Nexhmije Hoxha: Tmerri pas 20 shkurtit dhe ditari i burgut

January 10, 2020 12:31

Nexhmije Hoxha: Tmerri pas 20 shkurtit dhe ditari i burgut

Vijon nga dje (Lexo: Ketu)

20 shkurt 1996

Dy evenimente mbizotëruan ditën e sotme dhe emisionet e televizionit: dita e Bajramit dhe pesë-vjetori i rrëzimit të monumentit të Enverit. Për Bajramin, gratë u veshën e u lyen, kënduan e kërcyen. Ishte për to ditë feste, kurse për mua, qe ditë zije. 20 shkurti më dyndi valë e kreshta kujtimesh nga më të hidhurat e jetës sime. Kaq shumë i kam përjetuar ngjarjet e asaj dite, ditët e netët që e pasuan dhe i kam shkuar nëpër mend në këta pesë vjet në vetminë time në burg, sa nuk jam e sigurt nëse i kam shkruar në letër apo i kam të shkruara dhe të pashlyera në kokë. Po i shënoj vetëm si kronikë, pa u ndalur në emocionet e mia dhe të njerëzve të familjes sime, sepse edhe vetëm kujtimi i tyre më trondit.

Isha në zyrën time, nuk mbaj mend sa ishte ora, veçse ishte pak para drekës, kur erdhën dhe më thanë: “Shoku Ramiz tha të shkoni në sallonin e pushimit, të Byrosë Politike” (ku anëtarët e saj pinin kafe në intervalet e seancave të mbledhjeve). U duk se isha thirrur vetëm për të asistuar dhe për t’u njohur me çfarë po ngjiste. Aty ishin: Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kiço Mustaqi, Xhelil Gjoni, Sofo Lazri dhe dikush tjetër. Të gjithë ishim në dijeni të ashtuquajturës grevë e urisë e studentëve, në Qytetin Studenti, për t’i hequr Universitetit emrin e Enverit. Hekurani rrinte me një talki-valki në dorë e në vesh dhe vinte e njoftonte se ç’po ngjiste jashtë. Erdhën e njoftuan se një grup grash, me në krye të shoqen e Abdi Baletës, ishin ngulur para Presidencës dhe kërkonin takim me Ramiz Alinë. Ky dha porosi t’i presë Eleni Selenica, si anëtare e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Kjo ishte edhe nënpresidente e Bashkimit të Grave të Shqipërisë dhe zëvendëskryetare e Gjykatës së Lartë. Gratë nuk pranuan të takoheshin me të dhe insistonin e kërkonin takim me Ramiz Alinë.

Xhelil Gjoni tha: “Po sikur të shkonit ju, shoku Ramiz?…”. Ky nuk iu përgjigj, nuk tha as po, as jo. Kishte të tjera preokupacione në kokë. Erdhi sekretari i ri i Partisë për Tiranën, Robert Koli, që unë e shihja për herë të parë dhe nuk më bëri përshtypje të mirë, madje, më çuditi me pamjen e tij aspak të shqetësuar, aspak të mobilizuar, sikur ai s’kishte të bënte fare me ato që po ndodhnin në qytetin e Tiranës. Raportoi me një ton të qetë se masa të mëdha qytetarësh dhe nga ndërmarrjet e Tiranës po ngjiteshin drejt sheshit të Qytetit Studenti.

“Po tani ç’do të bëjmë?”, pyeti Ramizi. Këtë pyetje e pasoi një heshtje, që e theu Kiço Mustaqi (atëherë, ministër i Mbrojtjes). Ai nxori nga xhepi një letër të palosur, që e lëmoi me pëllëmbë, dhe tha: “Ja ku e kam tekstin e vendimit që duhet të marrë Presidiumi i Kuvendit Popullor për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por, pa u firmosur nga Kryetari i Presidiumit, unë nuk jap asnjë urdhër dhe nuk marr asnjë masë”. Ramizi, si gjithnjë, i pavendosur për të marrë përgjegjësi personale, tha: “Të mbledhim përsëri Plenumin e KQ”. Natyrisht, ky, në fakt, nuk do të ishte veçse një Plenum i cunguar, se koha nuk priste.

U dha porosi të njoftoheshin anëtarët e KQ që ishin në Tiranë, për një mbledhje urgjente në orën 14:00. Plenumi i KQ ishte mbledhur një ditë më parë dhe, pas diskutimesh të zjarrta e kontradiktore, pranoi (nuk mund të them vendosi, se nuk u votua) një formulë kompromisi, që u propozua jo pa dijeninë e Ramizit: Universiteti të ndahej në dy pjesë, degët shoqërore dhe ato teknike, të hiqej nga njëri. Kështu anulohej përgjysmë vendimi i Qeverisë që të mos hiqej emri i Enverit. Natyrisht, unë për çështjen që po diskutohej veçse mund të heshtja, me një dhimbje e keqardhje të thellë në zemër. Dukej se po shkohej drejt lëshimit.

Në orën 14, në sallën e madhe të mbledhjeve të Plenumit kishin ardhur anëtarët e KQ që ishin në Tiranë dhe, ndoshta, edhe nga Durrësi, sepse mbaj mend që ishte dhe Moikom Zeqo, që ishte sekretar i Komitetit të Partisë për Durrësin, por jo anëtar i KQ. Në presidium ishin ulur Ramiz Alia, Adil Çarçani, Xhelil Gjoni e dikush tjetër. Ramizi informoi pjesëmarrësit për gjendjen e krijuar dhe kërkoi nga ata se si mund të dilej nga kjo gjendje. Nuk kishte kaluar shumë nga fillimi i diskutimeve dhe i debatit, kur hyri në sallë ndihmësi i Ramizit dhe i dorëzoi këtij një copë letër. Ai e lexoi vetë, pastaj na e lexoi neve. Në të thuhej: “Demonstruesit në Sheshin “Skënderbej” kanë rrëzuar monumentin e shokut Enver…”. Ramizi e ktheu letrën përmbys mbi tavolinë, përplasi pëllëmbën mbi të dhe kaq. Asnjë fjalë a koment për këtë akt vandal, vetëm tha: “Siç e shikoni, shokë, gjendja po acarohet…”.

Nga kjo unë nënkuptova se, me një fjalë, “duhet të tërhiqemi…” (ç’u tha konkretisht në atë moment dhe ç’u diskutua më pas unë nuk e di…). Aty ku isha ulur, fillova të qaj në heshtje, me lot të nxehtë që rridhnin vetë dhe koka më buçiste fort nga rrahja e tëmthave. Nuk kaluan veçse disa minuta, kur Ramizit i dorëzuan një njoftim të dytë. Ai e lexoi dhe tha: “Monumentin po e heqin zvarrë për ta çuar te studentët në grevë…”. Unë nuk durova më, jo vetëm nga dhimbja, por shumë e revoltuar nga kjo mbledhje forumi, gjoja kolegjial, ndaj mblodha letrat me shënime, i futa në çantë, u ngrita dhe, pa marrë leje, dola nga salla.

Jam penduar shumë që, para se të largohesha, nuk iu drejtova Ramizit e t’i thosha: “Ç’bëhet kështu, shoku Ramiz, në rrugë po heqin zvarrë monumentin e udhëheqësit tonë, Enver Hoxhës, për t’ua çuar “kurban” studentëve, gjoja në grevë urie, dhe ne rrimë e diskutojmë këtu si t’i kënaqim ata duke i hequr dhe emrin e tij Universitetit, që ai ngriti…”. Por, ndoshta, nuk do të arrija t’ia thosha këto fjalë, sepse isha shumë e ngashëryer. Dola nga salla, kalova gjithë korridorin, ku, deri tek ashensori, punonjës të aparatit, shokë e shoqe, oficerët shoqërues, më përqafonin, më hidhnin dorën në sup, por unë as u ndala, as fola, vazhdova rrugën pa e ulur kokën.

