Nesër bllokohet një segment i Tiranë – Durrës, ja si do devijojë trafiku

June 25, 2018 20:11

Nesër bllokohet një segment i Tiranë – Durrës, ja si do devijojë trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Durrës – Tiranë në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë të martë në orën 06-00 të mëngjesit fazën e pestë të punimeve në segmentin Ura e dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës – Tiranë.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne mënyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Si devijohet trafiku:

  1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne orën 06:00 te ditës se marte date 26/06/2018.
  2. Automjetet qe udhëtojnë nga Durrësi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugën dytësore deri ne kryqëzimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin përsëri ne autostrade ose te vazhdojnë ne rrugën dytësore.
  3. Ky devijim do te përfundojw deri ditën e marte date 26/06/2018 ora 24:00

Plani menaxhimit te trafikut i sipërcituar mund te ndryshoj ne varësi te kushteve te motit, ne çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.

Ju njoftojmë se punimet e fazës e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit – Ura e Dajlanit drejtimi Tirane – Durrës kane përfunduar dhe segmenti rrugor është i hapur për trafikun përpara afatit te parashikuar.

Punime edhe në Fier-Patos

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se te marte ne oren 08-00 te mëngjesit do te filloje faza e pare e ndërhyrjes për rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazën lindore e qytetit nga Hyrje Fier (rotonto e Sheqit) – Rrethrrotullimi Patosit në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne mënyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

  1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne orën 08:00 te ditës se marte date 26/06/2018.
  2. Automjetet qe udhëtojnë ne drejtimin Fier – Vlore/Gjirokastër do te devijohen​ nëpërmjet qytetit te Fierit dhe unazës perëndimore te tij.
  3. Ky devijim do te vazhdoje deri ne nje njoftim te dyte.

Ne çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.

o.j/dita

June 25, 2018 20:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*