Nexhmije Hoxha: Kur shkoja në dyqanin e Haki Stërmillit

December 28, 2015 10:41

Nexhmije Hoxha: Kur shkoja në dyqanin e Haki Stërmillit

Një përshkrim nga ish nxënësja e Instititutit Femëror, që më pas do të bëhej bashkëshortja e Enver Hoxhës, për shkrimtarin dhe bashkëpatriotin e saj dibran.

 

Nga Nexhmije Hoxha

 

Haki Stёrmilli, ky bir i shquar i Dibrёs, ishte atdhetar i madh, demokrat, qё luftoi pёr njё Shqipёri tё lirё, tё bashkuar e demokratike. Ai ishte shkrimtar, njeri pёrparimtar, qё u pёrpoq edhe pёr emancipimin e shoqёrisё shqiptare e, veçanёrisht, tё vajzave dhe gruas shqiptare.

Babai im mё pati treguar, kur unё isha nё moshё pёr tё kuptuar, se Hakiu ishte njeri i mёsuar, mё shumё se ç’u kishin dhёnё shkollat turke nё Dibёr dhe Manastir.

Ai ishte i lidhur me politikanё patriotё tё kohёs, antifeudalё dhe antizogistё, ishte pjesёtar aktiv i organizatёs “Bashkimi”, e krijuar dhe e drejtuar nga Avni Rustemi.

Pas dёshtimit tё Revolucionit tё Qershorit (1924), e detyruan Hakiun tё emigrojё nё Itali, Francё, Austri e Rusi, duke bashkёpunuar me KONARE-nё (Komitetin Nacional Revolucionar, qё, mё pas, u quajt Komiteti i Çlirimit Nacional”, me patriotё dhe revolucionarё, si Fan Noli, Halim Xhelo etj.

Nёna, nga ana e saj, mё pati treguar se familjet tona bashkё kishin qenё nё Dibёr, bashkё ishin larguar pёr nё Elbasan, kur Dibra u sulmua, u dogj e u rrafshua nga serbёt, gjatё Luftёs Ballkanike mё 1912, pothuaj nё njё kohё qemё kthyer e vendosur nё Manastir. Hakiu kishte ardhur nё Shqipёri disa vite para nesh. Ai kishte lёvizur, pёr veprimtari patriotike, nё shumё qytete.

Pas njё emigracioni tё gjatё nё shumё vende tё Evropёs, u kthye nё Shqipёri. Gjatё kёsaj kohe, kur ishte nё Shqipёri, mbreti Zog e burgosi Hakiun. E shoqja, me dy djemtё, u largua nga Manastiri, erdhi nё Tiranё, pёr tё qenё mё afёr tё shoqit dhe pёr ta ndihmuar. Pёr njё kohё, ajo ndenji nё shtёpinё tonё. Atёherё, mёsova njё anё tё panjohur tё jetёs sё Haki Stёrmillit. Nёn presionin e mentalitetit dhe zakoneve tё rёnda tё anёve tona, tё Dibrёs, sipas tё cilave gruaja qё humbet burrin, nuk duhej tё largohej nga shtёpia dhe vёllai i burrit duhej tё martohej me tё, pavarёsisht nga diferenca e moshёs.

Unё kam shkruar, nё njё nga librat e mi tё kujtimeve, se pikёrisht nё rrethin e Dibrёs, kur ndodhesha nё ato anё me njёsitё partizane, m’u ngjit pas njё djalё, qё nuk ishte mё shumё se 14-15 vjeç, dhe kur unё doja ta bindja se ishte ende i vogёl pёr tё marrё pjesё nё brigada partizane, shoqёruesi im mё tregoi historinё e tij: ai kёrkonte tё ikte nga shtёpia, se “donin ta martonin me tё kunatёn, qё kishte mbetur e ve nga vёllai i tij, e cila ishte shumё mё e madhe dhe me fёmijё”.