Kur dola jashtë nga dera e madhe, njëri nga oficerët e shërbimit deshi të më shoqëronte, por unë e falënderova dhe shkova vetëm, në këmbë, në shtëpi që, siç dihet, nuk ishte larg. Sa u futa brenda, më dolën përpara fëmijët e mi dhe njerëzit e familjes e më përqafuan. Kur vdiq Enveri, ata qanin, unë jo, isha e ngurtësuar dhe s’doja ta jepja veten, kurse tani, ata nuk qanin, ndërsa unë shpërtheva, pa e përmbajtur veten as në lot e as në fjalë, deri edhe duke bërtitur: “Jo, jo! Kjo nuk duhej të ndodhte! Kjo nuk duhej lejuar!”.

Se ç’kam thënë të tjera, as nuk i mbaj mend dhe as nuk dua t’i shënoj. Veçse duhet të them që, atë ditë, me rrëzimin e monumentit dhe me egërsinë me të cilën po silleshin turmat e ndezura nga forcat e errëta, të brendshme e të jashtme, realizova se edhe në vendin tonë u ça diga e sistemit socialist, duke humbur edhe çdo iluzion e shpresë se do të ruheshin fitoret e arritura me aq gjak e djersë nga populli, nën udhëheqjen e Partisë sonë të Punës.

U ngrys ajo ditë e përzishme dhe askush nuk më erdhi, askush nuk më mori në telefon, asnjë nga anëtarët e Byrosë Politike a sekretarë të KQ, asnjë nga shokët e shoqet më të ngushtë. Unë, tashmë, e kisha mbledhur veten plotësisht. Nga kjo braktisje dhe nga paniku i shokëve e miqve më të afërm, më mbeti veç një shije e hidhur dhe e ndjeva se më duhej të notoja e vetme në dallgët e këtij vërshimi kundërrevolucionar e antikomunist, të mbaja e të shpëtoja familjen time, fëmijët e mi e të vegjëlit e tyre, që nuk m’u ndanë dhe, pa shumë fjalë, më shumë me sjelljen e tyre, donin të më tregonin që s’ishin fare të frikësuar.

Atë natë, bashkë me dy djemtë e mi dhe me një nga oficerët e shtëpisë, që ndihmonte edhe në lëvizjet dhe në bartjen e dosjeve të arkivit familjar, të Enverit dhe të miat, duke ndarë veç ato që ishin origjinale e në dorëshkrim, nga ato të daktilografuara a të fotokopjuara, punuam deri në të gdhirë. Në mëngjes, menjëherë pas orës 7, oficeri në fjalë i çoi në KQ të gjitha dosjet kryesore që seleksionuam, si dorëshkrime etj., të cilat i depozitoi për ruajtje dhe siguri.

Për mua, tashmë, ishte fare e qartë që do të largohesha, jo vetëm nga shtëpia ku rrinim, por edhe nga shtëpia e vogël, ku banuam për 30 vjet, pas çlirimit, të cilën, me vendim të firmosur nga kryeministri, Adil Çarçani, ma linin mua për banim, kurse fëmijët ishin në kërkim të apartamenteve për strehimin e tyre. Prandaj gjithë mëngjesin u mora me sirtarët, me librat dhe sendet e tjera të mia.

Më 21 shkurt, banda vandalësh erdhën afër shtëpisë sonë, me kërcënimin për ta djegur. Afër drekës, oficeri dezhurn, më njoftoi se po flitej që në drejtim të shtëpisë po vijnë banda, që djegin e shkatërrojnë. Unë kisha dëgjuar për kërcënimet e bandave të Azem Hajdarit dhe të PD-istëve të ekzaltuar të Kavajës që bërtisnin e shkruanin mureve të qyteteve: “Të shkatërrojmë çerdhen e familjes së Enver Hoxhës”, “Familja Hoxha në burg”, “Nexhmije Hoxha në litar”, por nuk ma merrte mendja se puna mund të arrinte vërtet në këtë pikë. Duke ruajtur gjakftohtësinë, i thashë oficerit të lajmërojë djemtë e mi dhe Pranverën që të vinin në shtëpi sa më parë. Me të ardhur ata, u thashë: “Merrni fëmijët tuaj dhe shkoni në familjet e krushqve dhe, në qoftë se nuk jeni as aty të qetë, mund të futeni në ndonjë familje të mirë po në atë shkallë”.

Ata morën fëmijët dhe u larguan me një makinë, kurse unë zbrita për të biseduar me kunatën time, Sanon. Aty gjeta mbesën e Enverit, Katerinën, e cila qe martuar me një aviator, që, në këtë kohë, megjithëse akoma i ri, kishte dalë në pension për arsye shëndetësore. Ai kishte dalë partizan kur qe 14 vjeç. I them mbesës: “Shko pyete E… (të shoqin) a pranon të strehohemi te ju për ndonjë ditë, unë e Sanoja”. Sa iku ajo, gjendja precipitoi. Vjen oficeri i rojës dhe më thotë: “Shoqja Nexhmije, duhet të largoheni nga shtëpia, sepse tek kreu i rrugës janë grumbulluar huliganë, me thasë në krahë (siç dukej, për të grabitur ç’mund të grabisnin) dhe bërtasin “do ta djegim shtëpinë e Enver Hoxhës”. Tek hyrja e shtëpisë, – shtoi ai, – ka ardhur një autoblindë e gardës, që t’ju dërgojë diku, jashtë qytetit…”.

“Jeni në vete, – i thashë, – unë të hipi e të largohem me autoblindë…?!!! Jo! Kurrë!”.

Unë i kisha larguar fëmijët dhe për vete nuk kisha më frikë. Kthehem tek kunata dhe i them: “Vishu shpejt, se do të shkojmë te Shtëpia e Partisë” (kjo ishte vetëm disa hapa larg shtëpisë sonë; nga përpara kishte zyrat e KQ dhe në krah të saj ishte shtëpia e Ramiz Alisë). Mendova: “Në qoftë se ka ardhur puna që as aty të mos jesh e sigurt, në dreq të vejë…!”.

Tani që po shkruaj këtë libër, po shtoj këtu se, kur qemë bërë gati për të dalë, ia behën katër oficerët e shërbimit të brendshëm të shtëpisë sonë, që erdhën vullnetarisht në krye të detyrës, jashtë turneve të tyre. Për këtë akt të tyre, fëmijët e mi dhe ndonjë nga oficerët kanë shkruar në kujtimet e tyre, por unë po shënoj këtu vetëm fjalët që u thashë atyre:

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të derdhet gjak në shtëpinë e Enver Hoxhës. Lërini ta djegin!”.

Shënimet e burgut vazhdojnë:

Dolëm me Sanon nga porta anësore dhe hymë në shtëpinë e Partisë. Ndërkohë, banditët i qenë afruar shtëpisë me thirrje të egërish, por një breshëri -qitje në ajër – nga autoblinda, që kishte rrëzuar përdhe gjethet e drurëve të blirit të rrugës, i vuri në ikje me vrap huliganët e paguar, të cilët panë se nuk ishin plumba gome, si ato të policisë së Hekuran Isait. Ata nuk ishin aq të vendosur sa të linin kokën në këtë aventurë të shëmtuar.

