Netanyahu: Miqësia me Greqinë nisi në një takim me Papandreun në kafe “Pushkin”

June 19, 2017 12:37

Netanyahu: Miqësia me Greqinë nisi në një takim me Papandreun në kafe “Pushkin”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i ka dhënë një intervistë gazetës greke “Kathimerini” me rastin e vizitës së tij në Greqi.

Intervista ka disa momente interesante si p.sh arsyet e afrimit greko-izraelit, marrëveshjet për gazin dhe ndërtimin e gazsjellësit të Mesdheut Lindor që kontrollohet nga Izraeli–Qipro–Greqi, apo edhe për bashkëpunimin në fushën e turizmit, shkruan Respublica.

I pyetur mbi nisjen e marrëdhënieve të mira që përjetojnë aktualisht të dyja vendet, kryeministri izraelit ka shpjeguar si çdo gjë nisi me një takim të tijin në një restorant në Moskë me Jorgo Papandreu.

“Shkova në kafenë “Pushkin” pasi mbarova një vizitë në Moskë dhe u ula me gruan time. Një kamarier erdhi dhe më tha: Kryeministri i Greqisë dëshiron të bisedojë me ju. I thashë: Me shumë dëshirë. Dhe ne nisëm të bisedonim…Pak më pas Papandreu erdhi në Izrael dhe unë erdha këtu dhe pastaj dihet…”, shprehet Netanyahu.

I pyetur mbi presidencën e re amerikane, kryeministri izraelit ka vlerësuar qëndrimin e ri ndaj Iranit, duke theksuar se marrëveshja bërthamore me Teheranin zyrtar, negociuar në kohën e presidencës Obama, afroi Izraelin me vendet arabe duke hapur rrugën për një paqe me palestinezët.

Një produkt i papritur ky por që dha shenja në antipatinë e hapur mes Netanyahut dhe Obamës.

I pyetur se përse Selaniku është kaq i rëndësishëm për hebrenjtë, kryeministri izraelit u përgjigj se: “Për arsye se është një ndër qytetet hebreje më të vjetra në Tokë”.

“Hebrenjtë kanë qenë në këtu që në shekullin IV p.e.s…ka patur një komunitet të gjallë hebrenjsh që u zgjerua me mbërritjen e hebrenjve të dëbuar nga Spanja”, shtoi ai.

June 19, 2017 12:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*