New York Times: Tsipras nuk mbajti premtimin ndaj Erdogan

December 31, 2017 16:39

New York Times: Tsipras nuk mbajti premtimin ndaj Erdogan

 

New York Times i ka dhënë hapësirë vendimit të Komitetit të Pavarur Grek të Azilit për t’i dhënë azil njërit prej 8 oficerëce turq që u arratisën me helikopter në Greqi në korrik 2016, pas grushtit të dështuar të shtetit kundër presidentit turk, Erdogan.

“Të shtunën, Komiteti Grek i Azilit vendosi të japë azil për një nga oficerët për shkak se nuk kishte prova për përfshirjen e tij në grusht shteti. Në të njëjtën kohë, Komiteti thekson se situata e të drejtave të njeriut në Turqi ngre pyetje në lidhje me sigurinë e ushtarakut nëse kthehet në vendin e tij”, thuhet në raport

Vendimi i Komisionit të Pavarur për azilin ka zemëruar Ankaranë, por kërkesa e qeverisë për anulimin e këtij vendimi, ngjalli një stuhi reagimesh në politikën grek. “Ky vendim ka vënë në pozitë të vështirë zotin Tsipras. Kryeministri ka thënë se Greqia nuk i mbështet ata që u përfshinë në grushtin e dështuar të shtetit, por ka shprehur edhe respekti për pavarësinë e gjyqësorit greke“, shkruan NYT.

The New York Times kujton se gjatë vizitës së tij të fundit në Greqi, Taip Erdogan, tha se zoti Tsipras i kishte premtuar dorëzimin e 8 oficerëve turq. “Duke përdorur këtë vendim, z. Tsipras mund të përpiqet të shmangë një tjetër krizë politike midis dy vendeve. Vizita e Erdoganit ka përmirësuar paksa marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, të cilat ishin një frymë larg nga konflikti në vitin 1996 për ishujt e kontestuar në Egje”, thekson gazeta amerikane.

 

December 31, 2017 16:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?