Edhe e shoqja e Haki Stёrmillit ishte mё e madhe nё moshё, ajo kishte qenё gruaja e tё vёllait tё tij. Ishte njё grua e shkurtёr, topolake, as e bukur, as e shёmtuar. Por ishte e mençur, e urtё, shumё e duruar, gjё qё duhej nё kushtet e vёshtira, qё kishte kaluar e kalonte, duke u kujdesur pёr tё dy djemtё, tё madhin, qё e kishte nga burri i parё, vёllai i Hakiut, dhe tё voglin, Refikun, qё kishte nga Hakiu.

Qёndrimi i Hakiut ndaj gruas sё vet, dёshmon pёr ndershmёrinё e humanizmin e lartё tё kёtij intelektuali shqptar, qё e ndiente se nuk do tё ishte e drejtё qё zakonet e rёnda prapanike, tё vendit tё tij, tё binin mbi gruan fatkeqe dhe t’ia bёnin jetёn ferr. Ai, nga ana e tij, e trajtonte dhe e respektonte si bashkёshorte. Sipas mendimit tim, nuk ёshtё e rastit qё Haki Stёrmilli u mor me emancipimin e shoqёrisё shqiptare e veçanёrisht tё vajzave dhe grave. Kjo duket edhe nё veprat e tij, si shkrimtar, duke thurur nё to pikёpamjet e tij politike e shoqёrore, tё cilat shpalosen mё gjerё nё romanin e tij “Sikur tё isha djalё”.

Siç dihet, ky roman bёri aq pёrshtypje te vajzat e gratё shqiptare, aq tё shtypura nё ato kohё, por ngjalli interesimin edhe nё qarqet intelektuale, te progresistё, shkrimtarё, publicistё, bashkёveprimtarё politikё, shokё dhe miq.

Edhe unё, ndonёse 15 vjeçe (1936, kur u botua ky roman) i shkruajta njё letёr, ku pёrshёndes guximin e tij qё preku njё plagё tё shoqёrisё shqiptare dhe pas falёnderimeve, nё emёr tё vajzave tё shkolluara e shtёpiake, qё ishin nё shumicё dёrrmuese, shprehja bindjen qё “do tё vijё dita qё, ne vajzat, pa qenё nevoja tё bёrtasim “Sikur tё isha djalё”, tё bashkueme nёn flamurin e “Lirisё” do t’a gjejmё “vetё” rrugёn e shpёtimit…”.

Nё fillim nuk qenё veprat e tij letrare, tё cilat ende nuk i kisha lexuar, por tregimet e prindёrve tё mi, qё nxitёn tek unё dёshirёn e kuriozitetin pёr ta njohur Haki Stёrmillin mё nga afёr.

Pasi kishte dalё nga burgu, ai kishte mundur tё gjente punё si nёpunёs nё njё firmё tё huaj, qё shiste nё Shqipёri llampat elektrike tё firmёs OSRAM. Hakiu ishte i vetёm, shitёs dhe njёkohёsisht administrator, nё njё dyqan, qё ndodhej nё rrugёn “Mbretёrore” (qё pas Çlirimit u quajt Rruga e Barrikadave). Mua dhe gjithё shoqeve tё mia, kur shkonim nё Institutin Femёror Pedagogjik, ku studioja, dhe kur dilnim nga shkolla, na pёlqente tё kalonim nё arteriet kryesore tё qendrёs sё Tiranёs, ku kishte dyqane, qё na dukeshin tё bukura. Nё ato rrugё kishte shumё njerёz, shumica burra dhe djem, shumё pak gra ose aspak, pothuaj vetёm nxёnёset dhe personeli i Institutit, dhe pak intelektualё, qё njiheshin me gisht.

Unё kaloja rrugёs “Mbretёrore”, ku ndodhej dyqani ku punonte H. Stёrmilli. Kur dera e dyqanit qёllonte e hapur, ndalesha, fusja kokёn, si me druajtje. Hakiu sa mё shihte, ngrihej nga tryeza e tij dhe mё ftonte tё ulesha nё karrigen pёrballё.

Hakiu rrinte gjithnjё i veshur dhe i mbajtur me sqimё, me kёmishё tё bardhё e kravatё dhe me kostum civil. Ai ruante pamjen e njё intelektuali.

