Pas këtij vendimi, Garda mund t’ju vrasë “nëse i dukeni të ashpër”

May 2, 2016 12:21

Pas këtij vendimi, Garda mund t’ju vrasë “nëse i dukeni të ashpër”

Pozita e djeshme dhe dikush tjetër mund të jetë gëzuar nga përfundimet e gjykatave dhe të Gardës për vrasjet brutale të 21 Janarit, para selisë kryeministrore.

Nëse qeveria e sotme, do qe në qëndrimet e dikurshme opozitare do ta kishte shkarkuar me urgjencë komandantin e tanishëm të Gardës, po kjo gjë s’ka ndodhur dhe nuk ka asnjë gjasë të ndodhi. Ajo, siç duket, ka nevojë për këtë PRECEDENT.

Në gjuhën juridike tani e tutje 21 Janari do të quhet një PRECEDENT. Nëse nesër, apo pasnesër do kemi protesta nga opozita, shoqëria civile-apo grupe të caktuara interesi, Garda e Republikës, qoftë dhe kjo që ka emëruar Rilindja, mund të vrasë pa problem, mbasi protestuesit mund t’i duken të ashpër.

Mund të vrasë fare pa problem dhe t’ia hedhë paq, njëlloj si Garda që vrau për llogari të qeverisë Berisha.

Opozita e sotme dhe askush tjetër që ka qëndrim opozitar, nuk duhet të gëzohet nga Vendimi për 21 Janarin. Çdo njeri me formim minimal në jurisprudencë e kupton se ç’do të thotë PRECEDENT.

Tani është në tagrin e Gardës për të vendosur kur protestuesit quhen të qetë dhe kur quhen të ashpër.

Kush ka një fije mend në kokë, mund ta imagjinojë se sa ogurzi është Vendimi për 21 Janarin dhe sidomos justifikimi i vrasjeve qeveritare nga Garda që ka emëruar “Rilindja” e Edi Ramës. Versioni i vrasjes së “protestuesve të ashpër” mbetet gjithmonë i hapur.

Në fakt Prokuroria e sotme mbron variantin se demonstruesit në momentin që u vranë qenë shumë të qetë dhe aspak të rrezikshëm, por ja që as Gardës së sotme nuk ju dukën të tillë. Përfundimi i Gardës nuk ka dalë thjeshtë për të shpëtuar disa miliona lekë, por për të krijuar PRECEDENTIN për nesër.

 

Arben Duka

May 2, 2016 12:21
Komento

3 Komente

  1. elio May 2, 12:32

    Ata te djeshmit shpetuan, keta te sotmit “garantuan” arrogancen e tyre…Nuk e di kush eshte demi me I madh, vrasja e djeshme apo licenca per te vrare neser per cdo proteste…Berisha dje vrau njerez, garda me perkrahjen e Rilindjes vrau te ardhmen demokratike te shqipetareve…

    Reply to this comment
  2. antifashisti May 2, 20:45

    I nderuari Arben Duka!
    Si poet te heq kapelen,por ne PROZE qenke analfabet!
    Kerkon te thuash dicka,por NUK KE DITUR TA THUASH!
    Beje me vjershe kete qe ke dashur ta thuash me proze!

    Reply to this comment
  3. Odesa May 2, 20:53

    Me kete vendim te Gjykates se LARTE,qeveria te me caktoje vetem mua ne ruajtje tre kryeministrise me armatim dhe municion te mjaftueshem,aq sa kur t’i mbushet mendja Sali Berishes te sulmoje-protestoje para kryeministrise,t’i qewroj te gjithe duke lene te vrare te gjithe me gjithe Berishen aty!
    Tani gjejeni vete se sa DIKTATOR paska qene ENVER HOXHA!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*