Dekani i Juridikut: Kërkojmë ambiente të tjera për të rinisur mësimin

January 28, 2019 13:01

Dekani i Juridikut: Kërkojmë ambiente të tjera për të rinisur mësimin

Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, ku kërkohen ambiente për zhvillimin e procesit mësimor, pasi një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin në ambientet e këtij fakulteti në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre.

Sipas Dekanit, shumica e studentëve që mbajnë të bllokuar Juridikut vijnë nga fakultete të tjera.

“Ne ambientet i kemi të bllokuar jo vetëm me studentë të fakultetit tonë, të cilët në dijeninë time janë të paktë në numër, janë të shumtë ata që nuk janë të fakultetit tonë. Shpresoj nga dita e nesërme të nisë programi mësimor pavarësisht se do të jetë në ambiente të tjera.

Komunikuam me drejtuesit e Universitetit të Tiranës, rektori nuk na është përgjigjur. Unë e marr dhe nuk kam komunikim me të, vetë kam folur me ministrinë e Arsimit po shikojmë mundësinë që të na vihen në diospozicion ambiente të tjera për të zhvilluar programin mësimor”, tha dekani

Një grup studentësh mbajnë të bllokuar ambientet e fakultetit të Juridikut, ndërsa kanë vendosur karrige në derën kryesore të godinës.

Në mëngjes pati edhe një përplasje, pasi një grup tjetër studentësh kërkuan lirimin e ambienteve dhe rinisjen e procesit mësimor.

l.h/ dita

January 28, 2019 13:01
Komento

5 Komente

  1. ETHEM January 28, 14:47

    NE JURIK KOMANDON ARGITA SALI RAM BERISHA DHE REKTORI KA FRIKE TA THOTE.KJO ESHTE TMERRSISHT IDOOTE PASI MYNYR KONI ESHRE BENIAMIN I PD.
    -GREVISTET DUHET TE DALIN JASHTE DHE TE NGUJOHEN TE VILAT E SALIUT APO TE ARGITES NE TIRANE APO GJ.LALZIT.POLICIA TI NXJERR ME SHKELMA JASHTE KETA MILITANT PARTIAK TE SALIMORTJES QE U SHKOI DEM DHE KJO PERPJEKJE PER DESTABILIZIM ASHTU SI VIDIOT BABALE TE SALIANERISE..!

    Reply to this comment
  2. mirel January 28, 16:18

    Studentet nuk kane te drejte te bllokojne ambientet e Fakultetit me dhune. Ne keto momente protesta ne kundershtim me shumicen e studenteve behet e pahijshme dhe e pamoralshme. Protesta eshte ceshtje vullneti I lire dhe jo detyrim me force.
    Studentet duhet te arrijne nje mareveshje. Te fillojne shkollen, sepse e kane merakun e madh per Vitin qe humbin, dhe te protestojne te shtune dhe te djelen, ose cdo dite pas mesimit.
    Ka shume menyra per tu riorganizuar. Kjo eshte ajo qe kane nevoje te bejne. Te riorganizohen. Ne kete menyre po vrasin cdo lloj aspirimi te drejte qe kish protesta ne fillim.

    Reply to this comment
  3. Zgalem January 28, 18:40

    Pse nuk I drejtohesh policise , por I drejtohesh Rektorit . ku te gjeje ai auditore duble ? Doni te lani gojen dhe te ckarkoni pergjegjesine . te nxirren me force studentet , qe nuk jane tuajt , Te tjeret I nxjerre policia . As kaq nuk dini Ju ? Juve jeni jurist parexelence . Nuk jeni duke bere detyren . Studentet mbeten pa leksione . Nje pakica studentesh , po kthehen ne huligane . Ata qe I drejton Argita . Zgalem

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta January 28, 18:47

    Ndertesa e Jurudikut eshte shteterore dhe jo prone e ketyre bandave qe nuk dine nga vine e cfare kerkojne! Prandaj eshte detyrim i qeverise qe te nderhyje per ta zgjidhur kete gjendje qe nuk dihet perse lejohet te zvarritet kaq gjate dhe fare pa kuptim!

    Reply to this comment
  5. Konti Sbaltaxh January 28, 18:53

    Ndertesa e Jurudikut eshte shteterore dhe jo prone e ketyre bandave qe nuk dine nga vine e cfare kerkojne! Prandaj eshte detyrim i qeverise qe te nderhyje per ta zgjidhur kete gjendje qe nuk dihet perse lejohet te zvarritet kaq gjate dhe fare pa kuptim! Nuk ka perse kerkohet godine tjeter , ajo eshte e mjaftushme,nxirrini perjashta keta “pushtuse”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*