Nё bisedat me tё, dukej qё e interesonin problemet sociale, prandaj mё pyeste: ç’mendojnё vajzat e Institutit, nga janё ato, ç’mendojnё pёr tё ardhmen e tyre? Po, ashtu mё pyeste se ç’mund t’i thosha pёr vajzat shtёpiake… Pastaj kalonte bisedёn duke dashur tё mёsonte pёr njohuritё e mia letrare, ç’lexoja, çfarё mё pёlqente etj…

Nё ato vite, 1936-‘37, botohej revista “Bota e Re”. Unё e lexoja rregullisht dhe me dёshirё. Mё shumё ndalesha nё komentet pёr shkrimet e guximshme qё botoheshin nё tё, dhe pёr problemet sociale, lexoja sidomos poezitё e fuqishme dhe tregimet tepёr mbresёlёnёse pёr gjendjen e mjerueshme tё njerёzve tё thjeshtё tё popullit, veçanёrisht tё grave dhe tё fёmijёve.

Nё vitet nё vazhdim, shpёrtheu lufta antifashiste nё Spanjё kundёr fashizmit tё Frankos. Nazifashizmi hitlerian e musolinian po jepte shenjat e synimeve agresive nё Europё dhe nё kontinente tё tjera. Kundёr kёtij rreziku, u ngritёn e shkuan nё Spanjё vullnetarё nga shumё vende tё botёs, mes tё cilёve edhe intelektualё antifashistё tё shquar. Nё ndihmё tё kёsaj lufte dhe kёtyre vullnetarёve, edhe nё Shqipёri u hap njё fushatё pёr sigurimin e ndihmave pёr vullnetarёt. Pёr kёtё, H. Stёrmilli m’u drejtua mua, pёr tё kontribuar nё kёtё drejtim, duke punuar me vajzat e Institutit dhe me tё njohur tё mi. Por ne, nga ana jonё, me porosinё e Qemal Stafёs, e kishim filluar punёn pёr mbledhjen e ndihmave pёr vullnetarёt antifashistё tё luftёs sё Spanjёs.

Haki Stёrmilli e tregoi atdhetarizmin e tij edhe gjatё Luftёs sonё Nacionalçlirimtare kundёr pushtimit nazifashist 1939-1944. Ai, i veshur si njё fshatar i thjeshtё, me brekushe e qeleshe, u bashkua me Haxhi Lleshin dhe Baba Faja Martaneshin, kalonte nga çeta nё çetё, vёzhgonte, shkruante skica, mbante ditar, nё bazё tё tё cilave shkruajti librin “Nё shtigjet e lirisё”.

Si personalitet i shquar politik, Haki Stёrmilli mori pjesё nё Konferencёn e Labinotit (nё shtator tё 1943), ku u zgjodh anёtar i Kёshillit tё Pёrgjithshёm tё Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe, si i tillё, ai u caktua nё delegacionin e gjerё tё Frontit Nacionalçlirimtar qё mori pjesё nё Mbledhjen e Mukjes.

Pas Çlirimit tё vendit, ai, pёr njё kohё, u emёrua drejtor i Bibliotekёs Kombёtare, pastaj drejtor i Muzeut tё parё tё Luftёs Nacionalçlirimtare tё Tiranёs. Me qёllim qё tё kontribuonte nga afёr nё ngritjen dhe zhvillimin e kulturёs sё bashkёqytetarёve, tё rinjve e tё rejave, tё krahinёs sё tij, ai i dhuroi bibliotekёn e vet personale Shtёpisё sё Kulturёs tё Peshkopisё.

Pas vdekjes sё Haki Stёrmillit, mё erdhi nё zyrё, pёr takim, djali i tij, Refiku, shumё i alarmuar, dhe mё tha se njerёz tё paskrupullt po “i vidhnin librat e bibliotekёs sё babait tё tij”. Unё, menjёherё, dёrgova inspektorё tё sektorit pёrkatёs, pёr tё parё gjendjen nё vend. Fatkeqёsisht, biblioteka ishte dёmtuar nё mёnyrё tё pariparueshme.

