Nesër fillon java e përgjigjeve të mëdha, nga ekspertiza e përgjimit tek azili i “Babales”

June 3, 2018 20:47

Nesër fillon java e përgjigjeve të mëdha, nga ekspertiza e përgjimit tek azili i “Babales”

 

Në një kohë ku Albert Veliu është në pritje të përgjigjes nëse mund të përfitojë azil apo jo në shtetin Kosovar, prokuroria pritet të marrë javën tjetër ekspertizën audio të përgjimit.

Pas nisjes së hetimeve për materialin e transmetuar nga Partia demokratike prokuroria e dërgoi atë në një laborator të specializuar në Itali.

Burime nga organi i akuzës konfirmuan se përgjigja e letërporosisë nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë pritet të vijë javën e ardhshme ku do të mësohet mbi vërtetësinë e materialit.

Pak kohë më parë vëllai i ministrit të Brendshëm pretendoi se audio përgjimi nuk është i vërtetë dhe se zëri nuk është i tiji duke ngritur dyshime se regjistrimi ishte manipuluar në mënyrë të qëllimshme dhe ishte përdorur politikisht, shkruan Vizion Plus.

Tashmë prokuroria pret vetëm përgjigjen e laboratorit për të vazhduar të njëjtën linjë hetimi si ne atë të kallëzimit të rremë si në rastin Doshi-Bami.

Nga ana tjetër Albert Veliu, ka thënë në Prokurori se audio-regjistrimi është i vërtetë dhe ishte kryer prej tij, pasi kishte disa inate dhe xhelozi të vjetra me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. (Vetë Xhafaj deklaroi se nëse përgjimi është i vërtetë, atëherë ai do të japë dorëheqjen).

Pas këtyre deklarimeve oficerë të prokurorisë shkuan në Vlorë në lokalin ku pretendohet se është realizuar përgjimi ndërsa sekuestruan kamerat e sigurisë edhe të bizneseve të tjera në zonë.

Për çështjen u regjistruan dy procedime penale njëri në Prokurorinë e Tiranës dhe një tjetër tek krimet e rënda por që më pas u bashkuan në një të vetëm.

l.h/ dita

June 3, 2018 20:47
Komento

8 Komente

  1. Merruni edhe kte muaj me Aventurat e Babales o te tredhur ! June 3, 21:00

    hahahahahaha,

    ky popull nuk ka per te dale kurr nga ajo hale
    ku e terhoqi salih babahaleja ,
    eshte teper idiote per t’ju bashkuar Botes
    bota juaj eshte bla bla bla-ja jo jeta .

    Reply to this comment
  2. Arbeni June 3, 21:25

    Ka nje te vertete te madhe qe i ben krejt te vogla pyetjet dhe pergjigjet.
    Ministri i brendeshem Fatmir Xhafaj ka vella Agron+Geron Xhafajn te denuar 7 vjet burg per trafik droge. Kete te vertete te madhe shqiptareve ja beri te ditur nje Albert qe i thone Babale se ato qe quhen gazetare heshten per turpin e tyre. Per kete te vertete te madhe nuk ka nevoje per ekspertiza. Kjo e vertete e ben qesharak ate fare Vettingu ne polici ku polici i thjeshte largohet nga policia ne se ka familjare te denuar per droge, kurse Ministri Xhafaj ka Dopio Gjashten Gone+Geronen vellackon te denuar per droge dhe akoma kerkohen ekspertiza qe vetem felliqin ate Vettingun.
    Do flase dot kok lakra Fat Xhafka per Vetting per policet? Do qeshin sa here ta thote ate fjale deri sa ta kuptoje se me ate plenc te vellait ne surrat nuk rri dot minister i brendeshem.

    Reply to this comment
    • Arben June 3, 22:06

      Jane 100 % te gjitha sido te Dale ekspertiza

      Eshte idiotesi te mendosh te nisen skafet me

      Tonelata droge pa paguar hisen Tek policia.

      Reply to this comment
    • prizem June 3, 22:55

      @Arben
      Ne cilin univers ke jetuar deri tani? Kjo qe PeDe-ja po amplifikon tani per motive te ndyra politike dihej prej me teper se 10 vjetesh…Use yor brain and don’t become brainwashed by Salibabales.

      Reply to this comment
      • Arben June 4, 11:35

        Sipas teje mesohemi me te ngrene mut

        Qe te mos kemi ankesa???!!

        Per njohuri te injoranteve keto vidjo

        I prodhon Sismi Italian me porosi

        Te Brukselit.

        Negociatat nuk hapen DHE per te shplare

        Bythen e vet Brukselit Ben keto lojra

        Per te thene e kishte fajin Shqiperia.

        Problemi eshte se populli Shqipetar

        Trim dhe heroik ne gjithe kete histori

        Ha te gjatin

        Reply to this comment
  3. Fat man June 3, 21:25

    Te tredhurit i sjell verdalle kopili i Zeheres, Sali Kar-axhic i denuar vetem si shpifes ordiner nga Carlo Bolino dhe jo per krime, vrasje, mega-vjedhje dhe antishqiptar i provuar duke lene nme vend te dyte te klasifikimit Esat Pashe Toptanin.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 June 4, 01:09

    Ky popull qe nuk ka mend nuk duhet te dale kurre nga varferia.Babalia apo Baftjari !e t a gjeje popu lli heroik shqiptar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*