Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, udhëzuesit nga Ambasada: Këtë vit ka një ndryshim

October 2, 2017 18:41

Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, udhëzuesit nga Ambasada: Këtë vit ka një ndryshim

Duke filluar nga dita e nesërme, të gjithë të interesuar mund të aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Për të gjithë shqiptarët që kanë dëshirë që të hedhin lotarinë amerikane, është dhënë këshilla kryesore, që aplikimet të mos lihen për ditët e fundit.

Gjatë këtij muaji janë dhënë herë pas here informacione mbi kushtet e aplikimit, në mënyrë që të mos bëhen gabime.

Por sot në emisionin “Rudina” në Klan tv, Emily Enright dhe Lorenc Mansaku kanë dhënë udhëzimet e fundit për të gjithë të interesuarit. Ata kanë folur për detaje dhe kanë informuar rreth aplikimeve për lotarinë amerikane, që nis zyrtarisht nesër dhe do të zgjasë deri me 7 nëntor.

“Nëse nuk ka shkollë të mesme ne i vëmë re dhe provojës së punës. Po në proces ka dy ndryshime rëndësishme. Duhet të përdorni një foto të re këtë vit. Nuk duket të përdorni një foto që është përdorur vitin më parë.

Ka një ndryshim për mirë këtë vit sepse ju keni mundësinë e verifikimit të dhënave. Këtë vit kjo është e mundur. Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin.

Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësim e formularit, duhet personi të jenë përgjegjës kur tua plotësojë dikush tjetër. Të njohurit e anglishtes nuk është kriter. Për moshën nuk ka një kriter. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista”, tha Mansaku.

October 2, 2017 18:41
Komento

2 Komente

  1. Mos e beso po deshe October 2, 21:47

    Filluan mashtrimet e rradhes….. per shkolle e kemi pare qe edhe barinjte e deleve nga veriu, apo po te jesh nga fusha e korces qe nuk hedhin dot firmen u ka dale “Llotaria Amerikane”.

    Reply to this comment
  2. nari October 2, 23:46

    Ky eshte nje shpjegim per debilesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim