Nesër nis lufta për asgjësimin e Berishës

June 13, 2016 19:40

Nesër nis lufta për asgjësimin e Berishës

Nga Spartak Ngjela / Nesër fillon beteja për një Shqipëri të drejtë. Jemi në çastet kur do fillojë lufta.
Krimi, korrupsioni dhe banditizmi antishqiptar nuk po artikulohet dot më zërin infantil të Bashës.
Berisha është pozicionuar në hije, por është i trembur.

“Pafille”, i thone kësaj gjendje gjirokastritët. Nuk mund të ketë shpresë: Shqipërisë nuk i ndodhi dot përçarja Veri-Jug, ajo nuk u shpërbë dot as nga lufta e nxehtë dhe as nga varfëria e imponuar; shqiptarët nuk e braktisën Shqipërinë, dhe Serbia nuk e mposhti dot me asgjësim Kosovën; gjuhën shqipe nuk e degraduan dot në paqenie armiqtë e egër të saj: ajo sot është tharmi i ngjizjes së botëkuptimit perëndimor shqiptar. Të gjitha këto janë konverguar sot në një pike: te drejtësia shqiptare.
Ajo do të vijë.

Janë orët e fundit.

A do të rrezistoje Rama deri në fund që drafti i Reformës të jetë ky që është përfunduar?
Për vete e ka. Shqiptarët nuk mund ta durojnë dot më rropatjen denigruese që u ka ardhur nga urrejtja e Berishës ndaj tyre; nga përbuzja që tregojnë pushtetarët dhe gjyqtarët për shqiptarët kur i rrjepin dhe i zhysin këta në skamje dhe pesimizëm për historinë e atdheut të tyre.

Reforma në Drejtësi është shpresa e madhe për Shqipërinë moderne; Shqipërinë e pasur dhe dinjitare përkundrejt Botës Perëndimore, ku ajo kërkon që të hyjë, dhe që do të hyjë domosdoshmërisht. Kurrë mos i mendoni shqiptarët se nuk i dinë gjërat ashtu siç jane: kurrë. Ata i dinë mirë. Dhe sot ata janë në aleancë interesash të mëdha me epiqendrën e qytetërimit modern.

Kurrë, qe nga vdekja e Gjergj Kastriotit, intresat e shqiptarëve nuk kanë qenë të lidhura kaq ngushtë me Perëndimin.
Asnjë lëshim hordhive berishjane për konceptin amerikano-gjeraman për drejtësinë! Kjo duhet të jetë deviza e maxhorancës shqiptare sot.
Pas disa ditësh të gjithë shqiptarët do bashkojnë votat për Drejtësinë Shqiptare. “Ajo që është marrë padrejtësisht do të kthehet”
Kush nuk e kupton kohën e historisë reale të një populli, fundoset në hirin e ligësisë së tij.

Shqiptarët, pasi fundosen në hi ligësinë Hoxha, janë në pragun e asgjësimit tërësor të ligësisë Berisha.

June 13, 2016 19:40
Komento

10 Komente

  1. enverit ja rruajtet bolet...dhe i vdekur ju mundi.. June 13, 19:58

    o tak pordha

    enver hoxha lavdine kozmike e mori pas 1992 sepse u treguat nje popull debil qe po ju pshurr ne qafe nje morrack vicidoli

    beni nje referendum o dudum

    “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
    Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
    Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
    Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
    Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
    Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
    Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
    Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.

    Reply to this comment
  2. skifteri June 13, 20:10

    ****shumë dakort Avokat Ngjela me luftën për asgjesimin e plakut berisha ,por magjoranca nga gjahtar po kthehet përditë në GJAHË.!!!! Plakut berisha vetëm sa po i gudulisin veshin…në vendë që ti venë prangat ku ka një male me krime mbi supe , komunistë që nuk e kap ligji, përbëhet prej çeliku special të veçantë ! ….?

    Reply to this comment
  3. TLN June 13, 20:27

    Avni Rustemi eshte burri i fundit qe ka nxjerre kombi shqiptar. Ti Z. Ngjela dhe ne te tjeret qe perdhunimit te Berishes i pergjigjemi vetem me komente ne facebook apo gazeta jemi thjesht njerez pa respekt per veten.