Me keqardhje e them qё nuk munda tё shkruaja a tё bёja diçka pёr kёtё njeri, sa tё shquar, aq edhe modest.

Haki Stёrmilli nuk arriti, sa ishte gjallё, tё shohё botimin e 3 vёllimeve nga veprat e tij, tё zgjedhura me shumё dashamirёsi e profesionalizёm tё lartё, nga studiuesi dhe shkrimtari i letёrsisё dokumentare, prof. Nasho Jorgaqi.

Nё mes tё 20 e ca veprave, ku shquhen romani “ Burgu” (1935), me pёrshtypjet e tij nga jeta nё burgun e regjimit zogollian, dhe romani “ Sikur tё isha djalё” (1936), ka shkruar shumё drama, si “Dibrania e mjerueshme” dhe “Dashuni e besnikёri”, ku dёshmon pёr luftёn heroike tё dibranёve dhe tё kosovarёve kundёr shovinistёve serbё.

Haki Stёrmilli, ishte njё bir i shquar i Dibrёs dhe i gjithё trevave shqiptare. Meriton tё kujtohet e tё nderohet, nё vite, edhe nga brezat e ardhshёm, si atdhetar, antifashist e shkrimtar progresist.

December 28, 2015 10:41
Komento

20 Komente

  1. andromeda December 28, 10:59

    Ka lezet të lexosh shkrime të tilla pozitive, në një atmosferë të mbytur me helm e mllefe.

    Reply to this comment
  2. demo December 28, 11:17

    Paska bere dhe burg i shkreti !Po sikur te provonte burgun tuaj!!!Paska qene me fat qe s`paska provuar burgun tuaj,se nuk dilte me te shiste llamba ne dyqan;edhe i biri ne burg do te perfundonte;edhe bir pas biri..Ti moj Nexhmije do djegur me nafte,jo me benxine!Edhe kur harronte djalli jot armikun e kllases,ja kujtoje ti nga instituti i marxist-leninizmit,..

    Reply to this comment
    • Punetori December 28, 17:48

      T´i rruash p..in , ne se i ka mbetur ndonje qime ! Ose , me mire t´i hash mutin 90-te e ca vjecar or mut-muti ! Tani beheni trima ju plehra , se dikur dhisnit gjak ! Por fundja edhe tani cfare do t´i besh ? E , c´do t´i besh , vecse t´ja hash te gjithe mutin !

      Reply to this comment
    • sali serbi December 29, 20:53

      Tpuuuuu qelbesire qe nuk lini gje pa ndyre ju shushunja te felliqura te mesjetes.
      Ju plehra qe keni qelbur tash dhe 25 vjet vendin tone.

      Reply to this comment
  3. anticensurë 2564242654 December 28, 11:20

    “i indinjuar 17% Faleminderit!”
    ky është vlersimi tim!!
    i indinjuar për arsyen se megjithëse në një moshë të thyer,dhe me një këmbë drejt banesës së fundit akoma kjo grua që udhëhoqi në hije shqipërinë për minimumi 5 vjet,akoma nuk ka kërkuar falje të paktën për ndonjë gabim që mund të ketë bërë në këtë periudhë qeverisje!!
    për faje asqë bëhet fjalë se mund të pranohen nga kjo!!
    unë do ta lexoj vetëm atëherë kur të kërkojë fale!!
    asnjë ditë më parë!!
    pa e lexuar shkrimin e them se është vetëm një hiç dhe asgjë më shumë!!

