të bëjmë vetëgjyqësi”

 

Me iniciativën e Degës “Omonia” me datën 8 Nëntor 2015, u mblodhën në Himarë përfaqësues Shoqatash jo qeveritare, intelektualë e grupe interesi; Shoqata “Bregdeti”, “Komuniteti Himarjot”, “Shoqata Lokale e Biznesmeneve”, “Himara e Himarjoteve”, “Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë dega Himarë” si dhe mjaft qytetarë intelektualë, banorë nga brenda dhe jashtë Himarës, me objekt problemin e kthimit të pronave pronarëve himarjotë, trashëgimtarëve të ligjshëm, siç parasheh neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Sipas nje deklarate per shtyp dale nga ky takim, aty u vendos:

1-Domosdoshmëria e organizimit të një Kuvendi mbarëhimarjot me axhendë bashkimin imediat të himarjotëve për të siguruar unitetin e nevojshëm, sepse një zë i bashkuar, degjohet e merret parasysh, ndërsa fragmentarizmi i shërben mafies oligarkike shqiptare dhe asaj ndërkombëtare për grabitjen e pronave të pronarëve të ligjshëm himarjotë në mbarë bregdetin Jonian.

2-U caktuan 7 përfaqësues nga komuniteti himarjot, të cilët do të marrin kontakt me organet përgjegjëse shtetërore dhe nëse është nevoja dhe atyre ndërkombëtare, për kthimin përfundimisht të pronave tek pronari legjitim himarjot. Nëse brenda dy muajsh nuk shohim asnjë reagim dhe reflektim nga shteti mbi këtë shqetësim kaq të madh, ne do të shpallim mosbindje si komunitet dhe do të bëjmë vetëgjyqësi.

Është moment historik për mbarë himarjotët që të marrim në dorë fatet tona. Himara ekskluzivisht ka qene dhe mbetet e hapur, ndërsa përsa i përket pronave dhe vetëdijes shpirtërore, mbetet vetëm e himarjoteve – thuhet në deklaratë.

November 10, 2015 10:33
Komento

1 Koment

  1. demo November 10, 16:58

    Shume dakord.Dropullitet tu kthejne pronat bejlereve te Libohoves dhe agallareve te Gjirokastres sipas tapive te shenjta te para 1944.Fusha e Dropullit ti kthehet Mufit bej Libohoves.Fusha e Vurgut dhe fusha e Delvines tu kthehen bejlereve,Guce Ciniut me takeme,Saranda t`i kthehet te zotit,atij qe ndertoi portin e Sarandes dhe magazinat e lekureve,tregtarit Leskoviqot, Dilaver Qesko.Konispoli tu kthehet bejlereve Came Demateve,Sekateve,sipas tapive,fusha Tirane-Durres,Mamurras-Fushe-kruje,ti kthehet bejlereve tiranas Toptaneve dhe bejlereve te Shijakut Delialliseve,sepse ne bejleret e Shqiperise ate po kerkojme,te kthehet prona tek i zoti.Po te kthehet prona me tapi te zogut e te Stambollit,greket dalin rru e qeth,jo ne Shqipni,por edhe ne Greqi.Edhe Athina del prone e Shqiptareve,me dokumenta,jo me lloqe.Ky maloku i Vucidolit te zezen ja beri bejlereve;ja mushi tokat me maloke,qe ta qajne mire demokracine e Vucidolit,qe ta kerkojne Enverin prape,se te pakten ai ndertoi ferma dhe koprativa,por nuk ja zaptoi me malokare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*