Neuropërmirësuesit, “viagrat” e reja të trurit

January 12, 2020 10:16

Neuropërmirësuesit, “viagrat” e reja të trurit

 

Ethem Ruka

Farmakologjia e sotme ende nuk e ka thënë fjalën e vet për përmirësimin e vemendjes, përqendrimit, kujtesës, arsyetimit, vendimarrjes, planifikimit, besimit te vetja, gjendjes shpirtërore, lodhjes, rezistencën ndaj pagjumësisë etj.

Indigjenët Huaorani, që jetojnë të izoluar në në Amazonën e Ekuadorit, ende vazhdojnë përdorin përzjerje të gjetheve të bimëve mjekësore dhe helme të nxjerra nga lëkura e bretkosave për të përmirësuar kthjelltësinë e mendimit dhe shikimin.

Ekstratet e gjetheve të thara të bimës më të vjetër në botë Gingo biloba (një ekzemplar i vetëm ndodhet edhe në Tiranë në oborrin mes Parlamentit dhe Akademisë së Shkencave), që ka mbijetuar prej miliona vitesh, aktualisht kapin një treg që llogaritet në miliona dollarë.

Tradita popullore i beson vetive çudibërëse të saj duke filluar nga përmirësimi i funksionit konjitiv të trurit e deri të përmirësimi sitemit kardiovasular, shikimit, përmirësimit të funksionit seksual, kurimit të infeksioneve të fshikëzës së urinës etj.

Shpesh na qëllon të ulemi me miq e të afërt për të pirë ndonjë gotë verë, konsumojmë me qejf kafen e mengjezit dhe tymosim edhe ndonjë cigare.

Në fakt njerëzit e dinë që duhani, alkooli dhe kafja e tepërt nuk bëjnë mirë për shëndetin, megjithatë vazhdojnë t’i konsumojnë. Të tjerë abozojnë me droga të paligjshme. Njeriu filloi t’i konsumojë këto produkte edhe pse shkenca nuk kishte filluar ende të fliste.

Vetëm për të shpërblyer veten me pak kënaqësi, apo për të nxitur trurin, ne marrim mbi vete rreziqe që sot janë të njohura nga të gjithë. D. Pierce, një ndër filozofët e shquar futurist britanik dhe transhumanist i dorës së pare, duke analizuar drogat e zakonshme si alkoolin etilik, kafeinën dhe nikotinën shprehet:

“Shoqërisht është e pranueshme marrja e (këtyre) drogave që ju bëjnë përkohësisht të lumtur por edhe të trullosur. Atëhere pse të mos dizenjojmë medikamente për t’i bërë njerëzit përjetësisht të lumtur dhe të zgjuar? 10

Në fakt një sërë produktesh farmakologjike sintetike, si Adderalli, Ritalini, Modafinili etj, janë komercializuar si medikamente për trajtimin e çregullimeve të aktivitetit të trurit. Këto medikamente kanë filluar të përdoren edhe nga njerëz pa probleme shëndetësore për përmirësimin e funksioneve konjitive.

Këto produkte përfshihen në një familje prej 80 lëndësh, që bashkarisht quhen nootropikë (nga greqishtja: formatues të mendjes). Të gjitha produktet sintetike të kësaj familje quhen droga smart.

Kështu Modafinili, që fillimisht është hedhur në treg për trajtimin e çregullimeve të gjumit, sot përdoret nga njerëz normalë të cilët dëshirojnë të kenë një kujtesë më të fortë, aftësi planifikuese të lartë, vigjilencë më të rritur, përqendrim më të madh e vendimarrje më të shpejtë. 11

Numri i përdoruesve të Modafinilit ka ardhur duke u rritur. Vendin e parë e zënë studentët, intelektualët e fushës së kërkimit shkencor, bankierët, sipërmarrësit etj. Motivet e përdorimit të drogave smart janë ndryshme.

Studentët duan një kujtesë e përqendrim më të lartë gjatë provimeve, kërkuesit, bankierët, bosët e kompanive të teknologjisë së lartë, sipërmarrësit e start up-ve etj synojnë mendim më të kthjellët, aftësi planifikuese e vendimarrëse të shpejtë, vemendje të spikatur, rezistencë ndaj nevojës për gjumë, vetëm e vetëm që të jenë konkurues në aktivitetet e tyre.

Bankierët e Uollstritit në New York City i konsidorojnë drogat smart si “viagra të trurit”, ndërsa ushtarakët mendojnë se “instrumenti më i dobët” që kanë në luftë është ushtari i cili duhet të përmirësohet për t’i rezistuar nevojës për gjumë dhe ushqim.

Kërkues të neuroshkencave pranë Universitetit të Kembrixhit, në vitin 2007, bën një sondazh interesant për përdorimin e dy drogave, Ritalinit dhe Modafilinit. Ata intervistuan 1400 kërkues të fushës së shkencave në 60 vende të botës. Rezultatet e tyre, të botuara në revistën prestigjioze Nature, ishin me të vërtet befasuese.

