Nexhmije Hoxha: E vërteta e marrëdhënies time me Ramizin

January 13, 2020 20:12

Nexhmije Hoxha: E vërteta e marrëdhënies time me Ramizin

 

E vërteta mbi marrëdhëniet e mia me pasardhësin e Enverit në krye të Partisë dhe shtetit. A kishte dorë Ramiz Alia nëarrestimin e pabesë në 4 dhjetor 1991. Kush e yshtte SaliBajraktarin, ish-servilin e përkulur komunist të bëhej antikomunist i tërbuar. Si arriti ai të dilte në krye të PD-sëdhe si u përgatit mbrojtja ime kundër këtij sulmi neofashist…

 

Marrëdhëniet e mia me Ramiz Alinë janë të hershme, qysh në kohën e Luftës. Jam njohur me të në gusht të vitit 1944, në Helmës të Skraparit, në Kongresin e Parë të Bashkimit të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë (BRASH). Në atë Kongres të dy u zgjodhëm në Sekretariatin e kësaj organizate.

Me Çlirimin e Shqipërisë, pasi u kthyem në Tiranë, takoheshim me raste, ndërkohë që ai punonte me organizatën e Rinisë, ndërsa unë me organizatën e Grave. Në Kongresin e Parë të PKSH (1948) unë edhe Ramizi ishim nga anëtarët e rinj që u pranuam në KQ të Partisë së Punës. Në vitet ’60, kur Ramiz Alia u mor nga Enver Hoxha në Aparatin e KQ dhe u zgjodh Sekretar i KQ për ideologjinë dhe propagandën, dhe unë kisha kaluar si Drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, filluam tëbashkëpunojmë rregullisht. Ky bashkëpunim zgjati afro 30 vjet, duke qenë ai si shef i drejtpërdrejtë në punën time.

Siç thashë, diku më lart, nuk e kisha dëgjuar asnjëherë të ngrinte zërin me kuadrot vartës. Por ai ishte “i butë” më shumë se ç’duhej, nuk kërkonte llogari, më shumë dëgjonte dhe nxiste në hapjen e horizontit, në fushat e secilit. Por në bashkëpunimin e gjatë me Ramizin, unë kam njohur edhe një anë tjetër, pak të njohur nga publiku, karakterin e tij të fortë dhe serioz, të përmbajtur dhe gjakftohtë, për një personalitet politik, në çaste shumë të rënda e të dhimbshme familjare. Më kujtohet rasti, kurEnveri e thirri në shtëpi dhe i komunikoi, për humbjen e jetës së motrës së tij, gruas së Reiz Maliles, dhe të dy fëmijëve të saj. Ramizi u zbardh në fytyrë, por nuk e lëshoi veten, qëndroi në heshtje për disa sekonda dhe, pas pak, filloi të flasë për motrën e tij, që ishte më e vogël se ai, të tregonte se me sa mall e padurim e priste nëna të bijën dhe fëmijët e saj etj.

Po kështu, i fortë, qëndroi Ramizi edhe kur i vdiq bashkëshortja e tij shumë e dashur, Semiramisi. Në ato momente mjaft të vështira, që kaloi Ramizi, të gjithë iu gjendëm pranë, por atij dhe fëmijëve u mungonte Semiramisi, ajo grua e mençur, bashkëshorte dhe nënë e mrekullueshme, një shoqe me kulturë të gjithanshme dhe me vullnet të palëkundur në zgjidhjen e çështjeve familjare dhe të atyre shoqërore, veçanërisht në sektorin shkencor universitar, ku punoi me kompetencë dhe përkushtim. Ramizi e përballoi me kurajë humbjen e të shoqes dhe ia bëri të gjitha nderimet, siç i meritonte.

Ramizi, ashtu si e gjithë familja e tij, që nga nëna, vëllai dhe motrat, njihen si njerëz të urtë, të sjellshëm, të mençur dhe të ndershëm. Po me këto cilësi dhe edukatë u rritën edhe fëmijët e tij, të ndershëm dhe modestë, të shkëlqyer në studime, si djali i tij, edhe dy vajzat. Ata i qëndruan pranë babait të tyre gjatë vetmisë së tij, por edhe në vitet kur ai u përball me “andrallat” e shumta, që lidheshin me përgjegjësitë e mëdha politike të tij. Edhe kur Ramiz Alia u burgos dhe u përndoq nga pushtetiantidemokratik, si dhe kur u braktis edhe nga shokë e miq,vajzat e tij, Zana dhe Besa, në mungesë të Semiramit, nuk e lanë vetëm, iu gjendën afër, e strehuan në shtëpitë e tyre dhe i shërbyen deri në fund të jetës së tij.