Siç më thanë më pas, oficerët e shërbimit kishin ardhur të mbronin shtëpinë, nëse guxonin banditët të hynin brenda. Gjithashtu, me nisiativën e tij, kishte ardhur shefi i Gardës, megjithëse nuk kishte marrë ndonjë urdhër nga lart. Ai kishte thënë: “Kjo bën pjesë në detyrat e Gardës… ç’ndryshim ka nëse ky kërcënim nuk vjen nga jashtë, por nga brenda?”. Ky ushtarak trim e besnik i betimit që kishte bërë për mbrojtjen e Republikës e të Socializmit, me mençurinë e tij, e dinte se përballë nuk kishte kundërshtarë idealistë, të vendosur për të derdhur gjakun e tyre, por banda hajdutësh dhe vrasësish, të lëshuar si të tërbuar nga hekurat e burgjeve, prandaj mjaftonin një a dy breshëri në ajër dhe evitohej një akt vandal dhe një skandal i turpshëm për shtetin tonë socialist.

Tani mendoj, po pse, a nuk mund të veprohej po kështu edhe për Monumentin e Enverit, i cili mbrohej edhe me ligj?! Përse u lanë autoblindat a tanket (nuk e di sa ishin, dy a tre) të fshehur pas Muzeut Historik dhe nuk u lejuan ato të vendoseshin anash e përpara monumentit dhe me praninë e tyre t’u thoshin turmës së grumbulluar në Sheshin “Skënderbej”: “Mos guxoni të vini dorë mbi të, se është një akt barbar, që dënohet me ligj”? A nuk do të ishte një vendim më i mençur që t’u jepej urdhër drejtuesve të këtyre mjeteve që “në asnjë mënyrë të mos qëllonin mbi turmën a grup personash të veçantë në veprim, por veç të qëllonin në ajër për “intimidim” e frikësim”.

Pasi u qetësua gjendja rreth shtëpisë sonë, nuk po e duroja dot ndarjen nga fëmijët. Pyesja: “Ku janë ata? Si janë?”. I them oficerit shoqërues të informohet dhe t’u thoshte ku jam unë dhe se do të desha të ishim bashkë, për të vendosur ç’do të bënim më tej. Fëmijët erdhën njëri pas tjetrit, me gjithë të vegjëlit e tyre. Nuk dukeshin fare të tronditur ose, të paktën, nuk e tregonin këtë, si para meje dhe para të vegjëlve të tyre.

Përkundrazi, përpiqeshin të më bënin të qeshja, duke treguar sesi ishin larguar nga shtëpia, çfarë tipash kishin parë në rrugicat rreth shtëpisë, të parruar, me flokë të gjatë, disa me thasë plastmasi e të llojeve të tjera në supe. Të vegjëlit ishin euforikë, se e kishin përjetuar këtë si një aventurë nga ato që shohin në filmat televizivë. Sigurisht, ata nuk mund të realizonin se çfarë rreziku dhe “kthesë e fortë” po ndodhte në jetën e tyre.

Kishte kaluar ora e drekës, por asnjëri nga fëmijët nuk kishte ngrënë gjë. Oficeri shoqërues shkoi në shtëpi, mori ca bukë e djathë e ç’gjeti, për të vegjëlit. Ne, të mëdhenjtë, biseduam mes nesh. Në shtëpinë ku ishim, nuk mund të rrinim as edhe një natë. Shtëpia e Partisë kishte një sallë bilardoje e ping-pongu, sallë kinemaje, ndërsa në katin e dytë kishte vetëm dy dhoma, me nga dy krevate, ku flinin shokë të Byrosë Politike, të cilët punonin në rrethe, si sekretarë partie.

Ndërkohë, ne nuk dinim ç’po ndodhte në qytet. Që nga dita e djeshme, e rrëzimit të Monumentit, u bënë më shumë se 24 orë, që tek unë nuk erdhi asnjë shok nga Byroja, asnjë nga Sekretarët e KQ. Madje, nuk më mori në telefon asnjë prej këtyre dhe asnjë kuadër i ngarkuar nga aparati i KQ ose nga Ministria e Brendshme, për të pyetur si ishim ose për të na thënë se ç’duhet të bënim.

Orët po kalonin, po afrohej mbrëmja. I them oficerit shoqërues të lidhej me drejtorin e Drejtorisë së Ministrisë së Brendshme që merrej me lëvizjet e udhëheqjes së lartë të Partisë e të shtetit. Na erdhi një zyrtar, që unë e shihja për herë të parë. Ishte i ri edhe në moshë dhe, me sa dukej, zëvendësonte kuadrin e vjetër, Xhule Çirakun, që kishte qenë partizan. Isha ca e zemëruar nga ky qëndrim neglizhent, por, duke parë se ai ishte i ri në detyrë, u përmbajta dhe i thashë: “Ç’keni vendosur për ne? Jeni ju në dijeni se çfarë ndodhi rreth shtëpisë sonë? Jam vetë e pesëmbëdhjeta, bashkë me shtatë të vegjëlit dhe këtu s’mund të rrimë. Ku mund të shkojmë?”. Ai, shumë i prekur, tha: “Është shumë e drejtë vërejtja juaj… kemi qenë shumë të zënë… unë s’kam marrë ndonjë urdhër për ju…”. “Mirë, – i thashë, – shko u thuaj përgjegjësve të tu që të vendosin ku duhet të shkojmë sonte dhe të marrin masa!”. (Kur i thashë “përgjegjësve të tu”, kisha parasysh drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Brendshme).

Një takim i pangjarë ndonjëherë, me Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin. Nuk kaloi shumë kohë dhe erdhën Ramizi me Adilin. I prita me një fytyrë të zymtë. U ulëm në një kënd të sallonit. Ramizi, me një zë të këputur, tha: “Na vjen keq për atë që ngjau dje…”.

Unë e ndërpreva: “Keq?! Turp, turp, turp i pashlyeshëm! Ju e dini, – vazhdova, – kur vdiq Enveri, ju dhe askush tjetër nuk më pa të qaja. Qe një ngushëllim i madh për mua që atë e qau një popull i tërë… Kurse dje, qava dhe ulërita nëpër shtëpi, si një e plagosur… Enveri u la të tërhiqet zvarrë në sheshin ku ti u betove, shoku Ramiz, u la për t’ua çuar si ‘kurban’ studentëve, që gjoja bënin grevë urie, me këngë e rok, për t’i hequr emrin e Enverit Universitetit, që u ngrit me nisiativën e tij. Më vjen keq, shoku Adil, që ju e mbyllët karrierën tuaj me një firmë për heqjen e emrit të Enverit…”.

“Jo, nuk është ashtu, – ndërhyri Ramizi, – Adili do të vazhdojë të punojë e të luftojë…”.

Buzëqesha lehtë dhe hidhur me këto lloj iluzionesh që, tashmë, ishin përmbysur bashkë me shtatoret e Enverit dhe ishin djegur në flakën e veprave të Tij, ashtu siç bënin dikur skuadronet naziste, kur ngjiste shkallët e pushtetit Hitleri, në Gjermani.

U thashë: “Ju kanë raportuar se çfarë ngjau sot rreth shtëpisë? Si shpëtoi shtëpia e Enverit nga grabitjet,

rrënimi, djegia dhe si shpëtoi familja e tij nga linçimi…? Si është e mundur që kanë kaluar 24 orë nga ajo, që, për mua, qe vdekja e dytë dhe më e rëndë e Enverit, dhe s’u kujtua asnjë nga ju, as nga anëtarët e Byrosë, asnjë nga sekretarët e KQ, asnjë shok, asnjë shoqe të vinte të më thoshte një fjalë ngushëlluese dhe tani ndodhem në rrugë, vetë e pesëmbëdhjeta, dhe nuk di ku të shkoj…!”.