Një në pesë të të intervistuarve ishin përdorues të këtyre drogave, të cilët siguroheshin përmes blerjes online në internet. 2

Të gjitha këto fakte dëshmojnë se sot ka filluar garë e heshtur e përmirësimit të aftësive konjitive të trurit, ashtu si edhe atletët që i nështohen dopingut për të rritur kapacitete fizike që çojnë te medalja e kampionit. Këshilli i Intelegjencës Kombëtare të SHBA, ku përfshihen 16 agjensi amerikane të intelegjencës, në raportin e vet të vitit 2012 “Prirjet globale 2030”, shtjellon një sërë çështjesh të teknologjive transhumaniste. Ai u jep shumë rëndësi psikostimulantëve që u mundësojnë ushtarëve rezistencën ndaj gjumit, neuromedikamenteve që rritin dukshëm vemendjen, arsyetimin, kujtesën, etj. Ushtarakët amerikanë e përdorin Modafilinin për të luftuar lodhjen që çon në rënien e vigjilencës dhe performancës në situate kritike.

Ata në zhargonin e përditshëm e quajnë atë “go-pill” (tableta-jepi ec). 13
Rritja e përdorimit të drogave smart e ka bërë industrinë farmakologjike të rend drejt molekulave të reja, të cilat do të përmirësonin aftësitë konjitive të trurit dhe do të kishin efekte anësore të pakonsiderueshme.

Për fat të keq studimet për ndikimin aftagjatë të këtyre drogave ende nuk janë studiuar, e megjitahtë tregu botëror i tyre në vitin 2017 u vlerësua 1.3 miliard dollarë, ndërsa në vitin 2024 pritet të arrij në 6 miliardë dollarë.

Sot për sot farmacia më e mirë që kemi është ajo e vet trurit. Ndoshta do të duhet të mësojmë më shumë, para se të arrijmë deri te hakerimi i trurit.

 

*****

Shënim i autorit: Pjesez nga libri im i fundit qe se shpejti shkon per botim: ‘Transhumanizmi: Njeriu nga vien e ku shkon”

January 12, 2020 10:16
Komento

8 Komente

  1. pirro January 12, 10:42

    nuk eshte mire qe nje profesor Biologjie te reklamoje medikamente te rrezikshme si Modafinili, i cili jepet per probleme te gjumit si Narkolepsia dhe ka shume efekte Anesore. Permbani veten o gazetare mos i jepni hapesira personave qe nuk jane Mjeke qe te flasin per mjekesine.

    Reply to this comment
    • Ylli Bardhe January 12, 19:02

      O pirro,po kujt I plasi,ca shkrujajn e Ku duan me dale,eshte etike apo nuk eshte etike.Madonna pin nga nje filxhan te urines se vet,nuk merr nootropike,nuk shkon ne farmaci.ka studimin e vet,farmacine e vet,ka sitin e vet,ka performancen e vet,me etike me te mire se te gjitha njoftimet shkencore e Jo shkencore. Ureja eshte medikamenti qe I Kane vene shume emra.PSE ore me pi shurren e botes njerezore ose shtazore?E quani -Etike, kete,sociale apo shteterore! shkrimet Jane nga ata qe pijne rakine me nitrat,dhe ja o pirro, keta Jane jashte teme. Tjeter nitrati,tjeter Ureja. Urine(Shurre) ka ne gjithe boten,ka shqiptare,europiane,amerikane,aziatike,afrikane. kush don te perndritet mund ta pijne sipas fili-se(bindjes) se vet. Sekreti eshte: Ku me gjete Shurre(ure) me Allantoin dhe ne cfare rraporti?!Arqileja I provonte vete ilacet thone Idiotet, por ky nuk dinte :si mund te kthehet nje I rritur(adult) ne foshnje?!si mund te kthehet koha mbrapsht?!Edhe ky,nuk e sheroi dot avetveten.Madonna eshte gjalle,eshte gjeni,por nuk e kane kuptuar Amerikanet dhe tere bota.

      Reply to this comment
  2. Euro Maloku January 12, 11:08

    …dhe une nuk po gjeja dot se si jane bere kaq te quet skiptarte?!