    Reply to this comment
  4. G.Karagjozi December 28, 11:46

    Zj Nexhmije keni shkruar nje Artikull interesant per nje Intelektual Patriot e Shqiptar nga Dibra,dhe keni bere shume mire.Mua personalisht me intereson me intereson nje Analize per anen tjeter te Medaljes se bashkeshortitit Tuaj E.Hoxhes.Per Enverin eshte shkruar shume,dje,sot,do shkruhet edhe neser.Pyetja ime eshte a mundeni te shkruani per dobesite e atij njeriu qe keni patur ne krah per 40 e ca vjet.Si e keshillonit Ju kur vrau Kunatin, Bahri Omarin,kur vrau shoket e luftes e te punes
    ,ishe Enveri nje njeri me zemer te madhe, human,liberal,demokrat, ne jete,ne shoqeri e ne Familje.
    Si ishin mardheniet tuaja me Kunaten,te shoqen e Bari Omarit.A kishte Enveri dhimshuri e dashuri per te tjeret qe i vriste e internonte edhe me foshqen ne bark.Ku e gjente Enveri te drejten te izolonte nje komb te tere nga Bota, te ndante per se gjalli vajzen nga Nena.Per keto e te tera si keto shkruaj Zj.Nexhmije se emancipohesh e lartesohesh dhe jep mesim per te ardhmen e ketij Populli te vuajtur e cfilitur.

    Reply to this comment
    • sali serbi December 29, 20:56

      Tpuuuuu qelbesire qe nuk lini gje pa ndyre ju shushunja te felliqura te mesjetes.
      Ju plehra qe keni qelbur tash dhe 25 vjet vendin tone.

      Reply to this comment
  5. intelektuali December 28, 12:01

    PO SIKUR TE ISHA VIKTIME E ENVERIT DHE NEXHMIJES A DO PUBLIKONTE GAZETA DITA LETREN TIME?

    Ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore kriminelet gjakatare si Nexhmije Hoxha jane ndeshkuar me kohe nga Drejtesia Demokratike, pinjolleve te tyre nuk u lejohet te marrin dhe mbajne poste ne administraten shteterore dhe Kushtetuta e ketyre vendeve u ndalin rreptesisht te bejne biznes me fonde publike dhe qeverite bashke me partite qe drejtojne vendin u kane kerkuar falje viktimave te komunizmit.

    PO NE SHQYPNI?

    Me kete reportazh vaj medeti me lote dhe qurre bolshevike te krimineles gjakatare Nexhmije Hoxha duket qarte se Mafia e Kuqe me pushtet jo vetem qe nuk ka ndermend te kerkoje falje per krimet e Enverit, qe mbushi lumenj me gjak njeriu fare te pafajshem ne vendin tone, por perkundrazi keta kriminele inkurajohen edhe me medalje e dekorata edhe me pensione shtese nga buxheti i shtetit edhe u jepten poste ne administraten shteterore edhe marrin edhe fitojne tendera te rendesishme me fonte publike, por edhe kane tribunat e tyre ne median kombetare si nje rezil i Shqypnise ne syte e Botes.

    PSE KESHTU?

    Sepse eshte ashiqare se Koha e Qepes e Enverit akoma vazhdon sot 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit si nje atavizem qesharak i shqyptareve qe Bota i quan akoma me bisht nga prapa.

    Reply to this comment
    • Punetori December 28, 18:15

      Po rri e vdis ne paqe o Sh Urran ! Po nuk e kupton or njeri se nuk ta ka fajin njeri qe deshtove ne jete ? Hajt´ta zeme se bere burg nga qe ishe disident , po spiun i sigurimit ,pse u bere ? Ah po , ta vuri Fecorr Shehu pisqollen ne koke dhe ti si lepur qe je , pranove . Ok , ta leme kete ,por si nuk e tregove vehten , kur pasi te shtrydhi Saliu aq sa i duheshe , te hodhi tej si lecke. Me kujtohet nje here qe me the ne Elbasan qe (po te citoj) : Une ne politike , e pesova si Fan Noli , qe s´e dinte qe Zogu po i afrohej me forcat serbe dhe Noli vazhdonte t´i binte flautit !
      Edhe ti i ziu , kur e more vesh se cili ishte Monstra e Vicidolit , eh i shkreti ti ,ishe duke jetuar beharin e fundit te Forsajtit me baxhelen Bicaku- Maliqi.
      Mire , ok se njerezore jane edhe frika qe u bere siun ( dhe besoj se pavaresisht qe ishe kontingjent i sigurimit , nuk i bere keq njeriu ),por edhe dashuria , pavaresisht se kujt ja kushtove . Mire , mor mire , por si njeri te drejte qe e mban vehten , si nuk e demaskove Sali Berishen qe me 1994 kur e dinje se cfare muti eshte ? Apo e kishe frike edhe ate ?!
      Atehere mos fol per Nexhmijen sepse para bandes suaj te Pe.De.-rave , ajo eshte Virgjereshe . Ajo dhe femijet e saj nuk u larguan nga Shqiperia pas renies se sistemit se nuk kane frike . Nuk kane pse te kene frike !
      Ne te kunderten , shikoje se c´po ben ´lideri´dhjeraman i dhjerokracise tuaj : Vendi nuk po e ze , qe te mos behet reforme ne drejtesi ! Se po u be do ja mbathe , po mundi ! E pra Nexhmija eshte aty , shkoni e ja hani M….!

