Nesër pritet raporti i KE për liberalizimin e vizave të Kosovës

June 27, 2018 17:30

Nesër pritet raporti i KE për liberalizimin e vizave të Kosovës

 

Ditën e nesërme pritet që Komisioni Evropian të publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Në raport do të dëshmohet nëse Kosova e ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Burime të “Indeksonline”, të afërta me ministrinë e Punëve të Jashtme në Kosovë bëjnë të ditur se raporti do të jetë pozitiv.

Komisioni Evropian do t’i hapë rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave duke e futur vendin tonë në fazën përfundimtare drejt liberalizimit”, thonë burime të “Indeksonline”.

Fundi i këtij viti pritet të jetë koha kur kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet e zonës së Shengenit.

l.h/ dita

June 27, 2018 17:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*