Skandal në Botëror, Neymar simulon?

July 8, 2014 17:50

Skandal në Botëror, Neymar simulon?

Neymar i ka dhënë lamtumirën Botërorit duke dalë në mënyrë të trishtë nga fusha disa minuta para përfundimit të ndeshjes kundër Kolumbisë, i shtrirë përtokë nga një shkelm i Camilo Zuniga që i shkaktoi një frakturë vertebrale. Pavarësisht pamjeve të lojtarit që vuan nga dhimbjet, transportit të tij me barelë për në spital dhe një mesazh prekës të dhënë për tifozët e tij, Kolumbia shfaqet mosbesuese dhe hedh dritë mbi një tezë dashakeqe, sipas të cilës Neymar po simulon. Sipas Kolumbisë, Neymar e ka një problem me fizikun e tij dhe posaçërisht në shpinë, por kjo nuk është pasojë e ndërhyrjes së dhunshme të Zuniga-s, por pasojë një hedhjeje nga gëzimi, kur Thiago Silva shënoi golin e parë për brazilianet në ndeshjen kundër Kolumbisë. Simulimi i Neymar bëhet me qëllim që të mbulohet një marrëveshje tashmë e arritur mes federatës braziliane dhe arbitrave të FIFA-s, për ta çuar Brazilin deri në fund të Botërorit. Shkelmi i dhënë nga Zuniga-s, e ka prekur lojtarin e Barcelonës në një zonë ndryshe nga ajo e lënduara. Brazili kështu ka kapur mundësitë për të “mbuluar” marrëveshjet e pista të federatës me arbitrat e FIFA-s duke spostuar vëmendjen nga gabimet e bëra nga arbitri gjatë ndeshjes kundër Kolumbisë tek ndërhyrja e mbrojtësit “vrasës” të Napolit ndaj Neymar.

 

 

July 8, 2014 17:50
Komento

4 Komente

  1. Shqiptar July 8, 19:41

    Brazili i ketij boterori eshte Brazili me i dobet ndonjehere. FIFA ka vendosur t’ua jape kupen dhe po ben te gjitha palacolleqet e mundeshme. Turp!

    Reply to this comment
  2. Preza July 9, 12:13

    Gazeta up to date.

    Reply to this comment
  3. enea July 9, 17:43

    A mund te na thoni ku referoheni per kete lajm, apo e keni marre nga kafenete pertacore te Tiranes???

    Reply to this comment
  4. Arturi July 9, 19:18

    Keta kolumbianet, ia paskan hequr vetes nga nje “vize”, perpara se te benin kete deklarim 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*