Nesër seanca e Kuvendit, zbulohet plani i opozitës kundër Ramës

April 11, 2018 15:54

Nesër seanca e Kuvendit, zbulohet plani i opozitës kundër Ramës

 

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi se do të jetë në seancën parlamentare të së enjtes, dhe të mos ketë bojkot.

Burime brenda selisë blu, thonë se bëhet fjalë për një seancë jonormale, kundër kryeministrit Edi Rama, dhe kjo për gjuhën e përdorur prej tij kundër shqiptarëve, shkruan top channel.

Të njëjta burime tregojnë se qëllimi është që opozita të mos lejojë kryeministrin Rama të hyjë në seancë, duke ia dhënë vetë dënimin për thyerje të etikës, edhe pse byroja vendosi të kundërtën, pas kërkesës së LSI-së.

Ata do kenë me vete disa pankarta me mbishkrimin “Lironi kuksianët, arrestoni kriminelët”, të cilat do i shpalosin gjatë fjalës së kryeministrit Rama.

Kjo do të thotë që seanca e të nesërmes pritet të shoqërohet me mjaft tensione.

Ndërkaq rendi i ditës parashikon vetëm miratimin e raporteve vjetore të ERU dhe KQZ-së për 2017, si dhe disa ratifikime.

l.h/ dita

April 11, 2018 15:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*