“Nëse ushtrohet dhunë, NATO do të ndërhyjë në Kosovë”

July 31, 2018 19:55

“Nëse ushtrohet dhunë, NATO do të ndërhyjë në Kosovë”

Komandanti i NATO-s, James Foggo ka deklaruar se NATO nuk dëshiron të përfshihet në bisedimet që po bëjnë Kosova dhe Serbia, si dhe ka theksuar se ushtarët e saj janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo situate në rast se përshkallëzohen ngjarjet.

Gjatë një konference për shtyp në bazën ushtarake të KFOR-it, ai ka theksuar se 4,000 ushtarë të NATO-s janë të gatshëm për çdo gjë.

I pyetur nga gazetarët rreth shkrimeve të vazhdueshme në media për opsionet e ndarjes së Kosovës, ai ka thënë se “këto janë pyetje politike që duhet të zgjidhen përmes dialogut Prishtinë-Beograd”.

Admirali Foggo ka thënë se diskutimet në Beograd mund të sjellin edhe protesta në rrugë, por ai u ka bërë thirrje të gjithëve që edhe në rast të pakënaqësive, t’i shprehin në mënyrë demokratike.

“Në demokraci jo të gjithë pajtohen. Disa njerëz i shprehin mosmarrëveshjet e tyre në rrugë…Unë do të rekomandoja që të mos e bëjnë këtë gjë, ose nëse veprojnë kështu, si në çdo demokraci të civilizuar, kjo gjë të bëhet në mënyrë paqësore. Ne do të jemi këtu për t’i mbështetur institucionet e Kosovës, të cilat ruajnë sigurinë, gjatë këtij muaji dhe muajve të tjerë të vitit”, ka thënë ai.

s.a/dita

July 31, 2018 19:55
Komento

5 Komente

  1. Xxx July 31, 20:26

    Bejani te qerte dhe atij president koqes kete pune.
    I love Amerika.

    Reply to this comment
  2. MH July 31, 21:10

    Rrofte Amerika.Fjale pak, e pune hak e sakt!
    Keshtu i don mushka drut per ti ra pershtat cdo serbit deri ne krye te qeverise.
    Kesaj i thuhet Miqesi.Jo llafe!

    Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA August 1, 01:59

    From: [email protected]
    Date: July 23, 2016 at 14:30:46 EDT

    Opinione :

    AMERIKA E BEKUAR KA “ PUSHTUAR” ZEMRAT E SHQIPTAREVE

    – As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane

    – Shqiperia me siguri do te behet ! – Faleminderit SHBA !

    – Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork

    Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
    Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
    Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
    “Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
    Jo vetem Reforma u miratua por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
    Byroja amerikane e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
    Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” SUKSESI eshte i paragarantuar!!
    Thank You USA!
    Thank You Mr. Donald Lu!
    U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!

    Per lirine jap edhe dashurine… !

    Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para skuadres se ekzekutimit:
    -Per dashurine jap jeten!
    Per lirine jap dashurine!
    Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
    Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
    Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
    Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.

    Kjo eshte Amerika !

    Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
    Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
    Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
    Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
    “Zeri… “nuk e botoi kurre!
    “Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeva e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote…por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit nese nuk gabohem me 13- 15 te atij muaji !
    Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
    Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!

    E duam Shqiperine si Amerika demokratike…!

    Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
    Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
    Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
    Nuk kam tepruar aspak ne kete perfundim.
    Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
    A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte
    -E duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
    -E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac, ose me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vet, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike dhe clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise, liri e pavaresi nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
    Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!

    Me shqiptare se vete shqiptaret!

    Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
    Me shqiptar se cdo shqiptar
    E ndaj kujt!?
    Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
    Proamerikanizmi shqiptar nuk eshte vetem vlere e virtyt, por mbi te gjitha nje kult shqiptareve si popull e si komb kudo qe jemi !
    Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
    Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
    Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve !
    As ne nuk qendrojme mbrapa!
    Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
    Shqiperia do te behet!
    Faleminderit SHBA …. !

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana August 1, 04:50

    Nje deklarate e nevojshme per nje mbeshtetjen te padiskutueshme. Komandant, ” fjala jote ne vesh te perendise e te Rusise”!!!

    Reply to this comment
  5. Cun i lagjes August 1, 08:39

    Krruje Vico po ta majti !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*