    Reply to this comment
  4. Anna Kamp June 13, 20:28

    “Taku” te pakten shkruan dhe poston me emer dhe mbiemer. Kurse ti dukesh qe je mi halesh! Reagon gjakprishur, ne anonimitet, nen rrogoz, ashtu sic benit gjithe jeten. Ketu, ne kete shkrim, tema nuk eshte feja e as Enver Hoxha, o i dale nga mendte, por Reforma ne drejtesi, o qorr, o idiot. Lexoje edhe njehere dhe ik e mos ja fut pordhes kot, analfabet njeri.

    Reply to this comment
  5. Moza June 13, 21:45

    .Te lumte goja, avokat Ngjela! E presim ate dite te vije sa me shpejt

    Reply to this comment
  6. Darius June 14, 00:27

    po ik o taku ik…..leri shqiptaret me gjume,,leri te flene se kane punu boll keto kohe…
    ik taku se asgje ska per te ndodh….
    ti rrujne topet saliut,rames,metes,nanos,sic ja kane rrujt deri me sot

    Reply to this comment
  7. Azemi June 14, 06:56

    keshte eshte pa u asgjesuar Berish bisha nga drejtesia ky vend do shkoj keq e me keq

    Reply to this comment
  8. astrit June 14, 08:19

    Ne kete vend perpos shume mungesave nuk ka dhe drejtesi! Por drejtesia nuk mund te kthehet ne nje loje politike.Duam drejtesi por jo imazhe propogandistke drejtesie.Te shpresojme se do behet dicka.Jam skeptik. Do kalojme nga nje palo drejtesi ne nje palo drejtesi tjeter.

    Reply to this comment
  9. Agroni June 14, 08:35

    Sot eshte me te vertet nje dite e madhe ku mbare populli shqiptar do te befasohet nga e verteta e hidhur e ketyre tre vjeteve dhe se si perendimi ka tallut bythen me voten e popullit qe kerkoi largimin e qeverise Berisha si dhe denimin e kesaj bande per krimet e ketyre 25 viteve qe ju bene ketij kombi,duke e vjedhur,vrare e duke tentuar te falte pjese te detit grekut etj etj….Te pergezoj z.Taku per paqartesine tende politike se vertetohet edhe njehere se me miopine e njerezve si TI po vuan ky popull nder shekuj.Sot mbare populli do te mare vesh se qeveria RAMA asnjehere nuk ka qene ne udheheqie ne keto tre vjet dhe se qeveria ne hije e Berishes me krye hajdutin ILIR META kane permbysur gjithcka qe mos realizohet azgje nga ato qe premtoi qeveria por perkundrazi e diskredituan kete ne menyren me te poshter ku hapur fare i treguan popullit ju votoni si te doni por ama ne to bejme si te duam.Gabohesh z.TOSI me besimin e tepruar tek perendimi ku qe me ligjin e dekriminalizimit mbajti ere se gjithcka behej per mazhorancen e per te denuar njerezit e saj dhe jo per kriminelet qe populli i denoi me vote plebishitare.Qe te mos zgjatem shume po e njejta gje do behet edhe per drejtesine,si lejon perendimi qe tju kerkohet kriminelave te votojne arestimin e tyre?Arsyeja e vizites se hajdutit ILIR META ne amerike ishte venia ne fronke nga PODESTA ose deformo ne favor te opozites reformen ne drejtesi ose do te japim me ze dhe figure ato qe disponon F.B.I.ja per LIKEN e skraparit e kam fjalen.Pra sot z.TAKU do pesosh zhgenjimin me te madh te ketyre 26 vjeteve.Ngushellime dhe mbahu fort mos peosh ndonje atak se nuk ke moshe per ta perballuar.

    Reply to this comment
  10. Dajti June 14, 10:41

    Avkate ti duhet te ishe Minister Drejtsije po cti bejshe popullit qe e lane Ramen ne varsi te hajdutit Meta dhe Meta nuke eshte per reformen si Berisha por me duket se erdhi fundi i Kriminelave dhe hajdutve qe i kane duart me gjakun e popullit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*