Kur Sali Berisha e dënoi me burg Ramiz Alinë, unë ekonsiderova këtë një akt të ulët dhe hakmarrës, një pabesi. Me sa duket, Ramizi nuk e kishte parashikuar “tradhtinë” e paimagjinueshme, që do t’i bënin, si pseudodemokratët, ashtu dhe të vetët. Është e njohur që Berisha, sa siguroi licensën për krijimin e Partisë Demokratike dhe hipi me vrap shkallët e pushtetit që ëndërronte, hoqi maskën e komunistit të përulur, dhe si kuçedra e përrallave që del nga shpella e maleve, me urën e zjarrit në dorë, dogji e shkatërroi vendin dhe nxitoi ta arrestonte Ramiz Alinë. Por a harroi ai i pacipë se ç’kishte thënë për RamizAlinë nga tribuna në sheshin e Qytetit Studenti? Me zë të lartë, në kupë të qiellit, Saliu, ky servil i njohur i Bllokut, i thurtelavde, i shprehte mirënjohjen e thellë të demokratëve.

Me futjen në burg të Ramiz Alisë, ai e tregoi veten malësor tipik të pabesë. Kështu, Ramizi, i cili bëri të mundur të evitohej gjakderdhja dhe një luftë civile në Shqipëri, mes shqiptarëve me njëri-tjetrin, qe pikërisht personi që, në fund të gjithë atyre përpjekjeve që bëri në vitet ’90-’91 për demokratizimin e vendit, pësoi dhe e vuajti më rëndë se askush tjetër zhgënjimin nga pabesia e atyre të cilëve u besoi dhe i ndihmoi të vinin në pushtet.

Në atë kohë, gjatë gjithë hapave demokratizuese, siç e kam theksuar, unë e mbështeta dhe i ndenja përkrah Ramizit, madje, jo vetëm atëherë, por edhe më pas, gjatë viteve të tranzicionit.

Nuk e kam mbajtur aspak mëri Ramizin, përkundrazi, kemi komunikuar dhe kemi folur miqësisht me njëri-tjetrin edhe gjatë kohës që ishim në burg, kur qelitë tona ishin afër njëra-tjetrës, natyrisht, aq sa ishte e mundur, në fshehtësi dhe kalimthi. Por edhe më vonë, kur ishim të lirë, kemi komunikuar me njëri-tjetrin, ndonëse rrallë, ngaqë secili nga ne ishte i angazhuar me “hallet” e veta.

Por jemi takuar dhe kemi folur në raste, kur jemi ndodhur në ndonjë ngushëllim për ndonjë të afërm të përbashkët, si edhe me telefon, në raste urimesh ndërfamiljare. Pra, nuk i shkëputëm lidhjet.

Ramizi, për disa kohë, vuajti nga disa sëmundje, që e detyruan të operohej jashtë shtetit, me ndihmën e miqve të huaj, të cilët vlerësonin rolin e tij, në plan kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pas vdekjes së tij, fëmijët e Ramizit e ruajtën miqësinë dhe respektin për mua, si edhe shoqërinë me fëmijët e mi, Ilirin, Pranverën e, natyrisht, edhe me Teutën, kushërirën e tyre.

 

Arrestimi në befasi

Pas Kongresit të Partisë Socialiste, Partia Demokratike filloi përgatitjen për Kuvendin e Parë të saj, që do të bëhej më 27 korrik 1991. Në programin e PD-së binin në sy disa pika: njëra për zgjedhjen e Kryetarit dhe, tjetra, për pjesëmarrjen e demokratëve në Qeverinë e Stabilitetit, që ishte bërë ato kohë, çështje diskutimi në kryesinë e PD. Sali Berisha porsa ishte kthyer nga vizita në Uashington dhe patjetër që kishte mbështetjen dhe nxitjen e SHBA, të zyrtarëve të lartë Bejker, Kris etj., si dhe të përfaqësuesve të saj në Shqipëri, si ambasadori Rajerson, që merrte pjesë në mitingjet e PD-së dhe punonte haptazi për destabilizimin e Shqipërisë. Berisha theksonte pretekstin se PD-ja në Qeverinë e Stabilitetit kishte disa ministri të dorës së dytë, si të Ekonomisë etj. Por qëllimiishte të vinte ai vetë në pushtet. Prandaj thoshte se ajo qeveri duhej rrëzuar.

