Neymar-PSG, nis lufta mes Ligue 1 dhe La Liga-s

August 3, 2017 18:44

Neymar-PSG, nis lufta mes Ligue 1 dhe La Liga-s

La Liga ka refuzuar të pranojë çekun 222 milionë euro të PSG për Neymar, me arsyetimin se pagesa e klauzolës së brazilianit ishte një shkelje e rregullave të “Fair Play”-it Financiar, por vetë UEFA ka bërë të ditur se klubi francez ka kohë deri në fundin e gushtit për të realizuar shitjet e domosdoshme që do ta ndihmojnë të qëndrojë brenda rregullores. Tani ka ardhur kundërpërgjigja e Ligue 1, që ka dalë në krah të PSG.

Drejtuesi e kampionatit francez të futbollit i kanë kërkuar zyrtarisht La Liga-s të autorizojë pagesën e klauzolës së Neymar. Në komunikatën zyrtare të LFP lexohet:

“Jemi të befasuar dhe nuk e kuptojmë refuzimin e la Liga për të pranuar pagesën e klauzolës për prishjen e kontratës. Ne mbështesim Paris Saint-Germain dhe presim mbërritjen e Neymar në kampionatin francez. Sërbimet juridike të LFP janë në dispozicion të PSG, në mënyrë që kontrata e Neymar të bëhet e vlefshme sa më shpejt të jetë e mundur”.

August 3, 2017 18:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*