Neuroshkencëtarët zbulojnë ndikimin e punës me dorë tek truri i njeriut

April 21, 2018 16:20

Neuroshkencëtarët zbulojnë ndikimin e punës me dorë tek truri i njeriut

Flitet shumë rreth shëndetit e mirëqenies. Me dieta ekstreme, duket se të gjithë janë përqendruar si të jetojnë një jetë më të shëndetshme.

Por ajo që na mban të shëndetshëm ndoshta s’është një dietë e re, por përdorimi i duarve dhe fantazisë.

Sistemi ynë nervor është i aftë të përpunojë vetëm një sasi të caktuar informacioni njëherësh. Prandaj kur dikush krijon, ekzistenca e tij  “pezullohet përkohësisht”.

Shkenca ka treguar se ky lloj përqendrimi në krijimet me duar ndër të tjera redukton stresin dhe lufton inflamacionin, shkruan living.al.

Kohët e fundit neuroshkenca po kryen studime mbi efektet e punës së dorës në shpirtin dhe mendjen e njeriut, ku tregohet se puna me shtiza, por dhe forma të tjera si qëndisja, endja dhe thurja me grep kanë shumë të përbashkëta me vetëdijen e meditimin.

Në një studim të bërë me më shumë se 3.545 njerëz që bënin krafte, më shumë se gjysma e atyre që u morën në pyetje u përgjigjën se kraftet i lumturonin. Të tjerë u përgjigjën se punonin me shtiza vetëm për t’u qetësuar, për të larguar stresin e për të qenë më krijues.

Studimi zbuloi një lidhje të fortë mes shpeshtësisë së punës së dorës dhe humorit të atyre që morën pjesë në studim. Ata që punonin shpesh me shtiza (më shumë se tre herë në javë) ishin më të qetë, të lumtur, kishin më pak ankth dhe më shumë vetëbesim.

Studimi arriti në përfundimin se puna me shtiza është e dobishme nga ana psikologjike e sociale, duke kontribuuar kështu në mirëqenien dhe cilësinë e jetës.

s.a/dita

April 21, 2018 16:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*