Netët e nxehta në plazhet e Jugut, rrëfehen striptistet: Politikanët dhe VIP-at dorëlëshuar

July 18, 2017 15:33

Netët e nxehta në plazhet e Jugut, rrëfehen striptistet: Politikanët dhe VIP-at dorëlëshuar

Një prej kërcimtareve të natës në një lokal në Himarë, e quajtur Paola në një rrëfim për emisionin veror të ABCNews thotë ka dhënë detaje nga profesioni i saj, vështirësitë dhe pagat.

Paola tregon se në Brazil është pjesë e industrisë porno, por në Shqipëri i mjafton të zhvishet duke kërcyer. Fiton mjaft para edhe kështu. Mijëra pushues që dynden në korrik dhe gusht në jug të vendit, kërkojnë të dëfrehen dhe në raste si këto, paratë nuk janë problem.

Si shumë biznese të tjera, edhe lokalet që ofrojnë kërcimet “striptease” janë zhvendosur në jug të vendit. Janë 7 vajza, që punojnë në një prej bizneseve të natës në Himarë.

Për Edicionin Veror, Paola dha një intervistë toples. Sapo mbaroi performancën në pistë, mes qindra syve që e ndiqnin në çdo lëvizje, Paola mori paratë që klientët i kishin hedhur në skenë dhe doli në ambjentet e pasme të lokalit. Me duart që i mbulonin gjoksin, tregoi se e bën këtë punë prej vitesh. “Në Shqipëri janë dorëlëshuar për vajzat që bëjnë striptease”, tha ajo.

Detaje nga puna si striptiste dha një vajzë tjetër për Edicionin Veror. 20 vjeçarja shqiptare që punon në lokalet e natës nuk pranoi të identifikohej. Ajo është e profilizuar në kërcimin “twerk”, një performancë me të cilën fiton shumë para. Të preferuari janë klientët, që i quan VIP.

“Vijnë edhe klientë të njohur, VIP. Ka plot prej tyre, por nuk mund të them emra. Bakshishi më i madh që kam marrë është 500 euro. Nuk është e lehtë të harrohet fytyra e atij që të jep 500 euro për një kërcim. Madje ka edhe politikanë që kërkojnë ta shijojnë jetën e natës” thotë ajo dhe sytë i shkëlqejnë menjëherë.

Kërcimet bëhen edhe në dhoma private, të ndara me perde me ambjentet e tjera të lokalit. Vajzat zhvishen për 50 euro. Në rastet kur klienti kërkon më shumë, “dalim menjëherë nga dhoma” thotë ajo. Situata të pakëndshme ka plot, por truprojat e lokalit reagojnë menjëherë.

Ndryshe nga sa mendohet, puna është e lodhshme. Vajzat punojnë nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit.

July 18, 2017 15:33
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi July 18, 16:18

    Vajza koketa, te leshuara dhe fluturake, ku analfabetizmi i tyre dhe injoranca e trasheguar nga “shkolla” e demokracise, ka kapercyar cdo norme dhe standart! Shijojme kohen e “bukur dhe qiellin e shtate” qe na solli demokracia alla shqiptare! Aferim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*