“E drejtë, – tha Ramizi, – por kemi qenë shumë të zënë, se gjendja është shumë e acaruar dhe ishim të angazhuar në disa mbledhje… ”

Këtu, po ndërpres shënimet e burgut dhe po shënoj se:

Ndërsa unë isha në “siklet” se çfarë do të bëhej me mua dhe me familjen time, nuk e dija se Ramiz Alia ishte thërritur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Brendshme për të dhënë llogari rreth atyre që po ndodhnin në Tiranë, në Sheshin “Skënderbej” dhe për rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Ndërkohë, ishin hapur fjalë “sikur Ramizin e kanë arrestuar ata të Sigurimit”. Zëra të tjerë thoshin se “Ramiz Alinë e kanë vrarë”, se “Nexhmije Hoxha ka bërë grusht shteti”. Këto “alarme në hava” nxitën turmën e drejtuar nga militantët e PD-së të vinte nga Sheshi “Skënderbej” drejt Selisë së KQ të PPSH dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor që të verifikonin se “Ramiz Alia është mirë”. Vetë Ramizi, ka shkruar në librin e tij të fundit “Jeta ime” që takimi i tij në Ministrinë e Brendshme u ndërpre dhe ai erdhi në Selinë e KQ të Partisë, ku priti dy përfaqësues të turmës, që ta shihnin se “ai ishte gjallë”.

Kronika e shkruar në burg vazhdon:

Ramizi më pyeti: “Po si mendon ti, ku mendon të shkosh?”. “Ç’mund të them unë? – ia ktheva. – Unë nuk e di si është gjendja, a e keni ju atë në dorë apo njerëzit e rrugës, të nxitur nga forcat e errëta, që po shkatërrojnë vendin e po terrorizojnë popullin? Sidoqoftë, unë nuk dua të largohem nga Tirana, mund të strehohem përkohësisht në ndonjë bazë rreth e rrotull”.

Biseduam për disa variante dhe ramë dakord të shkoja në Malin e Dajtit, në vilën, që nuk qe e panjohur për mua.

Një natë si në luftë. Në Malin e Dajtit. Djemtë e mi shkuan në shtëpi dhe morën disa çanta me veshje dimri për fëmijët. Sa ra muzgu i mbrëmjes, erdhën tek hyrja e Shtëpisë së Partisë dy kamionë të mëdhenj ushtarakë “Ifa” dhe një xhips “Aro”. Më thanë që në kamionin e mesit do të hipte e gjithë familja dhe dy makinat e tjera do të na shoqëronin, një para, tjetra prapa. Unë vendosa të mos grumbullohej e gjithë familja në një kamion, por në kamionin e parë të futej Iliri me familjen e tij, tek i fundit, Pranvera me Klemin dhe fëmijët, dhe tek kamioni i mesit, unë me Sanon dhe familja e Sokolit. Po kështu, skuadra shoqëruese e ushtarëve, e armatosur me automatikë, u nda në të tre makinat dhe u thashë që këta të ecnin me distancë nga njëri-tjetri, por pa u shkëputur.

Edhe sot, megjithëse kanë kaluar pesë vjet, nuk gjej fjalë dhe nuk kam forca të përshkruaj si duhet këtë udhëtim. M’u duk pa mbarim ajo rrugë. Për të arritur në vendin e caktuar në Malin e Dajtit, do të mjaftonin 30-40 minuta, por kamionët ecnin ngadalë, sepse rruga për në Dajt është me shumë kthesa dhe ishte natë e kishte rënë dëborë. Ata nuk mundën të ngjiten deri te vila. Ushtarët e repartit të vendosur në atë zonë kishin hapur një rrugë këmbësore në mes të dëborës, e cila, anash rrugës, arrinte më shumë se gjysmë metri. Aty ecëm më këmbë, në mes të ftohtit derisa arritëm te shtëpia./ Përgatiti: Xhevdet Shehu 

 

 

January 10, 2020 12:31
Komento

31 Komente

  1. Jetimet e 21 Janarit January 10, 14:06

    Dhjetra koka bien e mijera bythe ngrihen…
    Bien Shota Galicat,Margarita Tutulanet,Nexhmije Xhuglinet e ngrihen bythet gjithe gjize e krim te Sllobodankave,te Shqinave,te Monave,te Linda Ramave te CXhoi Nanove e tere kurvave prostitutave …..bulkuve,.Arminave,Arxhidave,spiropaleve …Dodave,Dudave Vokshave mehmetave…

    Reply to this comment
    • mirel January 10, 17:31

      E mban mend Anastas Kristoforin te Pallati 176 -2?
      Ne kete pjese Jovan Bregu behet drejtor, dhe pronar me siguri, si u bene Kastrati dhe Ulaj.
      Cte besh, tha Kristofori- Nuk eshte koha e Fitimtareve, por koha e zagareve.

      Reply to this comment
  2. Filoeuropiani January 10, 14:06

    Me doli një pikë loti tek paragrafi i fundit qe mbyllet:
    “Aty ecëm më këmbë, në mes të ftohtit derisa arritëm te shtëpia”. (Vila qeveritare ne Dajt!?)
    Kur shkruante Nexhmije per keto “tmerre” mbrojtur nga oficere e ushtare a i shkoi ndermend ndonjehere per tmerret e familjeve te shqyera ku njeri ne litar a plumb e pa varr e te tjeret te syrgjynosur ne 4 qoshet e Shqiperise te zhveshur, te zbathur, te pangrene dhe nëpër barraka?!
    Katilë dhe mosperfillës deri ne vdekje keto lloj qëniesh.

    Reply to this comment
    • Antihajduti January 10, 23:33

      Kjo nuk do te thote qe ti Filoeuropiani Agron Tufa per revansh te persekutuarve qe merrje ne mbrojtje te vidhje si i babezitur.

      Reply to this comment
  3. Limani January 10, 14:11

    Flet shoqja Nexhmije !
    Drejtorja e institutit të studimeve Marksiste-leniniste , kryeshkencëtarja marksiste . Analizë e thellë mbi bazën e dialektikës marksiste për shkaqet dhe pasojat e shëmbjes së kështjellës komuniste në të vetëmin vënd socialist në botë , merrni vesh ju , apo jo ?!
    Nexhmije , je komplet jashtë hapsire dhe kohe , perceptimi yt , veçanërisht për të djeshmen , ka qenë thellësisht i gabuar , fiktiv , fiksion . Ato qamete që ranë mbi shqipëtarët pas 90-tës , janë pasojë e politikës tënde harbute e arrogante 45 vjeçare …..
    Kujt i ankohesh , Nexhmije ?
    Janë hapur arkivat dhe marrim vesh se Lenini paska thënë :
    Në 100 të ashtuquajtur komunistë , vetëm një është komunist ; 60 janë turmë që mund t’i kthesh nga të duash dhe 39 janë banditë !
    Po të zbatojmë kriterin e Leninit për partinë tonë , në 150 mijë të ashtuquajtur komunistë shqipëtarë , vetëm 1500 komunistë paskemi patur dhe këta mund t’i gjeje poshtë , në bazë , nëse kishin shpëtuar nga burgu apo plumbi . Komunistët kope ose banditë i gjeje në KQ dhe në Byronë Politike , prandajë Shqipëria përfundoi këtu ku është sot .
    Ah sa gjynahe ke bërë ti dhe burri yt , moj Nexhmije , ato tragjeditë e Shekspirit janë pallavra , para tragjedisë të të varfërit popull shqipëtar me ju në krye .
    Dhe përse ?
    Për të ruajtur me ç’do çmim ato karriket tuaja të qelbura . Mos na provoko , Nexhmije , na ler në kusuret që na kanë mbërthyer për fyti , për ku u nisëm , përse luftuam e punuam e ku përfunduam !