Ndërkohë, PD-ja gjendej në vorbullën e zgjedhjes së kryetarit të saj. Lidhur me këtë, Komiteti Drejtues vuri në votim, variantin që Kryetari të zgjidhet nga vetë Komiteti. Dhe fitoi ky variant, me 14 vota pro dhe 2 kundër. Por Sali Berisha, nuk mund ta pranonte këtë. Tërë nervozizëm dhe krejt i hakërryer, shkoi në podium dhe kundërshtoi me forcë, duke thënë se i përkiste Kongresit të propozojë kryetarin e Partisë…

Po i them të gjitha këto, për të treguar se ky njeri qysh në fillim u shfaq një manipulues i rrezikshëm. Për të nxitur të pranishmit ta votonin Sali Berishën për kryetar, ai edhe në këtë çështje të brendshme partie, në mënyrë të paturpshme, spekuloi duke përdorur emrin tim. Për të eksituar të pranishmit, ai, para mikrofonit dhe kamerave televizive, lëshoi marrëzinë e tij të radhës, duke thënë se: “Nexhmije Hoxha është ende e fuqishme, komunistët kontrollojnë policinë dhe duan të sabotojnë PartinëDemokratike”.

Kaq u desh. Në absurd, delegatët duartrokitën dhe brohoritën, duke u çjerrë: “Berisha, Berisha”. Me këtë deklarim, ai, në fakt, u thoshte të pranishmëve dhe atyre që ndiqnin mediat, se Nexhmije Hoxha, nuk do të lihej më e lirë, por do të mbyllej në burg.

Me të tilla manipulime, Berisha arriti të fitojë vendin e parë në Partinë Demokratike (duke marrë 300 vota, Neritan Ceka 100 dhe Azem Hajdari, udhëheqësi i studentëve, vetëm 7 vota!!).

Nga ky moment, i fuqizimit të tij, Sali bajraktari, hoqi përfundimisht maskën e komunistit, mori shpatën eantikomunistit, të akuzatorit dhe të ekzekutorit më të egër, që kishin njohur Shqipëria dhe populli shqiptar.

Unë, tashmë, isha mësuar me parullat kërcënuese e të ulëta ndaj meje, që hidheshin në rrugë apo shkruheshin në mure, por nuk e prisja që, menjëherë pas akuzës së parë të drejtpërdrejtë dhe të hapur ndaj meje, në Kuvendin e PD-së, nga Sali Berisha, të më thirrnin në hetuesi…

Berisha i vuri kusht Ramiz Alisë arrestimin tim. Duke mos hequr dorë nga plani i tij për të rrëzuar Qeverinë e Stabilitetit, Saliu kërcënoi me tërheqjen e ministrave demokratë dhe, për të mos e bërë këtë, i paraqiti Presidentit Ramiz Alia 4 kushte: arrestimin e bllokmenëve dhe, kryesisht, të Nexhmije Hoxhës; shkarkimin e Drejtorit të TVSH, Fatmir Kumbaro, që lejoi transmetimet e mitingjeve të vullnetarëve të Enverit; gjetjen dhe dënimin e fajtorëve të vrasjeve të 2 Prillit në Shkodër; dhe afrimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme.

Siç do të mësoja më vonë, për arrestimin tim tratativat po vonoheshin ca, ndoshta, edhe prej Ramiz Alisë, por, siç është bërë e njohur edhe në shtyp, më shumë nga fakti se dy anëtarë të Komitetit Drejtues të PD-së, Neritan Ceka dhe Preç Zogaj, të cilët edhe në Kuvendin e PD-së insistuan për variantin që të mos prishej Qeveria e Stabilitetit, shkuan të negocionin dhe të bindnin Ramiz Alinë që të pranonte kushtin e Sali Berishës apo për të diktuar organet e drejtësisë të vepronin.

