Nëse shihemi me dikë në sy për 10 minuta…truri “luan” me ne

April 9, 2019 13:19

Nëse shihemi me dikë në sy për 10 minuta…truri “luan” me ne

E keni menduar  ndonjëherë ç’ndodh nëse shihemi me dikë në sy për 10 minuta?! Thuhet se kur përqendrojmë sytë me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, mund edhe të shkëputemi fare nga realiteti.

Një psikolog italian, Giovanni Caputo, kreu një studim në për të zbuluar çfarë ndodh në trurin e njeriut kur 2 persona shihen sy më sy për disa minuta me radhë.

Nga eksperimenti rezultoi se pothuajse të gjithë pjesëmarrësit përjetuan simptoma të shkëputjes, si të ishin jashtë trupit të tyre, dolën nga realiteti, pësuan ndryshime në zë dhe i perceptonin ndryshe ngjyrat.  Madje, për ta koha kishte ndaluar.

Çfarë është dhe më interesante, ishte përjetimi i haluçinacioneve. 90%  prej tyre thanë se fytyra e atij që kishin përballë iu dukej ndryshe 2 deri në 4 herë gjatë 10 minutash. Disa e shihnin fytyrën të shndërruar në përbindësh. Disa të tjerë shihnin fytyrën e ndonjë shoku, pjesëtari të familjes ose dhe vetë shëmbëlltyrën e tyre.

E gjithë kjo është një produkt i trurit tonë, që do të thotë se janë idetë e  subkoshiencës tonë   që shpalosen mbi fytyrën e individit tjetër.

e.t/dita

April 9, 2019 13:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim