“Nëse vijon kështu partitë e mëdha do katandisen në karakatina”

July 11, 2019 16:27

“Nëse vijon kështu partitë e mëdha do katandisen në karakatina”

Quhem Axhem Ceta, jetoj këtu në Tiranë. Jam 50 vjeç, kam qenë oficer në ushtri, jam larguar me kërkesën time, kam emigruar, detyra e fundit që kam kryer ka qenë polic tek burgjet. Tani merrem me një biznes familjar.

Jam betuar para flamurit dhe me dhimbset atdheu im që e kanë katandisur si lisi i rrëzuar përdhe. Mjafton te shikosh sa është dita e punës në vendet me të cilat kufizohemi dhe sa është në Shqipëri duke u nisur nga kjo kupton se sa shumë na duan dhe se “sa të aftë” janë udhëheqësit tanë 30 vjeçarë.

Pastaj po të shikosh pasuritë e nëntokës sonë me ato të fqinjëve, të bën të ikësh nga mendtë kur mendon se kemi krom, bakër, naftë për të cilat nuk flitet se kush i merr dhe sa përfiton shoqëria jonë nga këto pasuri.

Shpesh mendoj, besoj dhe shpresoj se në Shqipëri do të dali një Robin Hud që t’i rrezojë këto 3 parti hajdute nga pushteti do t’i fusi në burg të gjithë hajdutët politikanë dhe biznesmenë të lidhur me ata dhe të shpëtojë ky vend.

Duket e vështirë. Por me erën që po fryn shumë shpejt te tre partitë e mëdha do të katandisen në karakatina që s’do t’iu afrohet njeri.

Në të kundërt në këtë vend s’do ketë më njerëz të lirë veç skllevër.

E kemi të vështirë të shpalosim idetë dhe programin tonë pasi oligarkët nuk na lejojnë të dalim në televizor që populli ta dijë se ka njerëz që e duan këtë vend pa interes, pa rroga 5 milionshe.

Vetëm idealistët e bashkuar mund të bëjnë Shqipërinë ashtu siç e doni ju gazetarët e thjeshtë ku të ketë punë dhe barazi për të gjithë, ku ti thuhet popullit troç kaq është jorgani, por me këtë jorgan do të mbështillemi të gjithë, jo ca të mbulohen dhe të tjerët të ngelen jashtë e të ngrijnë së ftohti.

Shpresa vdes e fundit!

Axhem Çeta

 

July 11, 2019 16:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?