      Reply to this comment
  6. Historia December 28, 12:09

    Ala nxirni kete skrofe,kete neperke,kete vampire, per shqiptaret?

    Reply to this comment
  7. maks December 28, 12:37

    si ka mundesi qe kesaj zonje nuk i afrohet nga zgjuarsia asnje politikane ne keto 25 vjet demokraqi

    Reply to this comment
    • anticensurë 2564242654 December 28, 13:49

      makso ke një gabim të madh në këtë fjalinë tënde!!
      të gjithë që janë sot në politikë kanë zgjuarsinë e keqe të kësaj gruaje!!kanë paturpësinë dhe cinizmin e saj!!ajo për të siguruar familjen e saj,sot politikanët po bëjnë të njëjtën gjë,shkatërroi vëndin!!
      ajo e tha par pak kohësh,e pranoi se shkatërrimi i emrit dhe familjes së mehmet shehut u bë vetëm e vetëm prej inatitt që enveri pati për vetvrasjen që bëri mehmeti!pjesa tjetër pas saj iushte thjeshtë për të futur në dorë në mënyrë të padiskutueshme pushtetin!!pushtet që deri në atë kohë nuk kishte kaluar në pushtet të deklaruar familiar!!

      Reply to this comment
  8. Nari December 28, 12:47

    Hakiu ishte nje komunist i ndyre qe u kujdes per perparimin por i beri varrimin vendit!

    Reply to this comment
    • mano mano December 28, 16:06

      @ Nari
      Nari ose Katundari! Hakiu dhe qindra te tjere si ai i kontribuan zhvillimit arsimor dhe kulturor te Shqiperise duke e shnderruar nga nje vend mesjetar ne nje vend te perparuar, ndonese jo ne nivelin e vendeve te tjera europiane ( se mos eshte sot ne ate nivel ). Per ty dhe bazhibozuke te tjere si ti qe cdo gje e matni me zorren e trashe, kjo s’kishte rendesi. Rendesi ka zorra e trashe dhe bytha jashte sic jane sot. Ky eshte morali yt dhe i gamoreve te tjere si ti.

      Reply to this comment
    • sali serbi December 29, 20:58

      Kjo qe shkruan ti tregon se ti je tamam nje njeri i ndyre i denje per keto 25 vjet kaos dhe anarshi.

      Reply to this comment
  9. XHON MEGOU & CEKU BARDHE December 28, 14:30

    TE NDERUAR KANIBALE TE ENVERIT & NEXHMIJES.

    Reagimi juaj kaq I ndyre karshi nje plake eshte bizarre…jeni frankeshtein monstra o karagjoze dhe mertoni nje pergjigje te qarte

    ESHTE KOHA TE THEMI TE VERTETETN

    Fillimisht ju bej me dije se enveri dhe kjo nexhmije kan qene kundershtar te mij personale..por jo kundershtare nga ana kombetare.

