Neymar: Nuk kemi pjekuri, por asgjë nuk është vendosur

February 15, 2018 12:47

Neymar: Nuk kemi pjekuri, por asgjë nuk është vendosur

 

Braziliani Neymar tha pas humbjes 3-1 të PSG-së në “Bernabeu”, kundër Real Madridit, se “asgjë nuk është vendosur”, dhe se kualifikimi do të zgjidhet në Paris, ku ai shpreson për të përmbysur gjithçka.

Neymar u shfaq disa sekonda para mediave, me një fytyrë shumë serioze dhe pa dëshirë për të folur. “Asgjë nuk është vendosur, është edhe ndeshja e dytë”, – tha ai.

I pyetur nëse do të mbërrijë te Real Madridi në të ardhmen, braziliani u përqendrua në klubin e tij të tanishëm: “Unë kam një kontratë me PSG-në, tani jam i përqendruar te klubi im dhe jam i lumtur”.

Lojtari i PSG-së beson në përmbysjen: “Unë mendoj se ne mëkatojmë në kohë, nuk treguam qetësi dhe maturi për të luajtur në gjysmën e dytë të pjesës së dytë. Skuadra nuk kishte ndonjë gjë tjetër dhe duhej ta pranonte atë. Nuk luajtëm një lojë të keqe, por duhet të përmirësohemi, nëse duam të kthehemi. Është e vështirë, por nuk është e pamundur. Vitin e kaluar kishim një situatë më të vështirë për të kaluar”.

a.s/dita

February 15, 2018 12:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*