Nesër 4 orë pa energji elektrike: Ja zonat e Tiranës ku do të ketë ndërprerje

September 5, 2018 14:09

Nesër 4 orë pa energji elektrike: Ja zonat e Tiranës ku do të ketë ndërprerje

 

Ditën e nesërme do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Lajmërimi është bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sipas të cilit kufizimet do të bëhen në disa zona të periferisë.

Ndërprerje të energjisë do të ketë në Ndroq, Pinet, Barzez, Zhurije, Pezë e Madhe, Stacion Pompash, Vodafon Gro, Pezë e Vogël dhe Pezë Helmas.

Kufizimet bëhen për shkak të remontit në linjën L30-3/1 TEC Kombinat-Shijak nga ora 9:00-13:00 të së enjtes.

a.s/dita

September 5, 2018 14:09
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*