Me sa duket, Ramizi u kishte thënë që kjo gjë nuk varej prej tij, ndaj ata duhet t’i drejtoheshin prokurorisë. Kështu, Neritan Ceka, siç ka treguar vetë në hollësi, vazhdoi “vara-vingot” e tij sa në prokurorinë dhe në gjykatën e Tiranës, për t’i nxitur që të nxirrnin fletarrestin e Nexhmije Hoxhës. Më pas iu desh të nxitonte që të njoftonte Berishën për vendimin e marrë për arrestimin tim. Ai e gjeti Saliun në Konferencën e shtypit, që e kishte thirrur për të njoftuar pikërisht tërheqjen e ministrave të PD-së nga Qeveria e Stabilitetit. Ceka hyri nxitimthi në sallë, arriti t’i vërë përpara Saliut një pusullë, ku i shkruante: “Prokuroria dha miratimin për arrestimin e Nexhmije Hoxhës”, me synimin që ai të mos deklarohej për tërheqjen nga Qeveria.

Por bajraktari i malësisë, e injoroi njoftimin e Neritanit dhe shpalli atë që kishte vendosur: prishjen e Qeverisë së Stabilitetit.

Kuptohet, ndërkohë unë nuk dija asgjë nga këto që po kurdiseshin prapa kurrizit tim.

Arrestimi im në befasi. Atë ditë, më 4 dhjetor, në mëngjes, unë shkova në Hetuesi, për seancën e 12-të të hetimit. Te dera më përcolli, si zakonisht, kunata, dhe Besmiri i vogël, që shëtiste nëpër shtëpi, me revolen-lodër, “për të mbrojtur familjen dhe veten nga njerëzit e këqij”.

Edhe ai më tha: “Mirardhsh Nëna!”. Hetuesi Beqir Kokoshi, më bëri edhe nja 2-3 pyetje, të cilave iu përgjigja, dhe më tha që kjo ishte seanca e fundit  hetimore, ndaj, kalojmë në një dhomë tjetër, ku mund të shkruash deklaratën tënde, siç ke kërkuar. Unë kisha kërkuar me insistim qysh në seancën e parë të hetimit (ngashtatori a tetori 1990) të bëja një deklaratë proteste për thirrjen time në hetuesi dhe e kisha përsëritur këtë kërkesë pas disa seancave, ku më bëheshin dhe përsëriteshin po ato pyetje, që unë i hidhja poshtë.

Kur shkuam në dhomën tjetër, aty ishin në këmbë nja 7 a 8 burra, sikur ishin në pushim, pas ndonjë mbledhjeje dhe po bisedonin. U bë heshtje. Hetuesi më drejtoi te një tryezë pune dhe unë u ula aty, para një cope letre të bardhë.

Nuk mbaj mend, nëse arrita të shkruaja deklaratën e protestës apo jo, kur njëri nga të pranishmit më tha, pak a shumë: “Zonja Nexhmije Hoxha, nga ky moment jeni e arrestuar” dhe menjëherë lexoi një vendim të Prokurorit të Përgjithshëm (a nuk e di të kujt), me akuzën “për shpërdorim të detyrës, për shpenzime të mëdha të fondeve shtetërore”.

Kjo më ra në kokë si rrufe. Ky akt krejt i papritur dhe akuzat e trilluara më revoltuan… U ngrita në këmbë dhe thirra me zë të lartë: “Protestoj ndaj këtij arrestimi të befasishëm, me akuza të rreme dhe të kundërligjshme”.

Në çast m’u afruan dy policë, që tentuan të më merrnin për krahësh (nuk më vunë pranga), por unë u fola e inatosur: “Mos më prekni, eci vetë!”.

Dola jashtë, e shoqëruar prej tyre. Në një anë të oborrit, pak larg, pashë nipin tim, që kishte ardhur me makinë, për të më kthyer në shtëpi. E zemëruar siç isha, i thirra me zë të lartë: “Shko në shtëpi dhe u thuaj që më arrestuan… mos mërziten… unë do të rezistoj…”.

Në dalje, ishin tre furgonë të policisë. U futa në atë të mesit, ku ndodheshin 7 policë të ulur, dy prapa, dy ulur nga një në krahët e mi, dy të tjerë në sediljet përpara meje, dhe një bashkë me shoferin në timon. Dukej, që ishin nga ata të kohës sonë, se ishin pak të moshuar dhe rrinin kokulur dhe të heshtur.

Duke u ulur mes tyre unë, si me ironi, u thashë: “Bravo, 7 policë burra, për të ruajtur një grua të moshuar!”.

Vetëm njëri, më i vjetri, foli me një zë të mekur dhe tha: “Bëjmë detyrën, zonjë, atë që na urdhëruan…”.

