“Nëse s’e mbajmë afër Ballkanin Perëndimor, do krijohet boshllëk i madh në BE”

November 8, 2019 17:10

“Nëse s’e mbajmë afër Ballkanin Perëndimor, do krijohet boshllëk i madh në BE”

Shefja e Komisionit Europian Von der Leyen tha se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është me rëndësi të madhe strategjike për BE.

Komentet e Presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian u bënë gjatë një konference për shtyp me gazetarët në Berlin.

“Unë besoj me vendosmëri se është me rëndësi të madhe strategjike për ne që të hapim dyert me Ballkanin Perëndimor sa më shumë të jetë e mundur, tha von der Leyen.

“Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur pikën që u kemi kërkuar atyre të arrijnë,” vazhdoi ajo, ndërsa theksoi se do të kërkojë mjete alternative për të forcuar lidhjet me vendet e Ballkanit.

“Për sa kohë që nuk është e mundur të hapen bisedimet e pranimit, unë do të vë tërë energjinë time në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t’i lidhin gjithnjë e më shumë këto vende me ne përmes bashkëpunimit të ngushtë. Nëse nuk e bëjmë do të krijohet një boshllëk i madh. Unë nuk dua që kjo të ndodhë”, tha ajo.

Me gazetarët foli edhe kancelarja Merkel e cila tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme, për interesat strategjikë europianë, që këto dy vende të mos humbasin shpresën në perspektivën e pranimit në BE.”

Kjo gjithashtu është shumë e lidhur me çështjen e  migracionit, duke aluduar në faktin se shumë refugjatë kanë hyrë në BE në vitet e kaluara përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor.

j.l./ dita

November 8, 2019 17:10
Komento

2 Komente

  1. MH November 8, 18:41

    Mendimi im asht qe BE duhet ta ndjejne domosdoshmerin e afrimit te Ballkanit brenda anetaresimit te saje.Krysorja si pozite strategjike qe permbushin vendet e Ballkanit per interrsat jetegjatesis se vete BE.Njikohesisht vlene edhe per interresat e te dypaleve.BE Ballkan.

    Reply to this comment
  2. Lili November 8, 18:50

    Fillo me ndryshuar fjalorin : jemi evropa juglindore! Po aq evrope sa ju!
    Po zgedhni gjalen tjeter per te ju lejuar psikologjikisht me larguar kete pjese prej jush ! Ju evropa e ´atà barbaret ´apo jo?!
    Racizmi as ii kamufluar..,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*