Netanyahu: Irani është “kërcënimi më i madh në botë’

February 18, 2018 16:12

Netanyahu: Irani është “kërcënimi më i madh në botë’

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyhu, ka thënë, se Irani përfaqëson “kërcënimin më të madh në botë”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të luftuar “regjimin” e Teheranit që “kërcënon paqen”.

Ai i ka bërë këto deklarata në paraqitjen e tij të parë në Konferencën për Siguri në Mynih.

Ai po ashtu, ka kritikuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, sipas së cilës Teherani duhet të ndalojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk e ka bërë Iranin më të matur qoftë në nivelin vendor apo atë ndërkombëtar.

Netanyahu ka thënë se ka “ngjashmëri” në mes të Iranit dhe Gjermanisë Naziste, duke thënë se udhëheqësja iraniane dëshiron ta shkatërrojë Izraelin.

Netanyahu ka paralajmëruar, se Irani nuk duhet “të testojë vendosmërinë e Izraelit”./REL

l.h/ dita

February 18, 2018 16:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*