    Me nje fjale me vjen mire qe po vuan..por ca gjera le ti themi hapur

    NGA PIKPAMJA KOMBETARI DHE NGA MORALI ENVERI ME NEXHMIJEN ISHIN BRILANT NE KRAHESIM ME IDIOTIN KRIMINEL ZOG..ME MALOKARIN GJAKATAR BERISHE DHE PERVERSIN SEKSUAL EDI RAMA ME VRIMEN E RITES QE I JEP MEDAJJE NJE WHORE.
    Enver Hoxhen e beri “diktator” lufta ncl qe nuk ishte balet por O DO ME VRASESH O DO TE VRAS

    Enver Hoxhen e beri “diktator” NJE RRETHIM GJYSEM SHEKULLOR nga serbi-greku ne bashpunim me ameriken angline dhe me vone ruset
    Qe kur ca ushtarake amerikane ne 1943-1944 I thane mehmet shehut te vriste enver hoxhen e deri sot qe po sillen si kanibale me nje plake 100 vjece..mund te themi se enver hoxha
    ESHTE I PERSEKUTUARI ME I MADH I TE GJTHE KOHRAVE NGA ANGLO-AMERIKANET.
    NQS NE 1991-1992 DO TI JEPJA TE DREJTE ARMIQVE TE ENVER HOXHES..SOT NE 2015..THEM ME PLOT GOJEN SE EDHE PSE KA BERE GABIME TE MEDHA….KETRYRE “ARMIQVE TE KLLASES’ DHE DIPPLOMATEVE PERENDIMORE BERI MIRE QE JU QINTE NENEN…..SE PAS 1992 E VRANE KOMBIN DHE SHTETIN SHQIPTAR
    SE JEMI KTHYER NE NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE..NJE FILIAL I MAFJES SE DROGES DHE ARMATIMEVE..JEMI KTHYER NE NJE WC TE PISTE AMBASDORESH..
    VETEM NJE SHEMBULL DOMETHENES:

    SHIKONI GREQINE PAS 1945.
    nje genocid I tmerrshem ku arriten ti varnin te majten ne litar te gjalle.
    I prene koken udheheqesit legjendar Aris VELIUQIOTIT ME XHAVELLENdhe e varen ne mes te qytetit
    dhe anglezet thane mire ja bene se respektojme traditen…
    shikoni ca foto ne malin e gramozit kur gjenerale greke dhe anglo amerikane kane bere mbi njerzit e vrare ku kishte dhe gra & vajza.

    Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
    Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.
    Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO)s hkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
    *Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)

    **
    Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
    *** Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)

    ****
    Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)

    *****
    Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
    ******Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)

    *******
    Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)

    ********
    Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????

    *********
    Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
    Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
    Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
    Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..

    Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
    Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
    Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
    *************
    Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
    Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.

    Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
    Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
    Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
    I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
    Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botesne Amerike.

    Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
    Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
    Pikerisht mbrojtja qe po behet Sa trapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
    Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
    Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..
    GHOST OF VICIDOL

    te nderuar enverofage

    nexhmija sundoi 50 vjet dhe nuk vodhi asnje tulle

    shikoni pronat e nipit zogut me hajdut se gjyshi

    shikoni pronat e dinastise kriminale te berishajve…VETEM VILA E LALZIT ESHTE ME E MADHE SE SHTEPIA E BARDHE

    SHUT UP MONSTRA…

    ne gop te somes nexhmija me perrallat e komunizmit…por kjo nuk mbulon faktin qe jeni
    FRANKESHTEIN MONSTRA

    Reply to this comment
  10. Arber December 28, 19:45

    Haki Stermilli nuk ka qene asnjehere anetar i PKSH, ishte demokrat. Ai ka qene sekretar MPB Ahmet Bej Zogollit ne vitin 1920, por u largua prej tij pasi e nuhati se Beu i Matit ishte agjent serb.

    Reply to this comment
  11. orakulli December 29, 07:43

    po pse.

    Reply to this comment
  12. sali serbi December 29, 21:03

    Te lumte mendja zonja Nexhmije. Sot eshte kohe e kaosit dhe anarshise, eshte koha e neofashizmit dhe sigurisht e veshtire per moshen tende por ju keni eksperiencen e moshes se rinise dhe dini shume mire ti vleresonio situatat dhe te mbani ate qendrim te denj qe ju ka karakterizuar gjithmon.
    Vetem njerzit me zemer te madhe shkruajne kaq paster dhe me respekt per personalitetet si Haki Stermilli. E nderuar qofsh gjithmone nga njerezit…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*