    Reply to this comment
    • xxx January 10, 19:27

      jeni gabim edhe ju

      Reply to this comment
    • Ergi January 11, 10:07

      Liman, e ke qarë. Nexhmija eshte faqja më e erret qe mund të kete qenia njerezore. Jetofte edhe 100 vite të tjera se ndofta fillon e kupton realitetin (hapsiren dhe kohen ku jeton).

      Reply to this comment
  4. per nexhmije halabaken e prtise se mrapshtise se shqiperise January 10, 15:38

    Plaka Xhnglini trunin sa mini , Ne vend qe ta nderoj popullin shqiptar qe nuk e vrane , nuk ia vrane kerkan ne familje Kjo lehe si bushter e pa tasjan Pse nuk flet Ti poshtrake Per Familjen Shehu Per Nanen e Bashkim Shehut qe e pate shoqe Qe e shkatrrove , e vrave e persekutove U bane pengese qe dashurija mes dy te rinjeve te zhytet me gjak dhe urrejtje Ori shtriga e bllokut Popuplli me plot kulture Nuk ti vrau djem As ty nuk ta vuni veringun ne qafe e me te thane bushter
    mos leh Se na shurdhove Ti je maskarallak prej rinije
    e ne pleqeni Dashnorja e Milladin Stojniqve
    Nte kishe pase force Ti i kishe vra dy te tretat e shqiptarve qe shtriganit me emnin Enver ti marojsh gipsa dhe ti perulem nga friga Por qytetaret i pshurrin ne vorr coftanit e ty oj coftine stervine poplitike !

    Reply to this comment
  5. tomas January 10, 15:42

    ajo tall bythen me shqiptaret,sic ka bere gjithe jeten ,dhe me ndihmen e sherbetorit te bindur sali siguroi jeten e familjes e bisneset e tyre.(ndihmoi dhe Neritan Ceka qe ndryshoi drejtimin e tankeve).

    Reply to this comment
  6. demo January 10, 15:49

    Juve ju shpoetoi Neritan Ceka qe ktheu turmat me femije ne krah.Kjo nuk i falet,
    Ashtu si nuk i falet edhe votimi per Sali Berishen si kryetar partie,kur po fitonte Gramoz Pashko,i cili ishte Themeluesi i vertete Levizjes Studentore.
    Nexhmija duhet te provonte ne lekure cfare provoi e ema Sabiha Kasimatit kur vajzen ja groposen te gjalle bashke me 22 te pafajshem per bomben ne ambasaden sovjetike.

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi January 10, 20:03

      Neritanin nuk mund ta bejme me faj per veprimin e tij, sepse mund te ndodhte qe ndonje oficer kok-krisur te hapte zjarr dhe do te vriteshin njerez me kot. Pas nje incidenti te tille, gjendja mund te percipitonte me keq dhe te plaste nje lufte civile. Kjo do ta shkaterronte Shqiperine dhe popullin e saj edhe me keq se e ka shkaterruar deri me tani.

      Reply to this comment
  7. tomas January 10, 17:01

    Demo ,jo kaq mizor.Ato mizorite staliniste qe bene ata nuk I bejme ne,ndryshe behemi njelloj ,pa dallim.Keto mizori lerja saliut .SPAK se shpejti do tia vere prangat saliut.Eshte karte e djegur.

    Reply to this comment
  8. Orteku i Fekenit January 10, 17:06

    Interesant eshte qe thote nuk erdhi njeri ….ta ngushellonte!!!!! Per shoqet e saj qe u dergjen burgjeve moren arratin ose u vrane nuk levizi as gishtin e vogel. Femije familje intelektualesh qe u internuan nuk ishin njerez me mish e shpirt? Kulmi i hipokrizise!!!!
    Bleni librin bleni!!!

    Reply to this comment
  9. mirel January 10, 17:33

    Krimbi Ramiz, si kurva Ramut. Nuk behet me Rame ky shtet, njelloj si me Rame Berishen..

    Reply to this comment
  10. mirel January 10, 17:52

    Komentues viktima.
    Nexhmijes i takonte rresku i vuajtjes, si i te tjereve bota e te cileve ishte permbysur me kohe.
    Ja, kjo eshte liria, qe te kuptosh se nje dite bota te vjen dallge perballe, ne drejtim te kundert sic e ke lundruar.
    Hakmarrja e te persekutuarve u realizua.
    Por me nje skenar te turpshem te hordhive vandale.
    Nexhmijen ja ku e kemi.
    E kaloi dhe kjo dallgen, si gjithe te tjeret.
    Mbijetoi.
    Po ku eshte Shqiperia?
    Ajo dallge nuk ra mbi Nexhin, se nuk ka njeri hallin e ndjenjave te Nexhit.
    Ajo ra mbi Shqiperine dhe shqiptaret.
    Ajo ra mbi shtetin qe u shkaterrua nga hordhite vandale te Berishes, dhe u shperbe ne krimbat e politikes.
    Ata burra aq trima qe hodhen bustin e Enverit, u zmbrapsen si lepuj kur u be nje e shtene ne ajer.
    Lufta nuk fitohet me zagare e krimba qe ja therrin vrapit me krismen e pare.
    Prandaj ai nuk ishte revolucion per lirine, por orgji per hordhite qe u turren per kocka dhe per te vjedhur.
    Prandaj, nese viktimat e Nexhit ndjehen te shpaguar me kete lloj hakmarrje, per mua jane me plera nga cfare ishin kur i denoi Enver Hoxha.
    Asnje njeri me vlere nuk mund te rri e te kenaqet me shkaterrimin e shtetit, me menyren si e rropen dhe e dogjen. Ne menyren si e vodhen dhe e vrane.
    Kjo tregon se kane punuar per interesat e serbeve e grekerve me kohe, dhe tradhetare te ndyre do ngelen, si Tufa qe ha buke nga Ramuti i Mitatit.
    Bajga te qelbura

    Reply to this comment
  11. fteri January 10, 18:25

    Kurr këtë lëvizje studentore se mora vesh ,
    Ashtë me qa e ashtë me qesh ,
    këto lëvizje rinie jan me hile ,
    Me e kuptua duhet një mot ,

    Si me shkollë e si pa shkollë,
    Nexhmie Dibranja mendje hollë,
    bënë analizën gjithë “lezet”
    Hatri kujt të mos i mbet.

    Eshtë me shkollë e di me prit ,
    Kur të quan se të ka mik ,
    Kur ban hile e ke kot ,
    se dibranit s’ja hedhë dot.

    Kam shetitur gjithë europën ,
    Më pëlqen mbretresha anglisë ,
    më pëlqejnë burrëreshat kudo ,
    Sikur ti bashkojnë të gjitha ,bashkë ,
    kurr,Nexhmien nuk e konkurojnë.

    Dhe stërgjyshi ,amanet ,
    brez pas brezi ma ka lanë ,
    le të bëhesh edhe mbret ,
    MOS HARRO SE JE DIBRANË.

    e famëshme për heroizmat ,që bane , ,
    N/kryetare familjes legjendare Enver Hoxha ,
    Burrëreshë – luftëtare i ke shërbyer atdheut ,
    me karakter të butë e të qetë ,për shokët idealit,
    gati për të bërë therror për atdhe.
    s njohe kompromis veç jatagnit,
    dhe pushkës për liri.
    shumë e qytetruar ,
    dhe shumë e famëshme për maturi.