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi January 12, 11:14

    Ju e dini presor Et’hemi (edhe ish-minister paksa i korruptuar), se jane bere edhe studime afatgjata dhe per ndikimin afatgjate te shume e shume lloje drogerash, apo gjysem-drogerash, sic quhen disa. Qysh ne shek. e XIX nisen studimet dhe eksperimentet me ‘to. Ne librat tona te shkolles, qe i pregatisnit ju me ekipet tuaja, permendej p.sh. empfetamina, opiumi, koka, kokaina, etj., te cilat perdoreshin nga popuj te ndryshem. Dhe rezultatet dihen. Per nje kohe te shkurter shume nga drogerat te sjellin koncentrim me te mire, eufori, por pas njefare kohe trupi dhe truri mesohen me ‘to dhe kerkojne doza me te medha apo drogera me te forta per te arritur rezultatet fillestare te drograve me te lehta. Keshtu, efekti i tyre afatgjate eshte mjaft i demshem tek njerezit. Kjo dihet! Pastaj, diskutimet per lejimin e disa drogerave per raste mjeksore, per eksperimente, mund dhe duhet te jene te hapura, qe specialistet te thone mendimin e tyre dhe disa gjera ne keto raste te legalizohen! Por, persa i perket efektit te tyre afatgjate, kjo dihet, ato jane te demshme dhe mund ta shkaterrojne teresisht nje shoqeri! Njerezit duhet ta kene te qarte kete! Shqiperise nuk ka per ti ardhur shpetimi vetem nga turizmi dhe drogerat, ku doni ta coni ju me gjatoshin kete vend!

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi January 12, 12:05

    Ju e dini presor Et’hemi, se jane bere edhe studime afatgjata dhe per ndikimin afatgjate te shume e shume lloje drogerash, apo gjysem-drogerash, sic quhen disa. Qysh ne shek. e XIX nisen studimet dhe eksperimentet me ‘to. Ne librat tona te shkolles, qe i pregatisnit ju me ekipet tuaja, permendej p.sh. empfetamina, opiumi, koka, kokaina, etj., te cilat perdoreshin nga popuj te ndryshem. Dhe rezultatet dihen. Per nje kohe te shkurter shume nga drogerat te sjellin koncentrim me te mire, eufori, por pas njefare kohe trupi dhe truri mesohen me ‘to dhe kerkojne doza me te medha apo drogera me te forta per te arritur rezultatet fillestare te drograve me te lehta. Keshtu, efekti i tyre afatgjate eshte mjaft i demshem tek njerezit. Kjo dihet! Pastaj, diskutimet per lejimin e disa drogerave per raste mjeksore, per eksperimente, mund dhe duhet te jene te hapura, qe specialistet te thone mendimin e tyre dhe disa gjera ne keto raste te legalizohen! Por, persa i perket efektit te tyre afatgjate, kjo dihet, ato jane te demshme dhe mund ta shkaterrojne teresisht nje shoqeri! Njerezit duhet ta kene te qarte kete! Shqiperise nuk ka per ti ardhur shpetimi vetem nga turizmi dhe drogerat, ku doni ta coni ju me gjatoshin kete vend!

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi January 12, 12:43

    Ju presor Et’hemi e dini se jane bere edhe studime afatgjata dhe per ndikimin afatgjate te shume e shume lloje drogerash, apo gjysem-drogerash, sic quhen disa. Qysh ne shek. e XIX nisen studimet dhe eksperimentet me ‘to. Ne librat tona te shkolles, qe i pregatisnit ju me ekipet tuaja, permendej p.sh. empfetamina, opiumi, koka, kokaina, etj., te cilat perdoreshin nga popuj te ndryshem. Dhe rezultatet dihen. Per nje kohe te shkurter shume nga drogerat te sjellin koncentrim me te mire, eufori, por pas njefare kohe trupi dhe truri mesohen me ‘to dhe kerkojne doza me te medha apo drogera me te forta per te arritur rezultatet fillestare te drograve me te lehta. Keshtu, efekti i tyre afatgjate eshte mjaft i demshem tek njerezit. Kjo dihet! Pastaj, diskutimet per lejimin e disa drogerave per raste mjeksore dhe eksperimentale mund dhe duhet te jene te hapura, qe specialistet te thone mendimin e tyre dhe disa gjera ne keto raste mund te legalizohen! Por, persa i perket efektit te tyre afatgjate, kjo dihet, ato jane te demshme dhe mund ta shkaterrojne teresisht nje shoqeri! Njerezit duhet ta kene te qarte kete! Shqiperise nuk ka per ti ardhur shpetimi vetem nga turizmi dhe drogerat, ku aludoni ju!

    Reply to this comment
  6. Albania Fully shit January 12, 13:15

    Ky Modafini eshte per ata qe pune objektiva per te arritur por efektet ansore te Modafinit ?!!

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 January 13, 09:43

    shumë i bukur ky publicitet!!
    pra si duken bathët,paskan për të hyrë me bollëk këto lloj ilaçesh në farmacitë tona!!
    ndoshta dhe ethemit i kanë dhënë një dorë të mirë dhe ai ka bërë punën e tij si i arsimuar që është!!
    tek ne të zgjuarit dhe të arsimuarit shkojnë në proporcion të zhdrejtë!!
    ka shumë të arsimuar dhe jahstëzakonisht pak të zgjuar!!
    dhe prof ethemi na thotë se këto medikamente të “bëjnë të zgjuar”!!
    atëherë unë i shtroj “pyetjen” profit-“merr ndonjë dhe ti o profesor et’hemi!!të garantoj se po qe se funksionojnë!?ke për të bërë përgënjeshtrimin e këtij shkrimi të paguar që ta kanë porositur!!”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*