Makina lëvizi dhe, me shpejtësi dhe me boritë shurdhuese të dy makinave shoqëruese, më çuan në burgun afër Arkivit të Shtetit, në fund të Bulevardit, të njohur si “Burgu 313”. Ngjisja shkallët e brendshme, duke folur me zë të lartë dhe tërë zemërim: “Atë që nuk arritën të bëjnë pushtuesit fashistë, që më dënuan në mungesë, po e bën Partia Demokratike e Sali Berishës!”.

Ishte 4 dhjetor 1991, dita e arrestimit tim. Nga ky arrestim i papritur, unë u zemërova edhe me Ramiz Alinë, që, si President i Republikës dhe shok i ngushtë në vite, nuk bëri gjë për të më shpëtuar nga kjo goditje e padrejtë dhe e rëndë për mua dhe për familjen time. Ai kishte thënë se këtë lajm e kishte marrë vesh në rrugë private, familjare, dhe se ishte kryer prapa kurrizit të tij. Por kushtet e vëna nga Sali Berisha, ku kërkohej arrestimi im,për të mos hequr ministrat e tij nga Qeveria e Stabilitetit dhenegociatat nga ana e Neritan Cekës u bënë drejtpërdrejt meRamiz Alinë, si President. Domethënë, ai nuk mund të moskishte dijeni që po veprohej për arrestimin dhe se prej kësajvarej edhe fati i Qeverisë së Stabilitetit, që ishte shqetësimikryesor ato ditë.

Nuk mund të them që Ramiz Alia nuk u shqetësua nga kërkesa e Sali Berishës për arrestimin tim. Në librin e tij të fundit, “Jeta ime”, ai shkruan: “Lidhur me çështjen e Nexhmije Hoxhës, që kërkohej me insistim të arrestohej, thashë se “edhe trajtimi i saj, si i kujtdo tjetër, është punë e organeve të drejtësisë”. Por theksova se, “arrestimi i Nexhmije Hoxhës, nëse bëhej, do të ishte krejtësisht i padrejtë dhe do të përbënte një turp për shtetin demokratik shqiptar”” (Ramiz Alia, “Jeta ime”, Botimet TOENA, Tiranë, 2010, f.425).

Pasi përmend, me pak fjalë, luftën e Nexhmije Hoxhës partizane dhe se është në moshën mbi 70 vjeçe, Ramizi vazhdon: “Është e qartë se Nexhmije Hoxha është viktimë e hakmarrjes antikomuniste, se ajo po keqtrajtohet, vetëm sepse ishte gruaja e Enver Hoxhës” (Ramiz Alia, po aty, f.425).

Sipas Ramiz Alisë, ajo mbledhje me përfaqësuesit e PD-së kishte vazhduar deri në 3 të mesnatës. Të nesërmen në mëngjes, Neritan Ceka, vajti përsëri te Ramiz Alia dhe insistoi që vetëm me urdhër të tij, të arrestoheshin bllokmenët dhe sidomos Nexhmije Hoxha. Por Ramizi përsëri kishte ngulur këmbë se kjo u përkiste organeve kompetente… por, si duket, PD-ja dhe njerëzit e saj kishin arritur të nënshtronin, si hetuesin, edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Prandaj Ramiz Alia thotë: “Personalisht, arrestimin e Nexhmije Hoxhës e kam mësuar në rrugë private, pasi kishte ndodhur” (Ramiz Alia, po aty, f.426).

Konferenca e Sali Berishës, ku shpalli tërheqjen e ministrave të PD-s Ramiz Alisë dhe të Partive të tjera politike opozitare u transmetua në televizion, megjithëse, në fakt, ishin plotësuar kushtet që kishte parashtruar Saliu për të mbajtur Qeverinë e Stabilitetit. Por, si duket, nën presionin e SHBA dhe me porosi të tyre, ai nxitoi ta prishte Qeverinë e Stabilitetit, sepse kërkohej me doemos destabilizimi i Shqipërisë.

 

l.h/ dita

January 13, 2020 20:12
Komento

4 Komente

  1. dardan I January 13, 22:20

    Plake mafioze deri ne varr: nuk qe presioni i SHBA dhe me porosia e politikeberesve amerikane per prishjen e Qeverisë se Stabilitetit per “destabilizimin e Shqipërisë”, por presioni i UDB serbe qe kerkoi destabilizimin e Shqiperise per t’u ftohur krahet patrioteve kosovare qe kerkonin lirine dhe pavaresine e tyre. Ky provokim i Zonjes Sorge e nxjerr zbuluar fytyren e vertete se kujt i ka sherbyer se bashku me beniaminin e saj qe nuk i ndahet shpirti.