    Hordhitë e katilit Sali Ram Beisha atë 20 shkurt 1991 hodhën në erë jo vetëm monumentin e Enver Hoxhës por i vu minat gjithë shqiprisë ,mendoi se e kreu misionin e tijë me sukses ,kur dogjën e grabitën dyqane e institucione e shtetit shqiptar ,me turma ,halabakësh sulmuan dhe shtëpinë e Enver Hoxhës ,por një grup oficerësh feniksa shqiptar bashkë me popullin e ndershëm luftuan për të mos përdhunohet liria e shenjtë në vatrën e komandantit e legjendarit Enver Hoxhës !….

    Nga ana tij Sali Berisha e banda mercenare me sulmin apo grabitjen e pasurive të shqiptarve dhe të shtetit ,por dhe të kullës së Enver Hoxhës në bllok ,mendoi se i lau hesapet më Enver Hoxhën dhe komunistët shqiptar ,bashkë me suitën e tijë vodhi gjithë pasurinë e 45 vjetve të djersës popullit të socializmit ,dhe ndërto vila verore ,dhe restorante e hotele private luksoze ,përgjatë gjithë bredetit e me qendër GJIRIN E LALËZIT,jan bë sheik aty është ,oazi i këtyre kriminelve hajdut të pasurisë popullit.
    Si ,
    -Sali Berisha ,Kryeministri e presidenti
    -Argita Berisha ,vajza e ish K/Ministrit ,
    -Fatos Nano,ishë kryeministër
    -Ilir Meta ,z/v kryeministër ,
    -Shaban Memia ,ishë kreu i ALUIZNIT
    -Lulëzim Basha -ishë ministër iTransportit , ministër i jashtëm ,i brendëshëm,4 vjet krytar i bashkisë Tiranë,
    -Genc Pollo ministër pa përtofol,
    -Nikoll Lesi ish deputet bythëlëpirsi S.Berishës.
    -Jozefina Topalli kryetare e kuvendit ,
    Flamur Noka ministër i brndëshëm ,
    -Ridvan Bode ministër i financave etj..

    Kështu ju sulën e dogjën shqiërinë “DEMOKRATË E MËDHEJ QË NA SOLLËN ÇEKUN E BARDH ,për Sjellë gjoja lumturin ,por sollën ferrin .Këta elemntë të degjeneruar ,ju turrën bllokut komunistë dhe shtatores së Enver Hoxhës ,për të vjedhë gjithë shqipërinë ,e vënë zjarrin gjithë vendit.

    Me pa turpësi më të madhe ,U vënë në garë se kush do ndërtoi vila e pallate private më luksoze e më moderne,të paisura me pishina ,fusha tenesi,,salla bilardoje me një sërë dyqanesh ushqimor e industrial të cilësisë së lartë,dhe makina të shtrejta luksoze i kaluan për vete,kur shumca e popullit vdes për buk e strehim.

    Tani duket se kemi dy pamje rrënqethse ,njëra palë e shumicës popullit në vuajtje e skamje ,të tmerrshme ,përleshet ,me nepotizmin familjar -miqësor dhe lidhjet e tyre që kan zënë pozitat kyqe kudo në institucionet shtetrore ,kan lidhje me bandat e trafikut ,doganierve ,drogmenve mprostitucionin ,po fuqizohet përditë tipi i politikanit hajdut ,kriminel ,kapitalist ,po bëhet mjaft i fuqishëm .

    Atëherë përse rrëzuan statujnë e Enver Hoxhës ,e rrëzuan për të vrarë veten POPULLI SHQIPTAR ,POR KJO NUK DO TË NDODHË SE POPULLI DO JUA SHKËRDHEJË TË PARË E MBRAMË ?
    Rroftë sa malet Nexhmie Hoxha ,i pa vdekshëm qoftë kujtimi e vepra e legjendarit Enver Hoxha në shekuj.

    Reply to this comment
  12. up January 10, 20:52

    Nuk ka ndodhur ne historine boterore
    nje kanibalizem ekstrem ndaj figures
    se nje shtetari si me enver hoxhen.vecse me KRISHTIN DHE GJERGJ KASTRIOTIN
    .
    Ne rrjeshtin e pare jane rrjeshtuar ose ish bythlepirsit e tij ose spiunet si puna jote qe ke 25 vjet qe ke frike te dalesh me emer orgjinal por ke bere miljarda komente qe me shume po ja rrit lavdine..
    .
    Nuk diskutohet qe ka bere dhe gabime biles dhe krime qe i kerkonte koha…ishte koha qe ‘O TE VRAS O DO ME VRASESH”….kujto te majten greke qe 2 miljon u zhduken dhe u syrgjynoset nga e djathta..
    .
    Lexo rrjeshtat me poshte:

    Si mund te ndertohej socjalizmi ku per 40 vjet u sulmua me mijra terroriste dhe diversante ku shumica ishin ose balliste ose zoogiste ose ish-fashiste:
    ..
    Lexoje kete terroristin ketu poshte kush e paguante ne athine per te hedhur ne ere kombinatin e sheqerit:

    Ja nje skstrat te marrjes ne pytje te Hajrulla Selim Murteziut spiunit – Amerikan qe pershkruan luften e cias amerikane dhe angleze te hedhjes parashutistve , grupeve ushtarake ne rruge toksore dhe detare per te permbysur regjimin popullor te E.H ,me çdo kusht ,dhe deshtimin perballe forcave te ushtrise sigurimit shqiptare me turp.
    .

    U hodha me parashut ne Librazhd me detyre nga amerikanet per te pregatit kushtet per pushtimin e shqiperise me 30.10.1951,ecem ne teren naten duke u orjentuar me harte dhe busull ecem vetem naten kaluam ne Elbasan ,Moker,Korçe,dhe deri ne kufi me grekun aty u ndeshem me forcat e mbrojtjes shqiptare ,besoji se ka patur nje te vrare ushtar shqiptar qe u kap ne befasi nga ne ,se nuk pranoji te na tregonte rrugen per greqi.
    .
    Mbasi u kthyem ne greqi ,mua amerikanet me ndane nga te tjert dhe me vendosen ne Athine ,ndersa dy te tjeret shok te mijet I nisen ne gjermani.Banoja ne hotelin “San Rival”,ne rrugen”Plate Javates”.Ne Athine amerikanet me jepnin 2 miljon dhrami ne muaj.Hotelin e paguaja 25.000 dhrami,ndersa ushqimin e merrja ku te doja.Levizja lirisht deri ne maji te vitit 1953,kur u dorzuan amerikanet perball humbjeve ne luften me sigurimin shqiptar,dhe flamurin e luftes kunder E.Hoxhes e moren Anglezet .dhe ata me thirren ,kalova me Anglezet pa me thene asgje amerikanet ..erdhi nje shofer grek dhe me mori me makin dhe me qoji ne zyren e nje koloneli anglez quhej xhejmes me tha se tani do te kaloni me ne anglezet kemi biseduar me amerikanet dhe kemi nevoje per nje radiotelegrafist per ta kaluar me nje grup ne terrenin shqiptar pasi mungon radiotelegrafisti,ne kete grup ishin Haki Idrizi,Nuredin Nurçe ,Osman Karaj nga Tirana dhe Ibrahim Molla nga Devolli,Na nisen ne oren 9 te mengjesit nga greqija me avjon dhe arritim ne angli ne oren 16.00,sa zbritem na moren me xhipse dhe na quan ne nje fortifikat nentoksore ,rrethe e qark nuk kishte asnje shtepi veçe fushave dhe detit qe dukej 10 km large neshe.Kishim dy instruktor anglez ,njeri quhej David dhe na mesonte radiotelegrafi ,tjetri Stefan dhe na mesonte leximin e hartave topografike dhe orjentimin me busull,ky fliste srbisht dhe pak shqip dhe merreshim veshe.Kishim dhe officer te tjer qe na mesonin perdorimin e armet luftarake ,perpilimin e skicave te fabrikave , te rrugeve hekurudha dhe ura.duhej te interesoheshim ne teren kur te hidheshim ne shqiperi.Une mesova dhe telegrafin dhe shifren secrete.Punonim 8 ore ne dite 6 ore para dite 2 ore mbas dit.Na largonin me Gjip 10-15 km larg dhe duhet te ktheheshim ne baze me harte dhe busull.Pas 10 ditesh na quan perseri ne selanik te greqise na veshen uniformat ushtarake dhe na nisen ne kembe per te hyre teritorin shqiptar nga korça u futem fshehur dhe fotografuam fshatin senishte ,fotografuam fabriken e sheqerit maliq ,qytetin e korçes,dhe disa kazerma ushtarake ne korqe nga larg,u ndeshem me forcat e kufirit vrame 8 civile dhe tre ushtar ,nga grupi yne u vrane dy ndersa ne tre antar te grupit kaluam ne greqi.Ishte e pa mundur te deportoje pa u diktuar kishim ne plen per te hedhur ne ere kombinatin e sheqerit ne maliq ,por kjo nuk u ralizua ,pasi kapeshe nga populli ose ushtrija.
    .
    jam dakort ta shajme enverin deri ne stratosfere…por nese dekorojme terroristat si hamit matjani apo isa toska….kjo e ben enverin shenjtor…biles dhe nga une..sepse nuk hodha enverin per te ngritur zogun e kurves..per te nderuar rrugacin azem hajdari..biles kohet e fundit rrezik na shpallin shenjtor dhe kolonelin janullatos.
    .
    i uroj zonjes nexhmije te jetoje sa te shohe perversin edi rama te pastroje bunkaret e enverit me nato-xhinjte sepse dhe gjeneralet miq po na thone se rraketat e para iraniane do jene drejt tiranes…

