Nesër koncert në shesh, Ermal Meta: Tirana, po vij

May 31, 2018 20:17

Nesër koncert në shesh, Ermal Meta: Tirana, po vij

Mbrëmjen e nesërme më 1 qershor Ermal Meta do të jetë në Tiranë, ku do të mbajë një koncert në sheshin “Skëndërbej”. Tashmë gjithçka është gati për pritjen e këngëtarit shqiptar që jeton në Itali.

Nga profili i tij në Instagram, Meta ka postuar një foto e cila tregon se tashmë këngëtari është nisur: “Tirana, po vij” – shkruan Ermali.

Jo vetëm me tekstin dhe muzikën e tij, por edhe me përfaqësimin në kauza sociale, Ermali i ka fituar zemrat e publikut shqiptar dhe atij italian.

Nesër e gjithë Tirana do të jetë në shesh për ta përshëndetur dhe për ta duartrokitur muzikën e tij dhe mesazhet që nuk mungojnë në vargjet e kantautorit.

Ermalit, nesër do t’i bashkohen edhe shumë këngëtarë të tjerë shqiptarë, që do të prezantojnë këngët e tyre të fundit para publikut kryeqytetas.

o.j/dita

 

May 31, 2018 20:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*