    Reply to this comment
  2. vjola January 14, 10:58

    Te lumte znj Nexhmije Hoxha . Ndaj po rron te shohesh arrestimin e Sali Malok Qenit Me Kompani .

    Reply to this comment
  3. Lili January 14, 22:09

    Nena ime me tregonte se ju e keni njohur Ramizin ne mbledhjet e rinise fashishte ne vitet 39-40 kur ishit te dy ne Rinine fashiste !

    Reply to this comment
  4. Ilir January 15, 21:29

    “Siç thashë, diku më lart, nuk e kisha dëgjuar asnjëherë të ngrinte zërin me kuadrot vartës. Por ai ishte “i butë” më shumë se ç’duhej, nuk kërkonte llogari, më shumë dëgjonte dhe nxiste në hapjen e horizontit, në fushat e secilit. Por në bashkëpunimin e gjatë me Ramizin, unë kam njohur edhe një anë tjetër, pak të njohur nga publiku, karakterin e tij të fortë dhe serioz, të përmbajtur dhe gjakftohtë, për një personalitet politik, në çaste shumë të rënda e të dhimbshme familjare. ….. ”
    Me kete percaktim qe Ju , sh. Nexhmie, i keni bere Ramiz Alias, nuk duhet kurresesi qe Ai te zgjidhej si Udheheqes i Partise, dhe me pas udheheqes i Shtetit.
    Faktet dhe rrjedha e ngjarjeve ku Partia dhe menjehere pas PPSh-se – Shqiperia, u shkateruan te bind se perzgjedhja e Tij ishte nje faj i rende. Pergjegjesia me e madhe bie mbi Ju, pasi sic edhe e keni pohuar ne kete liber, por edhe me pare, ju keni pasur ndaj Tij nje besim dhe garanci, te cilat ia keni theksuar edhe sh. Enver. Tipa te tille sic Ramiz Alia nuk zinin vend tek Udheheqsi i Partise. Ju e keni bindur. Braktisja e parimeve dhe normave themelore mbi te cilat qendronin themelet e Partise dhe Shtetit Shqiptar, u filluan dhe moren inerci nen drejtimin dhe mbikqyrjen e Ramiz Alia-s me besniket e vet, Hekuran Isai, Xhelil Gjoni e tj. Eshte i pafalshem veprimi i juaj per tu perfshire ne veprimtarine e Ramizit, si fikese e zjarrit qe perfshiu antaresine PPSh-se, simpatizantet dhe shumicen e Popullit, ne mbrojtje te Figures se Udheheqsit te Partise dhe te Popullit. Dalja juaj publike ne TVSh ishte befasuese, ndersa ne sheshet kerkohej prania e juaj. Ju kerkonin sepse besonin tek personi juaj, si personi me i afert i Udheheqsit , si nje luftetare e oreve te para te Luftes per Clirim. Ju shkruani se shkova nepermjet te rreziqeve per t’i shprehur Ramizit, gadishmerine per te qetesuar revolten e Popullit. Hysni Milloshi qe ju e keni shkruar disa here neper rreshta, eshte nje sajese e Ramizit dhe Xhelil Gjonit, as-fare per te udhehequr turmat per te shporur Ramizin si Tradhetar, jo nuk ishte ky misioni Hysniut. Ai duhej te kontrollonte dhe te shkarrikonte revolten dhe turmat duke e kandisur ne me pak se 1% te numrit te popullsise, pra duke ia dale me sukses.
    Ju, gabuat rende me Ramizin, qe gjithe kohes kishte punuar nen sqetull, vendi me i pershtatshem per Te. Ndersa Ju, Byroja e muaret Ate nga sqetulla dhe e vute ne krye, ne vend te kokes. Pasojat e nje veprimi te tille kane qene dhe jane te medha, te renda, te shumta. Ju provuat nje pjese prej tyre, por edhe shumica qe kishte besim tek Ju, provoi shume e shume Pasoja te cilat e detyruan te merrte rruget e mergimit.
    Pasojat e Veprimtarise dhe Tradhetise se Ramiz Alise dhe e bashkepuntoreve te vet besnik, do vazhdojme t’i vuajme per nje kohe te gjate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*