    Reply to this comment
  13. Vasili January 10, 21:12

    Nuk mjaftojne kufomat e islamisteve,komunisteve katundare,qe ekspozohen ketu dhe qe e ndyjne dhe e verdallosin kete vend ne rethin e se keqes vrastare,por duhen te therriten ne ndihme te tyre nga kjo gazete per gjate gjithe kohes dhe kryekanibalet e komunizmit,qe per gjysem shekulli,shqyen trup dhe shpirt shqiptari.

    Reply to this comment
  14. 5x5 January 10, 21:55

    Kam mendimin e permendorja e Enverit u ngrit jo vetem para kohe ( duhet te kalonin te pakten 10-15 vjet) por dhe ne veedn te gabuar para Gjergj Kastriotit.
    .
    Ate qe nuk i fal zonjes Nexhmije eshte fakti se ne vitet 1980-1989 duhet te kishte kembengulur si nene flas qe VEZA-QUMESHTI-GJALPI-DJATHI-MISHI nuk duhej mungonte ne asnje kohe..

    . E dyta eshte fakti se me familjet e ish ministrave te denuar duhej tregohej me e bute
    ______________________________
    POR KJO NUK I ZBEH KETO ARESYET PSE ENVERI U SHENJTERUA !!
    ________________________________
    5 arsyet pse Enver Hoxha u ngjall edhe me fuqishem pas vitit 1992
    _______________________

    1 …AHMET ZOGU…..Nuk e hodhem statujen e Enverit per te glorifikuar Zogun e kurves Burgajetit
    ..

    Profecia nga Gjergj Fishta thene ne parlamentin e pare shqiptar qe ne vitet 20′
    “Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizmin e shtetit civil nji njeri malok, matrahul, qi me m’zi ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore e qi djerset kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradicjoni shpijak e edukata familjare, qi shumëkend ndër ta e ban krejt të neveritshëm e ekcentrik.
    .
    Ky babën gjaks, gjyshin katil, stergjyshin mizuer, rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intriganta, batakçij, vagabonda, rrugaça, me njerëz hasëm të kulturës e të gjytetnisë, kah mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e nji kombi ende primitiv? ”
    .
    _______________________
    2..XHAFERR DEVA ..Nuk e hodhem Enverin te na sillnin Nazist Xhaferrin
    ..
    …Nuk e hodhem statujen e Enverit per te perdhosur te renet e L2B ku do vecoja “pikanten” e heqjes tabeles se rruges “deshmoret e 4 shkurtit” dhe vendosjes e emrit te shallxhiut Rugova qe ishte xhaferrdevist ekstremist…Pra ne nje fare menyre u pshurr lufta nacjonal-clirimtare dhe u ngrit ne piedestal fantazma e Xhaferr Deves nga neonaziskini Lul Basha..te dy me origjine koqevare ( mos i ngaterroni me kosovaret fisnike) te dy kane bere masaker ne Tirane i pari ne pushtetin nazisist i dyte nen pushtetin ambasadorist…problemi i xhaferr nazistit eshte me real ne nje kohe qe shteti amerikan jo vetem nuk e dorzoi sipas ligjeve si KRIMINEL LUFTE….jo vetem qe e aktivizoi ne operacjone klandestine terroriste te denueshme…jo vetem qe rajersonet dhe elezbibert erdhen ne 1991 me pinjollet e tyre por vitet e fundit kane dekoruar prapa skenes me Nishan-Berishet Hamit matjanet dhe gjithe hajvanet antishqiptare.
    .
    _______________________
    3..MIT’HAT FRASHERI.
    .Nuk e hodhem Enverin te na sillnin si Hero kryballistin Mit’hat me Enverofagun Edirama
    .
    Bej pjese te ato shqiptare qe nuk e akuzoj aq shume M.A.F. si kryballist gjate L2B se ishte kohe a e tille..por lidhja si lider ballist & kocove te tij me Beogradin dhe Athinen per te permbysur nje pushtet te ligjshem eshte super-tradheti qe na kujton poezine e A.Z.C…po qenke veshgjate o beu yne se me shume fole per Turqine dhe asnje fjale per Shqiperine…Eshte kuazi-kriminale dhe heshtja e socjalisteve ne kete rast qe te pakten nga flokbardhet e kesaj partie ( nuk e kam fjalen per veteranet )duhej denohej publikisht kjo tradheti e Rames
    _______________________
    4..SALI BYTHISHA.
    .Nuk e hodhem Enverin te na sillnin turbo-komunistin si kanibal antikomunst qe do varte Hysen Shoshoret ne litar…Dihet qe si thote Fred Abrahams….se SRB u vu ne pushtet nga amerikanet dhe eshte faji i tyre qe “qe nuk ja prene koken berishes tyre” qe ne 1998 dhe si pasoje ai popull po vuan pabesueshmerisht dhe sot.Fakti qe sot dipllomacia euroatllantike po vepron nen minimumin e mundshem tregon se Perendimi eshte me Salikriminelin duke besuar se ai hodhi komunizmin qe ne fakt eshte nje genjeshter kriminale
    _______________________
    5….MISIONI ANGLO-AMERIKAN NE L2B

    Dihet boterisht qe ne L2B sidomos 3 vitet e fundit te saj ishin angloamerikanet qe prune Enver Hoxhen ne pushtet ( kujtoni Kongresine Permetit…Beratin dhe clirimin e Tiranes)…Misionet ANGLO-AMERIKANE ishin pergjegjesit kryesore qe toleruan “krimet e Enverit” sidomos nga viti 1943 e deri ne dhjetor 1946…pra Tufa e debileve antikamuniste pretendon qe “krimet ” e Tarrasit u kryen ne kete periudhe dhe lindin dy pyetje:
    e para:

    pse Tufat (celot) e institutit te fekaleve antikomuniste nuk quajne kriminale dhe misionet anglo-amerikane qe ishin POWER FULL NE ATO VITE ??

    e dyta: ( me bizarre) Pse anglo-amerikanet e sotem nuk i dalin per zot Enverit te tyre qe per interes te tyre cliroi ate vend duke bere dhe gabime (krime)..PSE AMERIKA 2019 nuk mbron veprimet (krimet) E AMERIKES 1943-1946 ??
    _____________________

    .

    Reply to this comment
  15. KOZi... January 10, 22:39

    Nuk ka pse pse ! Nuk kemi detyrime historike ne shqiptaret sidomos te lindurit pas 1980. Enver Hoxhen nuk e mbrojti partia e tij ! Pleniumi i fundit i vitit 1990 i pluralizmit ! Platforma elektorale e Partise Punes ne zgjedhjet e 31 marsit 91 ! Kongresi i 10 i Partise Punes qe hudhi poshte gjith vijen politike dhe ideologjike te enverizmit ! Kongresi i pare i Partise Socialiste te gjithe keto mjaftoine per te mbyllur me turp periudhen e enver hoxhes !
    Ne 1990 ne kongres te Partise Komuniste Italiane u bene ndryshime ne program e ideologji dhe u kthye ne Partia e Majte Demokratike. Aty rreth 10 deputet dhe pothuaj 1/3 e delegatve nuk pranuan dhe dolen nga salla duke vazhduar me emrin partia komuniste italiane . Ne Shqiperi nuk kishte asnje reagim te tille ne kongres te pare te PS . Kapitull i mbyllur sebashku me gazeten Zeri i Popullit.

    Reply to this comment
  16. Barty72 January 11, 00:55

    Ty duhet te digjnin moj kurva plake

    Reply to this comment
  17. 1991 January 11, 00:59

    Qe te shaje Enverin apo Nexhmijen deri aty nga 1997-a kishte nje fare sensi…Biles mendoj se ka qene domosdoshmeri historike dhe rrezimi I atij sistemi per te pare krahasimin pas 20-30 vitesh sic jemi tani…dhe rezultati eshte qe Nexhmija jo vetem u reabilitua por po e bejne shenjtore keto vuvuzelat si nastradini demo adihu e deri te ky kozi me lart
    .
    .
    Edhe ato qe kane qene kundershtare te thekur ( por fisnike) te kohes 1945-1990 sot kane mendim ndryshe me ate te 1992-it.Mjafton te shkoni ne gjirin e Lalzit apo te shikoni parate ne banka te Argitave-Monikave-Lulbashava Fejzive mjafton per kete vertetim.
    .
    Nuk kam thene kurre ndonje fjale te mire per sistemit/regjimin e Enverit por pa hezitim mund te them qe armiqte e tij jashtem qe nga Bushi Senior e deri te Trampi apo nga Theceri te Merkeli nuk munden te ndertonin nje shtet me te mire se ai I Xhaxhit dhe kjo ben te cmenden pinjollet e Zogut-Xhaferr Deves-Esat Pashes-Koqi Xoxes e deri te ndyresira si Lubonja-Bashkim Shehu,Spartak Ngjela Verra Bekteshi etj..
    .
    Shembulli me I qarte qe tregon se perendimi me ne krye Ameriken mbajti nje qendrim me dy faqe sepse ne 1991 mobilizoi Banden naziskine te Berishajdarit nen udheheqjen e nje antikomnisti psiqikisht I smure si Rajersoni I Beogradit me mergat-qyqaret Biberaj-Bardha & company qe inxorren uje te zi atij vendi deri ne vellavrasje ne 1997..E kunderta ndodhi me Mandelen pikerisht ne 1991 ku perendimi predikoi Paqe..
    .
    Pra në se ka një ngjashmëri ne raportin të persekutuar-persekutues (komunist-antikomunist) është ai i Afrikes së Jugut me Nelson Mandelën që u lirua rreth vitit 1991.Ky njeri fisnik edhe pse regjimi kriminal i aparteitid e burgosi e torturoi dhe e poshtroi per kater dekada..ai i fali persekutoret e tij..Ketu nuk behet fjale per nje njeri por per nje komb te tere 95% qe u shfrytezua dhe u fut me tela me gjemba nga 5% qe ishin te bardhet racista
    *
    Per cudi para 2 viteshi kur vdiq nje agjent amerikan qe kishte punuar ne Afriken e Jugut para se te vdiste ne moshen rreth 90 vjec i ngeli merak te thont nje te vertete qe e tha:

    Ne amerikanet ndihmuam (urdheruam)
    qe te arrestohej Mandela
    si

    KOMUNSTI ME I RREZIKSHEM J
    ASHTE BASHKIMIT SOVJETIK
    **
    Erdhi koha qe pasi Mandela fali kriminelet e RACISTEVE te bardhe biles beri dhe nje fare Kualicjoni me Klarkun me e forta shteti amerikan ne kohen e Bushit Senior e ftoi per vizite presidentin Mandela……ne nje kohe qe sherbimet inteligjente lajmeruan se ai nuk mund te futej ne Amerike pasi figuronte akoma terrorist i rrezikshem…dhe u desh nderhyrja e W.B.S qe ky skandal jo vetem te fshihej por dhe mos jepej ne shtyp.
    ***
    Erdhi koha qe Mandela nderroi jete dhe nuk ngeli shtet nga ato qe e konsideronin terrorist komunist qe nuk mori pjese ne varrim me kryemisterra apo presidente ku me shume kishte amerika me 1 president dhe 3 ish presidente…
    .
    ****
    Si ka mundesi qe bota perendimore me ne krye Ameriken mbylli syte para super krimeve antinjerzore te Apartedit dhe “duartrokiti” faljen qe nje “komunist” i ben antikomunisteve?….Pse nuk veprohet me te njejten monedhe dhe ne Shqiperi ku Antikomunistet te falin komunistet ?? por po tregohen deri dhe kanibale me brezin qe udhehoqi luften dhe rindertimin….Pse ne rradhet e para te vampireve “antikomuniste” jane vene turbokomunistet e Enverin me ne krye Sali Monstren e Halezbiberit??
    *****

    Reply to this comment
    • ? January 11, 23:10

      At e ka thone jot’ome qe ke ra prej minderit me koke ne cimento kur ishe 3 mujsh?

      Reply to this comment
  18. Tani January 11, 14:25

    Vasili ti si grek që i jep sumën Janullatosit si shpërblim për 300 eurot

    Reply to this comment
  19. kasem gahinji January 12, 20:43

    5 vjet do me qani.5 vjet do me shani.tere jeten do me kerkoni.keshtu qarkullonte nje shprehje pas varrimit te enver hoxhes.cdo vit qe kalon perforcon mendimet per arritjet e shqiperise ne ato 50 vjet.e mori shqiprine gjysem feudale te shkaterruar nga lufta ,me 85 %analfabete e beri me universitet dhe akademi,me institute kerkimore te e gjitha llojeve.rane termete,u rrafshuan shkodra dhe dibrra.i rindertoi per 6 muaj sejcilen.nuk numurohen veprat industriale .te gjitha u rrafshuan ne emer te luftes kunder komunizmit.sot shkolle pa nivel.analfabete funksionale prodhim i arsimit demokratik dhe qe militojne ne te gjitha hallkat e administrates deri ne kuvend.koha me siguri do ta beje te veten.ngado te vertitet nazifashizmi i ka kembet e prera.

    Reply to this comment
  20. Dhimbia e madhe Popull January 13, 01:12

    Gazeta DITA- pritua duar, të tille VASILËVE,sa shkruajnë në cdo koment atdhetar ai kundra kategorik.antishqiptar…
    Dhimbia e madhe Popull.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim